web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Është vaj gatimi, jo vaj kanabis”/ Protesta përmes fotosh

19 Mars 2022, 12:47, Aktualitet CNA

19 Marsi shënon ditën e tetë të protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Protesta fillimisht nisi në Tiranë dhe më pas u përhap në disa qytete të vendit ku pati edhe përplasje me policinë.

Ajo që bie në sy, është fakti se nga dita në ditë numri i protestuesve vjen duke rënë.

Jo se kanë ndryshuar çmimet, jo se qytetarët nuk kanë ndërgjegjje, jo se qytetarët janë pro Qeverisë, por për arsye se kauzat e tyre dhe e drejta e tyre grabitet herë nga politika dhe herë nga të ashququajturit aktivistë të shoqërisë civile siç kanë ndodhur edhe me protestën për çmimet.

Në protestën e sotme, pati një numër jo të madh protetsuesit, përballë një vendimi të madh, siç ishtë ai për të bërë rezistencë 24 orësh para qeverisë me qëllim vënien nën presion të ekzekutivit.

CNA.al po sjell me foto zhvillimet nga protesta e ditës së sotme që nga ora 11 kur ka nisur dhe deri në këto momente, ku një grup protestuesish po vijojnë rezistencën përballë kryeministrisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga