
Policia e Pogradecit nuk ndalet në luftën kundër “krimit”. Për më tepër “operacionet e bujshme” ua shpërndan me shpejtësi edhe mediave, si njoftim zyrtar për punën e madhe.
Mesditën e sotme ka ardhur një tjetër njoftim për një “operacion të madh”, të zhvilluat nga “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec”.
Sipas njoftimit në fjalë, tre qytetarë e kanë pësuar keq nga policia, pasi një prej tyre është kapur me plot 17 m³ dru zjarri, ndërsa dy të tjerët po rregullonin çatinë pa leje.
“Po këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasin O. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Gurorja e Vërdovës”, në Pogradec, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz” 17 m³ dru zjarri, pa leje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm” për shtetasin I. K., banues në fshatin Lin, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin M. M., banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.”-thuhet në njoftimin e Policisë.
Edhe një herë, policia tregon “forcën”. Nuk ke shans të rregullosh çatinë se të vinë të fusin në burg.
Por ndërkohë që për një çati apo për një pemë të vjen policia tek dera, deri më tani nuk kemi parë të preken personat që po bëjnë “masakër” në Korçë, duke shkatërruar të famshmen pikë simbolike, atë që quhet Belvedere.
Në Belvedere është zhveshur një kodër e gjjtha me qindra m3 dhe policia bën sehir si rrjepet pylli për vila.
Policia nuk arreston personat që kanë rrafshuar pyllin për të fituar para biznesmenët e lidhur me Qeverinë, por kapin qytetarët që marrin dru për hall apo që rregullojnë çatinë./CNA.al
Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për dënimin e i...
Lirohet nga burgu Ismail Morina, i njohur për shqiptar...
Artisti i mirënjohur Çun Lajçi është një nga mbështetë...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit...
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Avokatja e Populli...
Kompania "Cash Money" me numër identifikimi L71523025U...
Arben Shehu, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtet...
Në tremujorin e parë 2022 janë miratuar gjithsej 397 leje ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të hënën vonë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reagu...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka folur pa...
Gazetari Mentor Kikia ka kritikuar mediat për mënyrën ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur me ...
Ngjarja që ka ndodhur në Librazhd, ku vjehrra dhe vjeh...
Pastori Akil Pano dhe drejtori ekzekutiv i “Qendrës pë...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ngjarjen e ndodhur...
Pastori Akil Pano ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nu...
Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin "Të Paeks...
Gazetari Blendi Fevziu është i ftuar mbrëmjen e sotme ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, denoncoi pak ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...