LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me armë, drogë dhe me borxhe/ Bëmat e gazetarit, që kompania i përfundoi nën sekuestro

4 Qershor 2022, 09:14, Denoncim CNA

Me armë, drogë dhe me borxhe/ Bëmat e gazetarit, që kompania

Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, përveçse është arrestuar, gjykuar e dënuar për mbajtje armësh dhe posedim të lëndëve narkotike, ka regjistruar edhe të tjera bëma.

Rreth katër muaj pas arrestimit, Lazes i është vënë nën sekuestro edhe një biznes i tij, “Illyridium Media” me numër identifikimi M11313038N.

Ky biznes rezulton i regjistruar në QKB me datë 13/01/2021 dhe pas rreth tetë muajsh ka përfunduar i sekuestruar, për shkak të borxheve të Elio Lazes, i cili rezulton administrator dhe pronar i vetëm i këtij biznesi.

Sipas shkresës me numër protokolli 1995 dhe numër regjistrimi 100-20, të Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dërguar Qendrës Kombëtare të Binzesit, udhërohet vendosja nën sekuestro e kompanisë së Lazajt.

“Unë, Ardit Hajdini Përmbarues Gjyqësor pranë Zyrës së Përmbarimit Privat "ASTREA" shpk Nipt: L61306025U, në referim të Urdhërit të Ekzekutimit Nr.1825 Regj.Them, datë 06.02.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, kam vënë në ekzekutim këtë Urdhër, duke regjistruar në dosjen përmbarimore Nr.100-20, datë 27.02.2020 kërkesën e kreditorit S.B. ndaj debitorit Elio Luan Lazaj, në lidhje me Titullin Ekzekutiv Akti Noterial "Deklarate Noteriale" Nr.9805 Rep. Nr.3243 Kol, date 11.10.2019.

Pasi fillova procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, duke i derguar debitorit lajmërimin Nr.8539 Prot, Datë 06.03.2020, për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin që përmban Urdhëri i Ekzekutimit Nr.1825 Regj.Them, datë 06.02.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në referim të neneve 517 dhe 518 të K.Pr.Civile, konstatova se: Pala debitore Elio  Lazaj nuk ka respektuar afatet e neneve 517 dhe 518 te K.Pr.Civile”, thuhet në shkresën 1995 të datës 31.08.20121.

Në këto kushte në zbatim të nenit 36 të Ligjit Nr. 26/2019, miratuar me datë 08.05.2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Binezesit të vendosë sekuestro konservative, mbi kuotat e debitorit, Elio Lazaj, në masën 100 % të kapitalit të zotëruar.

Me armë, drogë dhe me borxhe/ Bëmat e gazetarit, që kompania

Me armë, drogë dhe me borxhe/ Bëmat e gazetarit, që kompania

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, por referuar të dhënave zyrtare të QKB-së, rezulton se pagesa nuk është kryer, pasi në ekstraktin e kompanisë nuk ka një dokument që vërteton heqjen e sekuestros së kuotave.

Pas armës dhe drogës, përfundon me borxhe

Vënia nën sekuestro e kompanisë së Elio Lazajt, ka ndodhur pak kohë më vonë pas arrestimit të tij.

Kujtojmë se Gazetari Elio Laze është arrestuar me 28 maj 2021, për amëmbajtje, por edhe për drogë.

Gjatë kontrollit nga Policia atij i është gjetur një pistoletë e markës, “Ecol’, të cilën gazetari e mbante në çantën e dorës.

Pistoleta kishte një karikator me një fishek luftarak. Para oficerit të Policisë gjyqësore, Laze ka deklaruar se e kishte blerë po atë natë pistoletën.

Në dëshminë e siguruar nga CNA.al, Laze ka thënë se e ka blerë pistoletën kundrejt një shume prej 200 eurosh, nga dy djem të rinj, të cilët po konsumonin lëndë narkotike, hashash.

“Pasi shkëmbyem disa fjalë njëri prej personave më pyeti mua, nëse unë doja ndonjë armë zjarri. Unë i pavetëdijshëm kam thënë se kam vetëm 200 euro me vete dhe për sa para unë do të blja një armë zjarri. I gjendur në kushtet që unë bëra shkak, por në realitet e kërkova në formë shakaje, unë isha i detyruar të bëj pagesën dhe nxora paratë dhe bëra likuidimin e armës së zjarrit dhe e mora armën dhe e futa në çantë", ka deklaruar ndër të tjera në Polici, gazetari Elio Laze./CNA.al

Lajmet e fundit nga