Po Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin ku i latë zotërinj prokurorë?
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...

Koncesioni i inceneratorëve, afera më e akuzuar në këto 30 vite demokraci, e cila nis me tre kontrata koncesionare, që shkojnë 178 milionë euro, tashmë është në duart e drejtësisë.
Një aferë e nisur në vitin 2014, një vit pas ardhjes së Rilindjes në pushtet. Ku për dy vite janë nënshkruar tre kontrata koncesionare. 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.
Por, në vlera reale, taksapaguesve shqiptarë do t’iu kushtojnë rreth 430 milionë euro.
Tashmë kjo aferë është në hetim nga drejtësia.
Disa muaj më parë, u vu në pranga ish-ministri i Mjedisit në Qeverinë “Rama 1”, Lefter Koka. Arrestimi i tij u bë pas një hetimi të SPAK në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa në kërkim u shpallën Stela Gugallja pronarja e inceneratorit të Elbasanit, si dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë ITS, e cila qëndron në majën e piramidës së kompanive koncesionare të inceneratorëve.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme SPAK lëshoi 9 urdhër-arreste, të cilat janë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Po ashtu SPAK i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë, ku kërkon arrestimin edhe të deputetit të PS, Alqi Bllako, ish-Sekretari i Përgjithëm i Ministrisë së Mjedisit.
Fokusi i SPAK ka qenë inceneratori i Fierit.
Por, lidhjet e kompanive të inceneratorëve nuk fillojnë dhe nuk përfundojnë këtu.
Duket se “thelën” e tyre e kanë marrë edhe mediat kryesore në vend, të cilat janë paguar nga kompanitë që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve.
Telvizione, gazetarë apo dhe portale periferike janë paguar me shuma të majme nga kompanitë e inceneratorëve. Para këto të justifikuara si “reklama”.
Por, çfarë reklamon një landfill dhe pse duhet të reklamojë në media një kompani monopol?
CNA.al ka publikuar dokumente ekskluzive, që tregojnë sesi miliona lekë kanë përfunduar tek mediat kryesore ne vend, ku në krye të listës është edhe media që drejtohej nga ish-deputeti socialist, Ben Blushi, bashkëshortja e të cilit rezulton ortake me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, në një kompani të themeluar në Bullgari, Em Capital Group.
Ndërkohë miliona lekë kanë shkuar edhe per kompanitë e gazetarit Endrit Habilajt, kompanitë e të cilit kanë përfituar rreth 50 mijë euro. (Lexo këtu)
Kompania “Focus Group”, e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin News 24, Balkanweb, etj, ka marrë gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit Fax News.
Vetëm në gjysmën e parë të 2021 “Focus Media News”, ka marrë gati 100 milionë nga kompania e Klodian Zotos, të inceneratorëve.
Edhe Fax Media News, është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, në të paktën 7 fatura të vitit 2021, vlera shkon mbi 90 milionë lekë, para të ekzekutuara për , Fax Media News.
Bëhet fjalë për pagesa të kryera nga kompanitë e inceneratorëve, për “Albanian Post”, që administrohet nga Baton Haxhiu, i cili është edhe ortak i vetëm me 100% të kapitalit.
Një ndër mediat e paguara nga kompanitë e inceneratorëve është edhe ajo e Carlo Bollinos.
Carlo Bollino dhe mediat e tij paguhen prej vitesh nga pronarët e inceneratorëve me shuma që në total kalojnë qindra milionë lekë.
Sipas dokumenteve ekskluzive të siguruara nga CNA.al, MTSC e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.
Por, ndërkohë që SPAK po heton, janë arrestuar zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, janë sekuestruar pasuri, prokurorët e SPAK nuk mund të mbyllin sy e veshë, në lidhje me paratë që kanë shkuar tek mediat kryesore në vend.
SPAK duhet të hetojë çdo transaksion, të gjithë zinxhirin e kompanive, dhe çdo person që ka marrë “thelën” e tij në këtë aferë.
SPAK duhet të hetojë ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe duhet tju rikthehen qytetarëve.
Pasi ata paguajnë taksa, i morën inceneratoret që paguajanë mediat.
Çdo qindrakë duhet të hetohet dhe të kthehet në buxhet./CNA.al
Fundo “zbërthen” skemën e inceneratorëve/ Sa shkojnë kostot dhe si është abuzuar
Dokumentet ekskluzive/ Kompanitë e inceneratorëve, qindra milionë lekë për Carlo Bollinon
Miliona për “mercenarët mediatikë”/ Zbardhen pagesat e inceneratorëve për Baton Haxhiun
DOKUMENTI-Inceneratorët “blenë” edhe Irfan Hysenbelliun/ Qindra milionë lekë për kompanitë e tij
Po Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin ku i latë zotërinj prokurorë?
Afera e shekullit/ 300 mijë euro në vit për Irfan Hysenbelliun dhe familjarët e tij
Inceneratorët, miliona për familjarët e Irfan Hysenbelliut/ Zbulohen të tjera dokumente
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga dre...
Blindimi i selisë së PD-së, vendosja e dyerve të blinduara k...
Gazetari Saimir Kola, nëpërmjet një video të publikuar në fa...
Emisioni “Stop” ka shkuar në Shkollën e Mesme të Bashkuar “M...
40 persona personel të shërbimit të urgjencës paraspitalore ...
Klodian Zoto është personi i cili qëndron në majë të piramid...
Erion Isufi i lakuar si njeriu që ka marrë vendime në PD, në...
Një dëshmi tronditëse ka mbërritur në redaksinë Tv Ora në li...
Emisioni “Stop” ka shkuar në aksin Lushnje-Fier, tek vendi i...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjen e hetimev...
Konçesioni i inceneratorëve, një prej më të akuzuarve në Shq...
Erion Isufi i njohur në media dhe në rrethet e politikës s...
Emisioni “Stop” ka shkuar në Elbasan për problemin e vëllezë...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal me rri...
Kunati “big money” i Lulzim i Bashës, e ka shtuar pasurinë ...
Fiks Fare solli një skandal që ka ndodhur me groposjen e pul...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një qendre masazh...
Sot Fiks Fare sjell një skandal që ka ndodhur me groposjen e...
Emisioni satiriko-invetigativ “XHADAT” i prezantuar nga Fior...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...