Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Fiks Fare solli një skandal që ka ndodhur me groposjen e pulave të ngordhura nga disa kompani që merren me mbarështimin e pulave.
Emisioni investigativ ka zbuluar se dy kompani në mënyrë të jashtëligjshme kanë groposur pulat pa asnjë leje nga institucionet përkatëse dhe pa kryer procedurën strikt të dezinfektimit, inventarit dhe protokollimin e numrit të pulave të ngordhura në prani të specialistëve.
Fiks Fare ka zbuluar vendet ku janë groposur pulat e ngordhura pa dalë vendimi i ministrisë dhe pushtetit vendor se ku do groposeshin apo si do asgjësoheshin.
Gjatë punës së grupit të xhirimit në terren, jashtë rrethimit të stabilimentit të kompanisë OVITAL në fshatin Kullë të Sukthit,e cila kishte groposur pulat në një vend fare pranë qendrave të banuara dhe pranë një kanali vaditës, disa persona që prezantohen si përfaqësues të kompanisë së mbarështimit të pulave kërcënuan me jetë gazetaren dhe operatorin e Fiks Fare dhe thyen kameran.
Fiksi solli vendin e groposjes së pulave nga dy kompani pa prezencën e autoriteve, duke lënë hije dyshimi për sasinë e groposjes.
Ndërkohë që nga burime të sigurta për emsionin investigativ u tha se kanë ngordhur rreth 600 mijë pula në të dyja kompanitë, por nuk dihet sesa janë groposur.
E vetmja kompani që priti vendimin e autoriteteve ju desh të priste me ditë të tëra për përcaktimin e vendit të groposjes, duke u kthyer kështu në një vatër të rrezikshme infeksioni.
Pasi pushteti vendor, Bashkia Durrës, zyrtarisht u përgjigj se nuk ka vend në Durrës për groposje, atëherë zgjidhja u gjet në Shijak. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga kryetari i bashkisë Shijak të cilën nuk e morën.
Edhe pse ligji përcakton qartë kompetencën dhe pëgjegjësinë e autoriteve për monitorimin, protokollimin, dezinfektimin dhe përcaktimin e vendit të asgjësimit, autoritetet sërish nuk e morën vendimin në kohë, duke u bërë kështu shkak që kompanitë të veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe të lënë hije të forta dyshimi.
Kërcënimi dhe dhunimi i grupit të xhirimit të Fiks Fare:
-Ik, dil jashtë atje!
-Shpejt,shpejt, shpejt, me sekonda.
Dil jashtë, dil, dil
Fiksi: Patjetër, dalim!
-Dil pra, si vjen ti këtu? dil, urgjentisht! Se je femër
-Po ty, do me ta thy (kameran) Thyen kameran
-Të ishe burrë, ta tregoja unë pastaj, po ik tani
Fiksi: Na kanë thirr banorët zotëri
-Kush banorë? Kush? Banorët të shkojnë ta gjejnë.
-Për çfarë janë ankuar?
Fiksi: Janë ankuar se keni groposur pula afër banesave të tyre.
-Jo, jo,ik!
? Ku i kanë banesat ata?
Fiksi: Ja ku është banesa
-Te ajo banesa? Hajde shkojmë, aty
Fiksi: Të gjitha i kemi të xhiruara, prej 3 ditësh zotëri. Po këtë pjesën e kameras duhet të na e japësh.
-Nuk ta jap ik
Fiksi: Mendoj se duhet të na e japësh
-Nuk ta jap. Se të ishe mashkull edhe të dy do ju kisha vdekur të dyve në dru.
-Mos ju shoh më këtu.
Fiksi: Më dëgjo pak të lutem
-Më vjen keq se je femër ti.
Fiksi: Jo s?po të vjen keq.
-Unë deri dje kam qenë edhe femrat i merrja i bëja copa copa, por kam një vajzë tani. Ne jemi me 500 halle ju të vini të na prishni punë tani.
Grupi i xhirimit kërkon ndihmën e policisë
Fiksi: Ja ku është ai çuni me gri është, që i theu kameran. Personi që na ka kërkcënuar është ai personi atje Nuk ju intereson ta shikoni besoj?
Polici: Do vini të bëni një denoncim në Manëz?
Fiksi: Denoncimi do bëhet publik në emision unë kam kërkuar ndihmën e policisë, për të më nxjerrë nga këtu, aq./tch
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një qendre masazh...
Sot Fiks Fare sjell një skandal që ka ndodhur me groposjen e...
Emisioni satiriko-invetigativ “XHADAT” i prezantuar nga Fior...
Mijëra fermerë nga e gjithë Shqipëria janë futur në “garë” p...
Juristja e njohur e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani k...
Ish-deputeti i PS, ish-ministri socialist dhe ish-kreu i LIB...
Në Qershor të vitit të kaluar, emisioni “Stop” në Tv Klan tr...
Prej më shumë se një viti një grua 50 vjeç e sëmurë me leuçe...
CNA.al ka publikuar një investigim të plotë në lidhje me k...
Në 14 Janar 2022 emisioni “Stop” solli shqetësimin e qytetar...
Emisioni “Stop” shkoi në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë....
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ka ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një d...
Prej pak kohësh Cirkut Kombëtar në qytetin e Tiranës po i mu...
Ditën e sotme emisioni “Stop” trajtoi denoncimin e një ish t...
Një ish i dënuar, i cili vuajti një dënim prej 2 vjet e 4 mu...
Koncesioni i inceneratorëve është një ndër më të akuzuarit n...
Në fshatin Shëngjergj të Tiranës në vitin 2021 tri lopë ngor...
Qeveria ka paguar 2 milionë euro kompanisë së Klodian Zotos,...
Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen rekord të çmimeve të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...