LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Investimi 16 mln lihet në mes, banorëve të Linit iu premtua 24 orë ujë në ditë, kanë 24 orë në muaj!

8 Mars 2022, 20:10, Denoncim CNA

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e ujit të pijshëm në fshatin turistik të Linit në Pogradec, banorëve të së cilit iu premtua 24 orë ujë në ditë, por aktualisht kanë 24 orë në muaj!

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan dhjetëra banorë, të cilët pohuan para kamerave se në fund të vitit 2020 ka filluar një investim për Ujësjellësin e fshatit Lin. Sipas tyre, zyrtarët e Bashkisë së Pogradecit, u premtuan se do të kishin 24 orë në ditë ujë të pijshëm, ashtu si shumica e banorëve të qytetit apo të fshatrave të këtij qyteti. ?Kemi vetëm 1 orë në ditë ujë të pijshëm. Jo 24 orë në ditë, por ne kemi vetëm 24 orë ujë të pijshëm në muaj? thotë një nga banorët. Një tjetër pohon se ?uji vjen me pikatore, 1 orë paradite dhe me ditë të rralla pasdite?. Banorët tregojnë se investimet janë bërë kohët e fundit, por firma fituese i ka lënë punimet në mes. Ata thonë se projekti ka ndryshuar disa herë dhe deri më tani nuk është bërë asnjë përpjekje për të përmirësuar situatën.

Pas ankesave, Fiks Fare siguroi dokumentet e tenderit të kryer nga Ujësjellës Kanalizime Pogradec. Kjo drejtori, në muajin nëntor të vitit 2020, hapi një tender me objekt ?sistemim i Ujësjellësit të fshatit Lin?, me fond limit 16.9 milionë lekë të reja. Fitues i këtij tenderi ishte firma REJ, me administrator z.Luan Kapri. ?Administratori dhe pronari i firmës REJ është z.Luan Kapri, kushëriri i ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri? thonë banorët. Sipas dokumentit ?njoftimi i fituesit? të këtij tenderi, kjo firmë ishte e vetmja në garë, ndërsa kishte një ofertë prej 15.9 milionë lekë të reja. Fituesi u shpall në fillim të vitit 2021, ndërkohë që kontrata u lidh disa javë më vonë. Sipas dokumenteve, firma fituese kishte një afat prej 5 muajsh për zbatimin e kontratës. Por, megjithëse ky afat ka përfunduar prej shumë muajsh, Ujësjellësi i fshatit Lin ende s?ka përfunduar!

Gazetarët e Fiks Fare biseduan edhe me z.Gafurr Adili, kryetar i fshatit Lin, i cili tregoi se janë ankuar disa herë, por deri tani askush nuk është kujtuar. ?Firma ka bërë punime të dobëta. Në fillim kanë sjellë tuba të përmasave të vogla. Jo si i bën gjermani në Rrajcë apo në rrethinat e Pogradecit. Janë punime të dobëta që kanë sjellë zvarritje, madje edhe pusetave nuk u kanë hedhur as rërë. Gjithashtu, edhe rrugën që kanë hapur, nuk e kanë ngjeshur? thotë z.Adili, ndërsa tregon se e njëjta firmë, REJ me pronar z.Luan Kapri, ka ndërtuar në vitin 2005 Ujësjellësin e Fshatit Lin. ?Është e njëjta firmë që ka bërë punimet në 2005-ën. Edhe atëherë, punimet ishin skandal. E njëjta gjë edhe tani. Askush nuk ndërhyn për këtë situatë? thotë z.Adili, teksa përfundon se ka marrë kontakte edhe me Ujësjellës Kanalizime Pogradec, por ende nuk është zgjidhur kjo problematikë.

Gazetarët e Fiks Fare biseduan në telefon me drejtorin e Ujësjellësit të Pogradecit, i cili pranoi se tenderi ka qenë me afat deri në datën 15 shtator 2021. Por, ai justifikohet se afati u shty për shkak të borës dhe ngricës. ?Objekti ka ngelur vetëm për t?u kolauduar për shkak se energjia elektrike nuk është lidhur akoma. Afati i bërjes së punimeve ka mbaruar më 15 shtator (2021) më duket. Nga shtatori deri tani unë miratova, bëra projektin elektrik për ta lidhur, se OSHEE kërkon projekt elektrik më vete. Jam duke bërë linjën elektrike. Ndërkohë dy muaj ishte ngricë dhe dëborë, unë nuk bëja dot asnjë lloj punimi. Dhe i bie që unë në momentin që lidh energjinë elektrike, do bëj kolaudimin e gjësë. Ujësjellësi ka ca pompa aty, ato pompat duan korrent. Nëse lidhet ajo, aty do ketë nga 18 deri 24 orë ujë në ditë në varësi të konsumit që bëjnë njerëzit. Sot kanë një orë më duket!? pohon ai, ndërsa thotë se aktualisht ata banorë kanë vetëm 1 orë në ditë ujë të pijshëm.

?Edhe 1 orë në ditë kanë ata se të gjithë janë pa matje dhe të gjithë vadisin bahçet!? vijon ai, ndërsa gazetarët e pyesin se gjatë këtyre muajve ka qenë borë e ngricë dhe bahçet nuk janë vaditur, ?Vadisin bahçet, përshembull që mos t?i ngrijë tubi e le çezmën hapur ai? vijon drejtori, ndërsa pas pyetjes se përse janë lënë në mes punimet, thotë se supervizori i punimeve i ka sjellë në zyrë një dokument që firma i ka kryer të gjitha punimet! ?Testimin unë me presion duhet ta bëj në momentin që fus pompën në punë. Pompa futet në punë duke u lidhur energjia elektrike dhe ndaj ka ngec kjo historia? thotë ai, ndërsa në lidhje me punimet e vitit 2005 shton se në atë zonë kishte më shumë se 10 vite që nuk ishte investuar. Në fund, drejtori jep datën 15 mars 2022 si afat të fundit kur do të përfundojnë të gjitha punimet./tch

 

Lajmet e fundit nga