Fiks Fare/ PD Vlorë uzurpon prej 10 vitesh godinën e Entit të Banesave, faturat e papaguara të dritave i shkojnë Entit!
Partia Demokratike ka uzurpuar prej 10 vitesh në Vlorë pronë...
Një qytetare ka informuar redaksinë e ?Stop?, se shtetasi Çelik Kodra, 68 vjeç, ka pësuar ishemi celebrale dhe është shtruar tek spitali i neurokirurgjisë, ku nuk merr shërbimin e duhur.
Qytetarja: Problemi është tashi, se ky zotëria, Celik Kodra, 67 vjec është pa fëmijë, pa grua, pa katandi, pa shpi dhe është shtruar këtu te spitali 5. As e ushqejnë moj zemra ime, as e bëjnë, ngaqë ai s?lëviz dot. Ka pasur një ishemi cerebrale në tru, as e ushqenin, as e lanin. Ia merrnin bukën, ia lenin aty, por ai ngaqë ushqehet me sondë, me kshu, me shiringë.
Medikamentet ia marrin, ia lënë në sirtar, dhe nuk ia bëjnë. Nuk e di! Ka një motër, ajo motra e vet është e sëmurë, është 60 e ca vjec për vete. I thotë infermierëve, ?hajt më ndihmoni njëçikë ta ngremë?. Asnjë nuk e ngre, që ta ndërrojnë. E kupton? Ai tashi ka ngel mes 4 rrugëve. Nuk ka ku shkon! Po Spitali tek 5 nesër do i bëhet fleta e daljes. Kjo është ideja domethënë, se cfarë mund t?i bëhet këtij njeriu, se është gjynah. Ka pas jetuar me qira, ka pension 100 mijë lekë. Nuk e di, ku me u interesuar Shteti.
Kujt nuk i kemi shkrujt, me na e çu me ndonjë institucion, t?ia marrin pensionin? Aty sa ka zënë krevatin aty. Presin, që të vdesi, ose t?i bijë një ishemi tjetër, që të lirohet edhe spitali, edhe ai vetë, se kështu i bie. Unë do të mundohem të gjej atë motrën e vet! Kupton? T?i them, t?i bëjë një video, dhe ta dërgojë. Tek ky numër t?ua dërgojë?
Ai jeton i vetëm e duhet të dalë nga spitali, pa patur një vend ku të shkojë. Motra e vetme nuk ka mundësi ta mbajë. Kjo e fundit, Marjeta Rapo, kërkon ndihmë për sistemimin e të vëllait.
?Vëllai im ka 3 javë që është shtruar në spital për ishemi cerebrale. Është i vetëm fare, s?ka as grua, as shtëpi, as fëmijë, as katandi. E ka mbajtur njëri për sevap, kaq vite në shtëpi dhe nuk i merrte as qira.
Aktualisht vëllai ëhstë i shtruar tek spitali 5, shërbimi një herë i bëhet dhjetë herë nuk i bëhet. Detyrohem që ilaçet ia jap pas 3 ditëve. Ka raste vij 2 herë në ditë, ka raste 1 herë në ditë, ka raste vij 3 herë në ditë? Unë jam e sëmurë vetë. Jam 63 vjeçe, nuk kam fuqi. Fëmijë kam në shtëpi. Dhomë e kuzhinë kam. Vajzën e kam të ndarë me 4 fëmijë, s?kam ku ta çoj vëllain. Përveç shërbimit që nuk ia bëjnë si duhet kanë vendosur që ta nxjerrin nga spitali. Unë nuk kam kujt t?i drejtohem?, tha ajo.
?Stop? iu drejtua më vonë spitalit të neurokirurgjisë.
Motra e pacientit: Mirëdita!
Punonjësja: Hë më flori, erdhe ti?Motra e pacientit: Pse s?është ndërruar ai?
Punonjësja: E ndërrovi ajo?,e ka ndërruar, të keqen Drita!
Motra e pacientit: Çfarë ka ndërruar? Urdhëro! Shurrë dynjaja, shurrë dynjaja!
Punonjësja: Pse shurrë? Është bërë, që në mëngjes, cfarë do ti?
Motra e pacientit: Urdhëro, veza.., erdha, e lashë qëkur. Ke hëngër bukë?
Pacienti: Jo, jo, jo.
Motra e pacientit: Jo?
Pacienti: Nuk e di! Nuk e di!
Motra e pacientit: Nuk e di ti të keqen motra, jo!
Pacienti: Nuk di gjë unë!
Motra e pacientit: Jo shpirti motrës, jo!
Pacienti: Nuk e di! ( Qan) Jam i përhumbur!
Motra e pacientit: Urdhëro!
Pacienti: Jam i hutuar( qan).
Punonjësja: Për të ushqyer e kanë ushqyer! Kjo veza, ia ka dhënë ky zotëria, është e freskët.
Motra e pacientit: Është e spitalit kjo! E di unë, që nuk është e freskët!
Punonjësja: Ajo thotë, që është e freskët, ia ka dhënë ky zotëria këtu!
Motra e pacientit: Po jo moj zonjë, s?është e freskët, se unë e di! Vij përditë aty! Nuk është se unë nuk vij një ditë, vij përditë! Është gjynah! Hë me Drita është gjynah, se është njeri pa njeri! Ky është shërbimi, s?e marr vesh! Është gjynah!
Motra e pacientit: Mos u mërzit, hë shpirti i motrës, mos u mërzit! Më raftë pika motrës! Më raftë pika motrës! Urdhëro, ilaçet e 5 ditëve, akoma në sirtar! A të kanë dhënë ilaçe?
Pacienti: Asnjë gjë!
Motra e pacientit: Po pse s?ti kanë dhënë ilacet?
Pacienti: Nuk e di! Duan t?më vdesin!
Motra e pacientit: Të ndërroj motra njëcikë, të ndërroj motra njëcikë të ndërroj! Urdhëro pampers, urdhëro pampers, urdhëro motra pampers?.
Pacienti: E di unë, e di, duan t?më vdesin!
Motra e pacientit: Jo me të keqen motra! Si lë motra të vdesin! Do të interesohem unë! Do të gjejmë një vend, që të rrish tamam, të hash e të pish, të bëjnë dhe ilaçet. Në rregull? Vetëm ti mos u mërzit! Shpirti i motrës! Mos qaj, mos qaj, mos qaj! Shpirti i motrës, mos qaj! Çfarë të bëj motra? Motra është mes halleve vetë, bir!/tvklan
Partia Demokratike ka uzurpuar prej 10 vitesh në Vlorë pronë...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar një denoncim, ...
Kreu i Agjencisë së Tenderave Endri Mullai është përfshirë n...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë një rast prostituci...
Emisioni “Stop” është ndalur në Fier, për një fenomen të për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimin që bën një ...
Afera e inceneratorëve, e cila fillon me tre kontrata konc...
Fiks Fare denoncoi abuzimet e tenderit për blerjen e zarfeve...
Mediat e Vjollca Hoxhës janë kthyer në instrumenta sulmesh p...
Pas disa sorollatjeve mes postës dhe Fakultetit, studenti de...
Një student i vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Mjekso...
Anastas Stamati është pronar i 460 metra tokë në Qeparo të V...
Dy muaj më parë Fiks fare denoncoi skandalin që po ndodhte n...
Jorida Tabaku në farsën e saj të Komisionit Hetimor për të m...
Shtepitë funerale duket se është biznesi më i përhapur kohet...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një ndërtuesi që ...
Kryeministri sot po deklaron qëndrimet e tij në lidhje me at...
Prokuroria e Shkodrës, nëpërmjet ekspertimeve dhe këmbëngulj...
Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi kamerat e fshehta të Nik...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...