LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I sëmurë me tumor e invalid, i vëllai i vjedh miliona lekë në bankë

7 Qershor 2022, 21:22, Denoncim CNA
I sëmurë me tumor e invalid, i vëllai i vjedh miliona lekë
Bisedë nga kamera e fshehur

Nesti Naçi, invalid që në vitin 2013, tregoi për emisionin “Stop” se vuan nga dy tumore në shtyllën kurrizore, ndaj sot është i paralizuar në karrige me rrota.

Ai denoncoi se si i vodhi vëllai rreth 16 milionë Lekë. Naçi u shpreh se shuma e parave hidhej në bankë. Por për shkak të gjendjes shëndetësore dhe ndihmës së fëmijëve i kishte lënë paratë e KEMPI-t pa prekur, për të blerë një shtëpi të vogël në Fier, pasi shtëpinë e kishte shitur për të bërë operacionet.

Në vitin 2017, kur ai ishte përmirësuar pak, shkoi vetë në bankë me karrocë invalidi për të kontrolluar llogarinë. Por aty mësoi, se llogaria ishte boshatisur.

Paratë ishin tërhequr dy herë brenda në bankë dhe herë të tjera në bankomat, pasi ishte hapur kartë në emër të Naçit, pa dijeninë e tij.

“Shuma ishte 15 milionë e 620 mijë”, tha denoncuesi.

Drejtoresha e bankës në Fier nuk shpjegon si u tërhoqën paratë e si u hap karta në emër të tij.

Nesti Naçi- Unë kam ardhë për problemin tim, për atë, që neve e kemi lënë në gjysëm, për personin, që ka tërhequr paratë.

Dr. Bankës Fier- Mesa kujtoj bisedën tonë, keni thënë një mori llafesh jo të këndshme ndaj meje.

Nesti Naçi- Që do të thotë?

Dr. Bankës Fier-Jo shumë të mira.

Nesti Naçi- Që do të thotë, mos të marr përgjigje për problemin, që unë kam?

Dr. Bankës Fier- Jo patjetër që do merrni, po juve e dini shumë mirë kush e ka marrë, person i autorizuar nga juve, që ka marrë kartën, vëllai juaj.

Nesti Naçi- Me çfarë dokumentacionesh nxorri kartën e bankomatit? Pse në emrin tim? Kaq, është e thjeshtë kjo. Më thatë bëj kërkesë, bëra kërkesë.

Dr. Bankës Fier- Po dhe do presësh përgjigjen normalisht!

Nesti Naçi- Jo, prapë po insistoj me këtë: me çfarë dokumentacionesh është nxjerrë karta e bankomatit?

Dr. Bankës Fier- Ne po flasim për një veprim, që është bërë para sa viteve?

Nesti Naçi- Ç’rëndësi ka ajo?

Nesti Naçi- Është nxjerrë një kartë bankomati drejtoreshë.

Dr. Bankës Fier- Patjetër dhe është marrë dhe fondet janë tërhequr nga vëllai juaj, i cili ka qenë kujdestari juaj. Vëllai juaj ka tërhequr fondet në llogari, që janë fondet e kujdestarisë.

Nesti Naçi- Kjo është e lejueshme ligjërisht?

Dr. Bankës Fier- Mund ta tërheqë si brenda bankës, kur ai ka qenë kujdestar, si me kartë, ka qenë njësoj si brenda bankës, si me kartë, është njësoj, është tërheqje e fondeve nga llogaria.

Nesti Naçi- Atëherë, pse duhet t’i jepet kujdestarit?

Dr. Bankës Fier- Është kujdestari juaj.

Nesti Naçi- Që do të thotë?

Dr. Bankës Fier- Juve keni qenë i paaftë, për të vepruar dhe janë tërhequr fondet për ju, për kujdesin tuaj, apo jo?

Nesti Naçi- Drejtoreshë, pse duhet të tërheqë fondet, kur ka një deklaratë noteriale, që thotë ka të drejtë të tërheqë lekët e tij të kujdestarisë, sepse nuk e autorizoi kush. Ju me ç’të drejtë, në ç’ligj jeni bazuar? Unë këtë kërkoj! N.q.s nuk jeni në gjendje, që të ktheni përgjigje, mirupafshim! Policia kriminale ka ardhur këtu? Jo? Më thatë jo?

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Postë, ku kalonin 4 mijë Lekë të reja në muaj, sigurime si invalid. Ky ishte momenti, kur Nesti kuptoi, se të gjitha paratë ishin tërhequr nga vëllai i tij Vironi.

“Personi që i ka tërhequr këto lekë ishte kujdestari im, që ishte vëllai, Viron Naçi. Ato më tha më duheshin, i tërhoqa dhe do t’i marrësh ato lekë. Ato i ka dhënë, por jo plotësisht. Tani thotë që i ka dhënë të gjitha. Ka mbetur pa kthyer rreth 3 milionë e 800 mijë”, tha denoncuesi. /tvklan.al

Lajmet e fundit nga