Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Qeveria ka paguar 2 milionë euro kompanisë së Klodian Zotos, gjatë periudhës së karantinës edhe pse aktiviteti i punës ishte i bllokuar. Pavarësisht se inceneratori i Fierit pezulloi punimet për 3 muajt e karantinës, Ministria e Infrastrukturës nuk i ndaloi pagesat duke paguar 65 milionë lekë çdo muaj, çka ngre dyshime për pagesa fiktive ndaj Zotos
Gjatë periudhës së karantinës për shkak të pandemisë Covid-19, Ministria e Infrastrukturës dhe koncesionari i inceneratorit të Fierit, nën pronësinë absolute të Klodian Zotos, janë përfshirë në një spirale marrëveshjesh të dyshuara fiktive ose pagesa për punë të pakryera. Kontrata me vlerë 30 milionë euro parashikonte që impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier të përfundonte ndërtimin e të niste nga puna në tetor të vitit 2019. Kompania ?Integrated Technology Ëaste Treatment Fier? kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës shtyrje të afatit të punimeve, për shkak të vonesave në dhënien e lejeve nga institucionet. Ministrja Belinda Balluku autorizon Drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve të asaj kohe, Alqi Bllako dhe ky i fundit miraton shtyrjen e afatit me 9 muaj, deri në maj 2020.
Në korrik 2020, kompania e Klodian Zotos kërkon sërish shtyrje. Kësaj radhe me argumentin se puna ka qenë e bllokuar, për shkak të karantinës 3-mujore në muajt mars-maj të atij viti. Ministria e Infrastrukturës, sërish nëpërmjet Bllakos, vendosi në shtator 2020 që të shtyjë afatin e përfundimit të punimeve në inceneratorin e Fierit edhe për 9 muaj të tjerë, deri në Mars 2021.
Por, kjo shtyrje e dytë rezulton tejet e dyshimtë, referuar dokumenteve zyrtarë. Në tetor 2020, Ministria e Infrastrukturës paguan një faturë me vlerë 218 milionë lekë të reja ose rreth 2 milionë euro për kompaninë koncesionare. Transaksioni ka shënimin ?pagesa për ndërtimin e inceneratorit Fier, mars-prill-maj 2020?, pra për muajt e karantinës. Pagesa është rreth 65 milionë lekë në muaj, shifër kjo e njëjtë me faturat edhe në kohë normale.
Pra, Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Alqi Bllakos, ka shtyrë përfundimin e punimeve për shkak të bllokimit të krijuar nga pandemia, por në të njëjtën kohë ka kryer pagesat e plota për koncesionarin për muajt që kompania deklaron se aktiviteti ka qenë i bllokuar. Kjo situatë ngre dyshimet për shtyrje fiktive të afatit të përfundimit të inceneratorit ose për pagesa fiktive në llogaritë e kompanisë së Klodian Zotos. Koncesionari i Zotos sërish ende nuk e ka përfunduar ende ndërtimin e inceneratorit në Fier, në tejkalim të afateve kohore, ndërkohë që qeveria ka paguar të gjithë detyrimet financiare të saj. Klodian Zoto është në kërkim për aferën e plehrave nga Prokuroria Speciale, SPAK, e cila megjithatë nuk e ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare të inceneratorit të Fierit./ Syri TV
Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen rekord të çmimeve të ...
Prokuroi i Prokurorisë së Tiranës Arben Agovi është një emër...
Emisioni “Stop” ka shkuar në spital për një intervistë të pa...
Fiks Fare denoncoi gabimet trashanike të Gjykatës Administra...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e së martës ra...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e ujit...
Mësueset e shkollës fillore të Çifligut në Korçë morën masa ...
Në qendrën e votimin në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, ...
Një ditë më parë, CNA.al raportoi mbi një skandal që ka krye...
Një qytetar i divorcuar ka dërguar në “Stop” video të dhunës...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër skandal...
Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për t’i falur bregdetin ...
Për problemin e qytetarit Çelik Kodra, i cili ndodhet i shtr...
Një qytetare ka informuar redaksinë e “Stop”, se shtetasi Çe...
Partia Demokratike ka uzurpuar prej 10 vitesh në Vlorë pronë...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar një denoncim, ...
Kreu i Agjencisë së Tenderave Endri Mullai është përfshirë n...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë një rast prostituci...
Emisioni “Stop” është ndalur në Fier, për një fenomen të për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimin që bën një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...