LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompani “fantazmë” në biznesin e inceneratorëve/ Bashkëshortja e Klodian Zotos shet aksionet, detaji që ngre dyshimet

25 Mars 2022, 09:40, Denoncim CNA
Kompani “fantazmë” në biznesin e inceneratorëve/

Klodian Zoto është personi i cili qëndron në majë të piramidës së kompanive së koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, nëpërmjet kompanisë së tij Integreted Technology Services.

Një personazh i cili arriti të merrte plot 178 milionë euro kontrata konçesionare brenda 2 viteve, me kompani të sapo krijuara dhe me kapitale qesharake.

Por, mesa duket këtij biznesi nuk i ka shpëtuar as bashkëshortja e Klodian Zotos, Ilza Zoto.

Edhe Ilza Zoto, bashkëshortja e Klodian Zotos, ka hapur një aktivitet për ndërtim inceneratorësh, landfillesh dhe trajtim të mbejteve urbane.

Objekti i aktivitetit është ?Ndërtime të llojeve të ndryshme. Ndërtime impiantesh teknologjike, landfillesh për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme, ndërtime të impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (incenerator). Ndërtim të rrjeteve hidraulike, ujesjellesash, elektrike si dhe impiante te ndryshme qe kane lidhje me to. Ndertim Impiantesh per pastrimin dhe mbrojtjen ujore dhe lumore. Perpunim, trajtim, menaxhim dhe transport i mbetjeve. Ngritje, dhe instalim i rrjeteve me fije pa fije për ujë, energji elektrike etj. Realizimin e laboratorëve, softwareve, mirembajtjen e sistemeve të realizuar prej saj dhe të tretë. Ndërtim stacionesh dhe nënstacionesh elektrike. Ndërtim dhe rikonstruksion i objekteve të rëndësisë së vecantë si dhe objekteve të tjera. Import-eksport i materialeve, të mallrave që kanë të bëjnë me objektin e aktivitetit. Transporte të ndryshme, shërbime konsulence, studime të ndryshme, import – eksport, shitje – blerje të makinerive të ndryshme. Grumbullim dhe Transportim i Gomave të Përdorura”.

Bëhet fjalë për kompaninë EDARIL & CO ALBANIA, e themeluar në korrik të 2017, ku deri në vitin 2019 aksionere me 25% të kuotave ishte edhe Ilza Zoto.

Ndërsa në 27.06. 2019, Ilza Zoto ka shitur aksionet e saj. Po ashtu në të njëjtën datë ka ndodhur edhe ndryshimi i emrit, nga “EDARIL & CO ALBANIA”) u bë (“7D”).

Një tjetër detaj që bie në sy është edhe adresa e subjektit.

Sipas ekstraktit zyrtar, thuhet se adresa është tek “Njësia Bashkiake nr.5, Bulevardi “Bajram Curri”, Pallatet Agimi, Shk/4, kati /3, Ap/68″.

Pikërisht, në të njëtën adresë, është edhe një kompani e quajtur C.G.C sh.p.k., ku administrator është Mirel Mërtiri, dhe pronar me 100% të kapitalit është Integreted Technology Services. Pra, ITS e Klodian Zotos.

Në ekstraktin zyrtar të kësaj kompanie, thuhet se në vitin 2016 kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme në Adresat e Aktivitetit: është shtuar Adresa: “Tiranë, Bulevardi Bajram Curri, Pallatet Agimi, Shkalla Nr.4, Kati 3, Ap.68; “

Është hequr Adresa: “Tiranë, Rruga Deshmoret e 4 Shkurtit, Sky Tower, Kati 13, Zyra 132;”.

Janë këto detaje, dokumentet, adresat e njëjta, të njëjtët personazhe që dalin në një zinxhir kompanish, provat për drejtësinë, për hetimin e një prej aferave më të akuzuara në 30 vite demokraci.

SPAK ka para ?gurin? e provës./CNA.al

Dokumentet-Inceneratorët, nga skandali në skandal/ Si u përfshi gruaja e Klodian Zotos dhe u bë shoferi pronar

Lajmet e fundit nga