LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre kompanitë e Endrit Habilajt që morën qindra-mijëra euro nga inceneratorët

9 Janar 2022, 10:44, Aktualitet CNA

Tre kompanitë e Endrit Habilajt që morën qindra-mijëra euro

VOX TV,  “Infinit Communication”, dhe SH.Q.I.P, janë tre kompani që kanë administrator Endrit Habilaj.

Më të treja këto kompani Endrit Habilaj, ka marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Përvec faturave të majme, të cilat po i risjellim më poshtë, ajo që bie në sy është se dy kompanitë VOX TV dhe  “Infinit Communication”, që të dyja e kanë adresën në Top Channel, sipas të dhënave zyrtare në QKB, ndërkohë që Habilaj është autori i emisionit Top Story në Top Channel dhe drejtues i gazetës Shqip.

“Infinit Communication”, sipas ekstraktit të QKB-së, rezulton me zyra qëndrore në adresën, Tiranë, Kashar, Mëzez, rruga 17 Nëntori, Godina  nr. 20, kati i dytë, në të njëjtën adresë me Top Channel.

Gjithnjë sipas të dhënave të QKB, nga gazeta Shqip online është bërë Infinit Communication”, ndërkohë po në QKB ekziston edhe Shqip Online, në emër të Vjollca Hoxhës.

Edhe kompania tjetër VOX TV, rezulton me zyra qëndrore në adresën Tiranë, Kashar, Mëzez, rruga 17 Nëntori, Godina  nr. 20, kati i pestë, pra në të njëjtën godinë me Top Channel.

Edhe me këtë kompani është përdorur e njëjta skemë për ndryshimin e emrit të subjektit.

Nga Top News është bërë VOX TV. Po nga ana tjetër në QKB është e regjistruar Top News, në emër të Vjollca Hoxhës.

CNA.al ka sjellë për disa  ditë me radhë në mënyrë ekskluzive faturat, me të cilat kompanitë e Habilajt janë paguar nga inceneratorët.

Me anë të kompanisë VOX TV, Endrit Habilaj, ka marrë 979 949 lekë të reja, në pak muaj të vitit 2021.

Janë katër fatura, të sjella ekskluzivisht nga CNA.al dhe që konfirmojnë marrjen e parave nga njerëzit e inceneratorëve në mënyrë sistematike.

Edhe nëpërmjet kompanisë “Infinit Communication”, Endrit Habilaj, ku është ortak me Ornela Pangon, ka marrë 1 774 872 kekë të reja, vetëm me 4 fatura.

Faturat janë lëshuar në pak muaj në vitin 2021 dhe shkojnë në qindra milionë lekë.

Bëhet fjalë vetëm për faturat e siguruara nga CNA.al, pasi dyshohet se ka edhe të tjera që janë lëshuar nga pronarët e inceneratorëve për Endrit Habilajn.

Ndërsa me kompaninë tjetër, SH.Q.I.P, sipas faturave të siguruara nga CNA.al, kanë dhënë rreth 20 000 euro.

Në total për vitin 2021, Habilaj është paguar nga inceneratorët 2 847 079 Lekë.

Të gjitha këto para, me anë të skemës së themelimit të tre kompanive nga  Endrit Habilaj, janë dhënë sistematikisht nga pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

CNA. al do të sjellë në ditët në vijim fakte  se si edhe të tjera media janë blerë nga inceneratorët, me shuma marramendëse./E.S-CNA.al

Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel dhe Gazetës Shqip nga inceneratorët/ Zbulohen faturat me shuma të majme

Zbulohet kompania tjetër/ Endrit Habilaj i Top Channel dhjetra mijë euro nga inceneratorët

Fakte-Afera e inceneratorëve/ Zbardhet skema, Endrit Habilaj përfitoi mbi 20 mijë euro me anë të gruas

Qindra milionë lekë nga inceneratorët/Dy kompanitë e Endrit Habilajt në godinën Top Channel

Lajmet e fundit nga