
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e bashkisë së kryeqytetit. Një institucion, ku dikur gjenin strehë qokat dhe pazaret politike, tani gjejnë strehë shpikjet e korrupsionit të zyrtarëve të këtij institucioni.
Ujësjellësi i Tiranës, ka nevojë të hetohet, jo vetëm të kontrollohet.
Jo vetëm të kontrollohet nga KLSH-ja, apo institucionet e auditit, por të hetohet nga SPAK-u për tenderat korruptivë.
CNA.al do të sjellë një sërë dosjesh, skandalesh të pandalshme të këtij institucioni.
Së fundi kemi zbuluar një skemë korruptive, skandaloze. Një shpikje për tendera qindra-milionësh, të cilët devijohen në një subjekt të caktuar.
Kjo ka ndodhur dhe së fundi me një nga kompanitë, e cila quhet NOA.
CNA.al e ka denoncuar dhe më parë në lidhje me një aferë në KESH, ku fitoheshin miliona e miliona euro, duke luajtur me oraret e transferimit të energjisë elektrike.
Tani kjo kompani shfaqet tek ujësjellësi i Tiranës, ku zyrtarët e korruptuar të këtij institucioni gjejnë shpikje duke shkelur ligjin, për t’i dhënë kësaj firme tenderat, me porosi të dikujt “nga lart”. Po, me porosi të dikujt nga lart, ashtu sikurse ata deklarojnë vetë në konfidencë.

Dje, CNA.al raportoi për një tender në lidhje me matësat e ujit, ku ishin kualifikuar sipas procedurave ligjore, dy kompani.
Por, tani çfarë ndodh?
Kompanitë duhet të shkojnë dhe të japin ofertat e tyre, në një komision, sipas procedurës, e të tjera si këto.
Pa folur për faktin se Kryeministri ka thënë se ofertat bëhen online, aplikimet janë online, gjithçka është transparente.
Në fakt nuk ndodh kështu në Ujësjellësin e Tiranës. Pasi kualifikohesh duhet të mbyllësh zarfin dhe e çon në Protokoll. Aty e hap dikush dhe njofton palën tjetër. I thotë nga “X” lekë, oferta që ka ardhur nga kompania konkurrente, është “Y” lekë. Dhe pala tjetër ofron më pak. E kështu fituesi është përherë i njëjti dhe nuk ndalet kurrë.
Pra, nuk ka komision për vlerësimin e ofertave. Nuk çohen dokumentet në një grup të paracaktuar sipas ligjit dhe të bëhet hapja transparente. Gjithçka është e fshehtë. Në dorën e një protokollisti që shkon te drejtori, e më pas shpall fituesin.
Kudo ku kalon zarfi i ofertave, kalon dhe zarfi i xhepave.
Ky është një nga rastet më flagrante në ujësjellësin e Tiranës, të cilin SPAK-u duhet ta hetojë sepse janë përfshirë një grup zyrtarësh dhe është një aferë e pastër korruptive, e zbuluar nga vetë këta individë, të cilët kanë vendosur të shkelin ligjin në mënyrë flagrante. Të cilët kanë vendosur të shpikin procedurat e tyre, thjeshtë dhe vetëm për të mbushur xhepat. Se nuk ka arsye tjetër.
Mjafton që SPAK-u të zbarkojë një ditë në ujësjellësin e Tiranës, të tërheqë dokumentet, të kontrollojë procedurat, xhepat e zyrtarëve dhe këtu do të kapin disa “peshq”. Ndoshta jo nga ata “peshkaqenët” që kërkohen, por nga ata “piranjat” e vegjël, që gërryejnë çdo ditë institucionet shqiptare. Dhe Ujësjellësi i Tiranës, është një nga më skandalozët./CNA.al
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...