LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumente ekskluzive/ Basha i "dhuroi" 1.7 milionë dollarë kunatit nga fondet publike

4 Mars 2022, 10:09, Denoncim CNA
Dokumente ekskluzive/ Basha i "dhuroi" 1.7 milionë dollarë

Një ditë më parë, CNA.al raportoi mbi një skandal që ka kryefjalë Lulzim Bashën dhe përdorimin e karriges së pushtetit prej tij, për të plotësuar interesat e familjarëve.

Në pozicionin e kryebashkiakut të Tiranës, Basha ka financuar një kompani private, ku anëtar bordi ishte kunati i tij, Erion Isufi.

CNA.al ka zbardhur skemën se si ka ndodhur një skandal i tillë, se cilat kanë qenë mënyrat, me të cilat Basha, ka financuar kunatin me fonde publike.

Sipas të dhënave të QKB, Erion Isufi, përgjatë viteve 2010-2013, që përkon edhe me kohën kur Basha ka qenë kryebashkiak,  ka qenë Anëtar i Këshillit Mbikqyrës në një kompani private.

Ai është larguar nga kjo kompani me datë 29.05.2014.

Përtej afateve kohore, janë të tjera fakte që hedhin dritë mbi skandalin Basha-kunati.

Kompania ku Anëtar i Këshillit Mbikqyrës ishte, kunati Erion Isufi, ka marrë qindra-miliona lekë, nga Lulzim Basha nëpërmjet ndërmarrjeve që Bashkia e Tiranës i ka në kompetencë.

Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 31 Dhjetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 109-110 të këtij Buletini është përcaktuar që:

Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton shoqërinë ku bënte pjesë Erion Isufi, se në procedurën e prokurimit, me negocim, me objekt: ?Materiale mirëmbajtje për semaforët?, me fond limit 8,000,000 lekë të reja pa TVSH dhe datë të zhvillimit të procedurës 10.12.2012, është shpallur fituese dhe është identifikuar si oferta e suksesshme, me vlerën prej 7,903,658 lekë pa TVSH.

Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme numër 2 e punëtorëve të qytetit, Tiranë është një institucion i cili është direkt në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Në këtë Buletin të Njoftimeve Publike, konkretisht në faqen nr. 109, parashikohet se, burimi i financimit është Buxheti i Bashkisë Tiranë.

Në këtë rast ka një konfikt të pastër interesi, pasi shoqëria që është shpallur fituese ka pasur anëtar të Këshillit Mbikqyrës Erion Isufin, i cili ka fituar kontratë publike nga fondet e vëna në dizpozicion nga kunati i tij Kryetar Bashkie në atë kohë, Lulzim Basha, me një vlerë prej 9,484,389 lekë me TVSH.

Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 31 Dhjetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen numër 140-141 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, kërkesë për propozim, me objekt: ?Blerje kabëll elektrik për rrjetin e ndriçimit dhe aksesorë mirëmbajtie?, me fond limit 8,000,000 lekë të reja pa TVSH se, shoqëria ku bën pjesë Erion Isufi është shpallur fituese dhe ka lidhur kontratën në datë 19.12.2012 me këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 7,903,602.39 lekë pa TVSH OSE 9,484,322.87 lekë me TVSH.

Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 31 Dhjetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 158 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, me objekt: ?Blerje stola dhe kosha për tre lulishte mbrapa Pallatit të Kulturës, Ali Demi, Don Bosko?, me fond limit 5,650,975 lekë të reja pa TVSH se, shoqëria, ku punonte Erion Isufi, është shpallur fituese dhe ka lidhur kontratën në datë 13.12.2012 me këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 5,480,940 lekë pa TVSH ose 6,577,128 lekë me TVSH.

 

Edhe Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit, Tiranë është një institucion i cili është direkt në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Në këtë Buletin të Njoftimeve Publike, konkretisht në faqen nr. 158, parashikohet se, fondi është vënë në dispozicion nga Bashkia Tiranë.

Pa hyrë dhe pretenduar për shkeljet e tjera të rënda ligjore, pra se si u zhvillua kjo procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, shmangien nga procedurat standarte të prokurimit etj, po japim në këtë rast vetëm kontekstin e konfliktit të hapur të interesit, ku shoqëria ku Erion Isufi ka anëtar të Këshillit Mbikqyrës, ka fituar kontratë publike nga fondet e vëna në dizpozicion nga kunati i tij Kryetar Bashkie, Lulzim Basha, në një vlerë prej 6,577,128 lekë me TVSH.

Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 04 Qershor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 245-246 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, SH.A. Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, me objekt: ?Blerje matësa uji për nevoja të shoqërisë?, kompania ku bën pjesë Erion Isufi është shpallur fituese në këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 97,927,500 lekë pa TVSH ose 117,513,000 lekë me TVSH.

Ujësjellës Kanalizime SHA Tiranë, në atë periudhë kohore ka qenë e në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Edhe në këtë rast shoqëria, që ka anëtar të Këshillit Mbikqyrës Erion Isufin, ka fituar kontratë publike me UKT SH.A. nga fondet e vëna në dizpozicion në një institucion që varet edhe nga Kryetari Bashkisë, Z. Lulzim Basha, në një vlerë prej 117,513,000 lekë me TVSH.

Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 22 Tetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 152-153 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, procedurë e hapur, me objekt: ?Blerje puseta dhe zgara për rrugë dhe trotuare?, me fond limit 12,588,853 lekë të reja pa TVSH se, e njëjta shoqëri, është shpallur fituese dhe është identifikuar si oferta e suskseshme në këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 9,945,256 lekë pa TVSH ose 11,934,307.2 lekë me TVSH.

Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 20 Tetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 175 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, procedurë e hapur, me objekt: ?Blerje materiale elektrike për ndriçimin e Tiranës?, me fond limit 13,720,367 lekë të reja pa TVSH se, shoqëria ku bën pjesë Erion Isufi është shpallur fituese dhe ka lidhur kontratën me këtë autoritet kontraktor në datë 09.10.2012, në vlerën prej 14,982,464 lekë.

Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 13 Shkurt 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 149-150 të këtij Buletini është përcaktuar që, Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Punëtorëve Nr. 3 e Qytetit Tiranë, njofton  se, në procedurën e prokurimit, me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, me objekt: ?Blerje materiale mirëmbajtje, 4 lote, shtesë kontrate?, shoqëria ku punonte kunati,  është shpallur fituese dhe ka lidhur kontratën në datë 30.01.2012 me këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 334,781 lekë pa TVSH ose 401,737 lekë me TVSH.

Edhe Drejtoria e Punëtorëve Nr. 3 e Qytetit, Tiranë është një institucion i cili është direkt në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Në këtë Buletin të Njoftimeve Publike, konkretisht në faqen nr. 149, parashikohet se, fondi është vënë në dispozicion nga Bashkia Tiranë.

Duke iu referuar 7 kontratave publike të prokurimeve të  zhvilluara nga Bashkia Tiranë, apo nga institucionet në varësi, për të gjithë periudhën 2011-2015 që Z. Lulzim Basha ka qenë Kryetar Bashkie Tiranë, miliona lekë fonde janë përfituar nga kunati i tij, Erion Isufi.

Këto fonde janë përfituar në kushtet e konfliktit të hapur të interesit. Në total shuma që ka përfituar Isudi nëpërmjet 7 kontratave kap vlerën e  170,377,337 lekëve të reja.

Pra, janë shumat, 9,484,389 + 9,484,322 +6,577,128 +  117,513,000 + 11,934,307 + 14,982,464 +401,737 që shkojnë në vlerën totale 170,377,337 lekë të reja.

Erion Isufi, kunati  ka përfituar në kushtet e konfliktit të interesit shumën mbi 170 milion lekë të reja, apo 1.7 milion dollarë, nga fonde të vëna në dispozicion nga Bashkia Tiranë.

Pra, miliarda lekë janë dhënë fonde nga Lulzim Basha, gjatë kohës që ka qenë kryetar Bashkie në Tiranë, të cilat janë fituar astësisht nga një shoqëri e cila kishte për anëtar të këshillit mbikqyrës kunatin e tij.

Skandali/ Basha financoi kunatin kur ishte kryetar bashkie

Lajmet e fundit nga