
Inceneratorët, koncesioni më i akuzuar në këto 30 vite demokraci, e quajtur edhe si afera e shekullit, ka shtrirë “kthetrat” edhe në media, duke blerë kohë televizive apo duke paguar fatura si reklamë, kur ka pasur muaj të tërë pa asnjë spot.
Pra, mediat në vend që të ishin zëri i qytetarëve, janë bërë “palë” me një prej koncesioneve më të akuzuara, duke marrë para prej këtyre kompanive, me justifikimin e reklamave.
CNA.al ka raportuar në lidhje me kompanitë, ku pronarët e inceneratorëve janë në ortakëri me aksioneren e "Top Channel", Vjollca Hoxha.
Por, kush mendon se janë ndalur vetëm në "Top Channel" dhe avokatia e këtij televizioni, e ka shumë gabim.
CNA.al ka siguruar dokumente ekskluzive, të cilat tregojnë se media, televizione, gazetarë, e deri edhe portale periferike janë paguar nga pronarët e inceneratorëve.
Para këto të justifikuara si “reklamë” për një kompani private. Fatura që paguhen rregullisht prej vitesh.
Le të rendisim faktet:
CNA.al ka publikuar dokumente ekskluzive, që tregojnë se si miliona lekë kanë përfunduar te mediat kryesore në vend, përfshirë dhe "Top Channel", aksionerja e të cilit është në ortakëri me pronarët e inceneratorëve.
Ndërkohë, miliona lekë kanë shkuar edhe për kompanitë e gazetarit Endrit Habilajt, të cilat kanë përfituar rreth 50 mijë euro.
Kompania “Focus Group” e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin "News 24", "Balkanweb", etj, ka marrë gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit "Fax News".
Vetëm në gjysmën e parë të 2021-shit, “Focus Media News”, ka marrë gati 100 milionë lekë nga kompania e Klodian Zotos, të inceneratorëve.

Edhe "Fax Media News" është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, në të paktën 7 fatura të vitit 2021, vlera shkon mbi 90 milionë lekë, para të ekzekutuara për "Fax Media News".
Ndërkohë, miliona kanë marrë edhe portale periferike apo edhe “doktori” i Spitalit Amerikan, Baton Haxhiu.

Një ndër mediat e paguara nga kompanitë e inceneratorëve është edhe ajo e Carlo Bollinos.
Carlo Bollino dhe mediat e tij paguhen prej vitesh nga pronarët e inceneratorëve me shuma që në total kalojnë qindra miliona lekë.

Sipas dokumenteve ekskluzive të siguruara nga CNA.al, MTSC e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.
Por, ndërkohë që tashmë inceneratorët janë çështje e drejtësisë, janë hapur dy dosje, ajo e Elbasanit dhe Fierit, janë vënë në pranga një ish-ministër dhe një ish-deputet.
Por, SPAK-u nuk mund të mbyllë sytë para mediave, që kanë marrë “thelën” e tyre. Media që “vranë” misionin që duhet të kenë, në shërbim të interesit të qytetarëve, duke u paguar nga një prej koncesioneve më të akuzuara.
SPAK-u duhet të hetojë ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe duhet t'u rikthehen qytetarëve.
Pasi ata paguajnë taksa, i morën inceneratoret që paguajnë mediat.
Paratë janë të taksapaguesve shqiptarë dhe çdo qindrakë duhet të hetohet dhe të kthehet në buxhet./CNA.al
Nxënës që kapërcejnë kangjellat e oborreve të shkollav...
Më 24 maj “Stop” ishte në Korçë për rastin e një pacie...
Disa familje që banojnë në zonën e OSHEE-së në Tiranë ...
Stuhi dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë Lezhën parad...
Tenderat për blerjen e oksigjenit mjekësor dyshohet se org...
Me justifikimin se Shqipëria ndodhet në një emergjencë mje...
Në datën 2 qershor 2022, emisioni investigativ transme...
Emisioni “Stop” transmetoi ditën e sotme denoncimin e ...
Nesti Naçi, invalid që në vitin 2013, tregoi për emisi...
Punonjësi i Postës, Gazmir Hysi, i cili duhet t’ua shp...
Skena erotike, denigrim, banalitet, për etikë as bëhet fja...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin ...
Drejtësia në vendin tonë, jo vetëm punon me dy standarde, ...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila erdhi nga SHBA-ja në S...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej ...
Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, përveçse është arrestu...
Pasi “Stop” gjeti klinikën “Elda Klinik”, zbuloi që El...
Pas qendrave estetike, sot “Stop” flet për një tjetër ...
Në "Fiks Fare" u ankua Ilir Shabani fermer nga fshati ...
Në Shqipëri mund të futesh në burg për tjegulla, por k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...