Connect with Us

Policia e inkriminuar e Korçës, bën “namin” kap 1 m sterë dru

Kronika

Policia e inkriminuar e Korçës, bën “namin” kap 1 m sterë dru

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Ndodh edhe kështu. Kur trafiku i drogës dhe krimi kanë kapur për “fyti” policinë, kjo e fundit gjen aksione e çon raporte mediatike për “sukseset” e saj.

Është e përditshme, deklarohen një ose dy mjete me sirianë, 100 të tjera kalojnë. Kuptohet ata që paguajnë hallkat e korruptuara të policisë në Korçë.

Kjo e fundit shëtit në qytet duke u kujdesur të vëzhgojë rrjetet e drogës dhe sasitë që shpërndajnë, për të marrë përqindjet.

Jo vetëm kaq kujdeset të fshehë aksidentet, siç ishte ngjarja e dy javëve më parë në qendër të qytetit pranë Raiffesen Bank, kur një zonjë u godit nga një mjet, përfundoi me thyeje në spital dhe ngjarja u fsheh e manipulua nga policia.

Një rast tjetër flagrant dy ditë më parë, policia tha janë goditur me mjete te mprehtra, në ngjarje kishte plasur arma, mediat treguan njerëz të armatosur që kërcënonin një pronar hoteli.

Sot policia e Korçës bën namin. Ka kapur plot 1 m dru në një mjet. Një banor që nga varfëria ka marrë një krah dru për në shtëpi është proceduar penalisht, kamionat e gjatë si trena vazhdojnë punën ditë e natë maleve duke paguar edhe haraçin për policinë e korruptuar.

LEXO EDHE:  Fevziu nxjerr zbuluar Flamur Nokën/ Zbulohet kujt ministri i çonte mesazhe

Ketë njoftimin në fund e publikoi sot Policia e Korcës, “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin E. B., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi në hyrje të Maliqit, ky shtetas u kap me mjetin tip “Mitsubishi”, duke transportuar 1 m sterë dru zjarri, pa leje.”

Ska nevojë më për koment, as për drutë as për ngjarjet flagrante, as për policinë, as për drogën që shpërndahet rrugëve të Korçës e as për një grup banditësh me uniformë që nga policë janë kthyer në instrumenta krimi e korrupsioni./CNA.al

Zbulohen detaje tronditëse nga ngjarja në Moravë të Korçës

Dalin detaje të reja/ Si u manipulua nga policia ngjarja e Moravës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Korçë, përgjaken rrugët/ Humb jetën 29 vjeçarja

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 29 vjeçare ka  humbur jetën pas një aksidenti fatal ndodhur në Maliq të Korçës.

Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale Xh.H. 29 vjeç,nga fshati Shqitas, Maliq të Korçës ishte duke udhëtuar në një automjet tip Ford, që drejtohej nga shtetasi K.G. 42 vjeç.

Makina ka dalë nga rruga në segmentin Grunjas-Kakaç, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur e reja 29 vjeçare. Ajo ka humbur jeten rrugës ndërsa po transportohej në spitalin e Tiranës. kur makina



Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk iu bind urdhërit të policisë/ Plagoset një shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë  ka tronditur kryeqytetin grek.

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar nga policia rrugore.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet I ditur, është ndaluar fillimisht nga policia në qendër të Athinës.

Policia konstatoi se makina me të cilën udhëtonte i riu, tip Peugeot, rezultoi të ishte e vjedhur.



Në këtë moment shqiptari, ka shtyrë një nga oficerët e policisë dhe ka tentuar të largohej me makinën e tij.

LEXO EDHE:  Lufta kundër trafikut të drogës/ Priten shkarkime, komisariatet që do preken

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda shqiptaro-tuniziane në Itali/ 13 të arrestuar

Sipas mediave greke, policia i ka bërë thirrje të ndalojë, dhe kur ai nuk është bindur kanë qëlluar drejt tij 2 herë.

Një nga plumbat e kanë kapur të riun në këmbë duke e plagosur. Shqiptari është ndaluar dhe është dërguar në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Fara është blerë në Spanjë”/ Artan Hoxha zbulon plantacionin gjigant të kannabisit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar një plantacion kannabisi që ndodhet në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha zbulon se fara për këtë lloj të kanabissit është blerë në Spanjë.

Gazetari tregoi se ky lloj kannabisi është për tu dërguar jashtë.

Hoxha zbuloi më tej se në këtë zonë është e pamundr të shkohet pasi të dyja anët e rrugës që të çojnë në këtë vend janë të bllokuara.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri ose mediat italiane mashtrojne/ Avioni me droge u nis nga Shqiperia

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda shqiptaro-tuniziane në Itali/ 13 të arrestuar



Është farë që është blerë në Spanjë. Kjo është në Shqipëri, është një plantacion me kannabis, që kap vlerën e 4500 eurove. Ky është një prodhim për tu çuar jashtë.

Është e pamundr të shkosh atje pasi rruga fillon në anë të lumit ku s’ka rrugë dhe mbaron në anën tjetër që nuk ka rrugë përsëri”, ka thënë Hoxha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE