LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si nisi koncesioni i inceneratorëve, emrat e përfshirë dhe blerja e mediave/ Fundo zbërthen aferën korruptive  

12 Janar 2022, 12:22, Politikë CNA

Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo ka zbardhur detajet e një prej aferës korruptive më të akuzuar në Shqipëri, atë të koncesionit të inceneratorëve.

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisionin ?A show?, të Adi Krastës, gazetari Fundo ka bërë një pasqyrë të plotë, sesi ka filluar koncesioni i inceneratorëve, deri dhe tek përfshirja, apo blerja e heshtjes së medias.

Fundo ka theksuar se miliona lekë kanë përfunduar tek mediat kryesore ne vend, ku në krye të listës është edhe media që drejtohej nga ish-deputeti socialist, Ben Blushi, bashkëshortja e të cilit rezulton ortake me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, në një kompani të themeluar në Bullgari, Em Capital Group.

Ndërkohë miliona lekë kanë shkuar edhe per kompanitë e gazetarit Endrit Habilajt, kompanitë e të cilit kanë përfituar rreth 50 mijë euro. (Lexo këtu

Kompania ?Focus Group?, e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin News 24, Balkanweb, etj, ka marrë gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit Fax News.

Llokmen e tij, ka marrë edhe Carlo Bollino, që sipas dokumenteve rezulton se është paguar miliona lekë nga inceneratorët.

Ndërkohë, miliona kanë marrë edhe portale periferike, apo edhe ?doktori? i Spitalit Amerikan, Baton Haxhiu.

Më poshtë intervista e plotë:

Fundo: Nga dokumentet që kam parë, nga investigimi, është afera më e madhe në këto 30 vite në Shqipëri.

Ajo ka filluar në vitin 2014, me një vendim qeverie, ku ka një detaj, i cili lidhet me faktin se brenda 24 orëve, janë bërë nëntë vendime qeverie.

Një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë në këto 30 vite. Sepse duhet ta çosh në një ministry, duhet të marrësh një përgjigje, etj.

Ka pasur një iniciativë të kryeministrit që ka qënë për t?u përshëndetur në fakt, pjesa e zhdukjes së maleve me plehra. Dhe kjo është për tu vlerësuar.

Por, mënyra sesi u zhvillua dhe u implementua është një aferë korruptive.

Rrugës kanë ndodhur bëma dhe gjëma. Kemi një ministër brenda në burg.

Por, le ta themi sesi filloj.

Një kompani që regjistrohet me 100 mijë lek kapital. Një zonjë e nderuar shkon e merr një kontratë koncesionare me një ofertë të pakërkuar. Nuk ka një garë ndërkombëtare dhe pse do të merrte 22 milionë euro kjo zonja. Kur mund të bëhej një garë e hapur. Mund të konkuronin disa firma, mund të kurseheshin disa para.

Montohet një incenerator miks me pajisje të ndryshme, zhduken ato male me plehra, reklamohen nga Qeveria. Por, nuk ka qënë një koncesion i mirëfilltë, sepse atje ka një detaj.

Detaji është se në momentin që firma ka firmosur kontratën koncesionare nuk ka pasur para në bankë. Dhe ka shkuar në një bankë të nivelit të dytë dhe atje ka marrë një kredi. Dhe në ditën që ka marrë kredinë, pra diku nga qershori I vitit 2015, qeveria shqiptare ka filluar e ka paguar 700 mijë dollarë në muaj.

Ku është koncesioni këtu?

Koncesioni është kur ti me paratë e tua e ndërton, sepse Qeveria nuk ka para. Dhe pas pesë vitesh qeveria ty të jep këto para dhe qeveria e merr e administron.

Por, ajo është ndërtuar me paratë e Qeverisë. Me paratë e taksave të shqiptarëve . Vetëm se është paguar me këste të ulëta dhe kanë filluar këstet pas gjashtë muajsh.

Krasta: janë tre emra që përfliten, tre ose katër, grupimi i njerëzve të inceneratorëve, që shkon lidhja deri tek Sekretari I Përgjithshëm, tek Qeveria dhe tek kryeministri, që ka bërë atë VKM, në formën kolektive.

Pse këta tre njerëz dhe jo tre të tjerë? Çfarë lidhje kishin?

Pikërisht këtu është aksi i akuzave që të lidh direkt me Qeverinë. Sepse në Elbasan është një person i quajtur Stela Gugallja, e cila është më pas ortake me Mirel Mërtirin, bashkëjetuesin e saj, babain e fëmijëve të saj, dhe me Klodian Zoton. Lidhen me disa kompani, Er One, më pas lidhen tek incenetarori i Fierit, ku Klodian Zoto është aksioner bashkë me një shtetas Italian dhe më pas i shet aksionet. Ky shtetas Italian është sërish ortak me Mirel Mërtirin në një kompani tjetër.

Mirel Mërtiri vetë është drejtor i paguar, sipas listëpagesave që dolën tek Inceneratori i Tiranës. Tek inceneratori i Tiranës na u tha që është një kompani holandeze, në fakt del që është Klodian Zoto në një kompani off shore dhe Hollandë.

Dhe janë vetëm këta të tre. Pikërisht ajo që unë thashë në fillim. Nuk pati një garë. Nuk pati një tender të hapur ndërkombëtar dhe gtë zbuloheshin. Por, pati një klientelë të ngushtë personash, të cilët edhe pse nuk kishin eksperiencë morën përsipër kontrata 178 milionë euro. Pasi kemi 22 milionë euro Elbasanin, më pas u rrit oreksi shkoi 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Pa folur që në Tiranë nuk ekziston inceneratori. Pa folur që në Fier ende nuk është vënë në punë. Dhe tek Elbasani që është një incenerator jo i një marke Samsung, apo Mercedes, por janë marrë pjesë të ndryshme të cilat janë montuar dhe ka pasur edhe problematika të tjera.

Çfarë ndodh me këto para?

Shkojnë e i mbulojnë plehrat me dhe, e thonë ?kemi rehabilituar zonën?.

Nuk është rehabilitim. Për këtë duhet të flasin ekspertët. Ai nuk është rehabilitim. Ato nuk mund të mbulohen me dhe, e të mbyllet kjo histori. Ato plehra duhen përpunuar. Duhen futur në landfill. Ka procese të njohura shkencore. Por, në Shqipëri ajo që ka ndodhur është se i kanë mbuluar me dhe, kanë marrë dhe para.

Dhe sot për shembull po të flasim për inceneratorin e Tiranës, ka zhdukur pjesën e maleve me plehra që donte Zoti Kryeministër, por ka rritur kostot e ndërtimit në kryeqytet.

Sepse firmat e ndërtimit paguajnë para rreth 7 mijë lek për metër kub, për ta çuar dheun që heqin në gropa dhe pastaj e blejnë me dy apo tre-fish, dhe me këtë dhe mbulohen ato mbetjet që vinin.

Incenerator nuk ka në Tiranë. Sepse ne mund të vemë të shikojmë nesër ku është inceneratori në Tiranë.

Ka përfunduar kontrata në vitin 2017, dhe tani jemi në 2022.

Krasta: Dmth inceneratori nuk ka pasur lek fillimisht nga njerëzit që donin ta bënin. Qeveria shqiptare i dha atyre lekët.

Fundo: Qeveria u dha një kontratë. Me këtë kontratë ata shkuan në një bankë të nivelit të dytë dhe I thanë bankës ?unë kam një kontratë koncesionare. Urdhëro i tha banka dhe i bllokoi kontratën?. Kjo është shumë normale. Është biznes. Por, çfarë ndodhi?

Ditën që mori lekët nga banka, Qeveria filloi pagoi para inceneratorëve. Iu dha lekët e taksave të shqiptarëve.

Ku është ajo që duhet ta ndërtojë vetë privati?

Sepse kryeministri tha që qeveria ska para dhe duhet ta ndërtojë vetë privati.

Krasta: Ngjarja sipas teje. Natyrisht gjithë skandalet e mëdha kudo në botë, janë tentuar që të mbulohen, të devijon, të shpëtojnë njerëzit që kanë bërë thagma dhe gjëma. Por, ditët e fundit tik e bërë disa zbulime, akuza shumë të forta të rënies së kështjellës së medias, sepse është konfirmuar tashmë, përtej një dyshimi të arsyeshëm, që media shqiptare ka marrë lekë nga inceneratorët.

Fundo: Nuk kanë marrë lekë, kanë marrë miliona euro.

Krasta: Qëllimi im nuk është emri i përveçëm. Por, ti ndjehu krejtësisht I lirë të ma shpjegosh mua kush janë këta njerëz kaq të mençur që shesin interesat profesionale, që janë shumë të rëndësishme, për të marrë një lek kaq të madh.

Fundo: Ajo që ka ndodhur është se pas inceneratorit të parë në Elbasan, me hapjen e oreksit në Fier dhe në Tiranë, mediat heshtën.

Ka qënë Birni që ka shkruar atëherë, CNA.al, dhe Syri. Mediat e tjera nuk flisnin.

Dhe unë kisha një habi. Pse këta nuk flasin?

Kur dolën dokumentat e dy viteve më përpara për privatizime kompanish nga pronarët, apo ortakët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët erdhën në Tiranë dhe për një shumë prej 2.2 milion dollarësh kanë blerë një nga kompanitë simbol në Shqipëri, brandin Lori Kafe, nëpërmjet Em Capital Group, ku aksionerë janë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, dhe bashkëshortja e ish-deputetit socialist Zotit ben Blushi. Në atë kohë drejtor i Top Channel.

Mediat nuk flisnin. Unë publikova shkrimin. Nxora dokumentin. Nuk u publikua askund. Dhe thashë çfarë po ndodh?

Me kalimin e kohës, në rutinën e punës, dolën dhe këto të dhënat dhe fillova t?i përpunoja disi. Dhe munda të siguroja informacione edhe nga kompanitë e regjistruara në QKB, ku qartazi duket se mediat më të mëdha në Shqipëri nuk flisnin sepse janë paguar nga kompanitë e inceneratorëve, jo me reclama të stilit që u bë një muaj publicitet, por në mënyrë sistematike janë dhjetëra mijëra euro, miliona euro të paguara në mediat kryesore.

Krasta: Ky është një operacion financiar i qëllimshëm?

Fundo: Ky është një operacion financiar korruptiv. Ky është korruptim i medias. Unë po e them për përgjegjshmëri të plotë. Mbaj çdo lloj përgjegjësie. Ky është korruptim i medias, deri në momentin që media ka heshtur.

Pavarësisht se media mund ta justifikojë që ?unë kam transmetuar reklamë?. Por, janë me vite të tëra pagesa që kryhen, janë mediat kryesore në vend, por ka edhe anonimë që marrin para. Dhe ajo që më lind pyetja është: Pse duhet të paguajnë kompani monopoliste, që kanë 178 milionë euro kontrata, ndaj medias? Për çfarë?

Ajo është monopol.

Çfarë do tregosh në landfill?

Do të tregosh që kam disa mbetje, i kapsulova, iu hodha dhe, mbolla ca bar atje, i vura dhe disa pemë dhe e mbylla.

Do ta bëjë Qeveria reklamimin e punës së saj. S?kanë punë kompanitë e inceneratorëve t?i paguajnë para medias. Sepse jemi përballë faktit se edhe media ka heshtur. Ka bërë jo një sy qorr. Por, i ka mbyllur të dy sytë.

Kanë qënë dy-tre media që kanë folë.

Edhe politika ka qënë e kapur për ?fyti?.

Derisa LSI doli nga Qeveria në 2017 dhe më pas deri diku ndonjë deputet i rastësishëm i PD-së bënte ndonjë zë, sepse edhe PD-ja zyrtarisht heshti.

Dhe kompanitë e këtyre personave nuk janë përfshirë sepse kanë falimentuar dhe futur në borxh edhe Ujësjellësa në Shqipëri. E tha edhe Zonja Kryemadhi më parë. Në Berat, në Korçë, kanë marrë dhjetëra milionë euro dhe nuk është vetëm segmenti i inceneratorëve. Kanë fituar tendera publikë, etj.

Por, tek pagesat e mediave pastaj të vjen pak keq sesi njerëz që mbajnë ?shpatën? e fjalës së lirë apo duhet të bëjnë balancën e politikës në vend, apo duhet t?i tregojnë opinionit publik se kush është e mira apo e keqja. Kush është e vërteta, kush është korrupsioni, apo të jenë përballë Qeverisë dhe të jenë pjesë e shqiptarëve. Pra, të jenë fronti i shqiptarëve, për të treguar të vërtetën që kjo Qeveri po bën një zullum. Këtu po vidhen taksat e shqiptarëve dhe dikush të ndalojë. Sepse media po flet dhe dikush duhet të frenohet. Por, këtu nuk kanë më frikë.

Ja për shembull. Unë do të tregoj tani një rast specifik. Siç të thashë kompaninë e parë 2.2 milion dollarë, që kishte ardhur nga Bullgaria.

Është një kompani VOX TV, e cila ka marrë pagesa në katër muaj rreth 10 milionë lekë të vjetra. Këto I kam nxjerrë vetëm me disa muaj, për të fshehur burimin e informacionit. Për të ruajtur deri diku burimin.

Kjo kompani ka një adresë, Kashar, Tiranë, Rruga 17 nëntori, Godina 20, kati i pestë. Ekstrakti I bashkëlidhur është ky që unë kam në dorë. E cila rezulton e njëjta adresë me godinën e Top Channel. Kërkova në në AMA.

AMA më thotë se nuk ka televizion të licensuar VOX TV.

Nga burimet e mia nga një kompani private, e cila ka paguar për këtë kompani rreth 30 mijë euro reklamë, VOX TV transmeton reklamat në Top News.

As VOX TV dhe as Top News, nuk është një televizion i licensuar nga AMA.

Sepse Top News është një kanal informativ brenda një platforme. Dhe është gjetur ky instrument që të paguhen disa para.

Më pas ndodh një kompani tjetër, e cila nuk merr dhjetë mijë euro në katër fatura, e cila nuk merr 10 mijë euro, por merr 16 mijë euro. Dhe është kompania e dytë e cila quhet ?Infinit Communitacion?.

Kjo kompani fillimisht është krijuar me emrin Gazeta Shqip Online. Kurse VOX TV, ishte krijuar me emrin Top Neës Online.

Tani çfarë ndodh?

Adresa, Kashar, Tiranë, Rruga 17 nëntori, Godina 20, kati i dytë. Njëra në kat të dytë, tjetra në kat të pestë të godinës së Top Channel, këto të dyja.

Pastaj për etikë, këtu do të ndalem. Njëri nga personat që është pronar i këtyre kompanive, 

nuk po e them emrin për të mos i bërë reklamë, është një nga njerëzit që dikur ishte kundër inceneratorëve . Më pas u bë një nga ?ushtarët? e këtyre kompanive korruptive. Është një kompani e cila quhet SH.Q.I.P, e cila ka shuma të mëdha, 9 milionë, 8 milionë. Por, kjo është në emër të bashkëshortes së një personi. S?po përmend emrin e gazetarit për të respektuar zonjën, e cila është regjistruar si person fizik. Dhe kjo ka marrë shumë herë më tepër sesa ato fatura që unë kam publikuar. Sepse ka edhe fatura të 2020, fatura më të vjetra. Sa janë krijuar këto kompani dhe janë bërë aktive.

Dhe këto kanë qënë në emër të Endrit Habilaj, i cili figuron të ketë marrë diku rreth 50 mijë euro në tre kompani, një prej të cilave është me pesë dhe të tjerat, me katër fatura.

Shkojmë tek një kompani tjetër. ?Focus Media Group?. Më ka ardhur keq kur e kam parë. Një nga mediat më prestigjoze në vend. ?Focus Group?, pra News 24, BalkanWeb, pagesat janë sistematike. 13 milionë lekë në muaj. Ja ku i keni.

Krasta: Nga cilat firma?

Fundo: Këto janë nga një prej firmave të inceneratorëve. Nuk po ta them emrin ekzaktësisht të lutem, sepse pastaj do të dekonspirohej burimi. Ata e kuptojnë nga cila është bërë.

Është një nga firmat e inceneratorëve. Nuk është Albtek-u i Elbasanit. Është një nga firmat e inceneratorëve, të cilat SPAK ende nuk ka marrë asnjë aksion. Sepse arrestimi i Zotit Koka dhe aksioni i marrë është për Elbasanin. Këto nuk janë hapur akoma.

Dhe këtu siç e shikoni janë shtatë fatura, ?Focus Media Group?, e cila merr para për të reklamuar ndoshta inceneratorët, 178 milionë eurot e taksave të shqiptarëve.  

Nuk po them që duhet të dalë News 24 dhe të sulmojë inceneratorët. Por, të shkojë të shohë ku është ky incenerator, ku është prodhuar, sa cilësi, se janë edhe lekët e atyre gazetarëve që punojnë aty, rojeve apo punëtorëve, me taksat e tyre.

Tani do t?iu them dhe një media tjetër. ?Albanian Post?. Kjo është nga më qesharaket. Se thashë me vetë çfarë është kjo. Nuk e kisha parë, s?më kishte dalë as në rrjet. Dhe unë jam njeri që ?bubërroj? në rrjet shumë.

?Albanian Post? është kompania e personit që punonte si Doktor, tek Spitali Amerikan, Baton Haxhiut. Që kishte marrë ato shumat e mëdha. Dhe po ta shikoni ?Albanian Post?, që është një portal që se besoj se e lexon kush, e ka reklamën e shfaqur atje. Shumat e paguara i ke në shkurt deri në korrik të 2021. Unë kam zgjedhur disa të 2021-shit, të cilat mund të kontrollohen lehtësisht edhe sipas atyre listëèagesave që kanë dalë. Që mund t?i konfirmojnë qytetarët lehtësisht.

Këtu është një zullumqar tjetër. Ky është nga këta zullumqarët që merr koncesione edhe vetë, i cili për mua është një nga përgjegjësit e situatës ku ndodhet media sot, quhet Carlo Bollino.

Kompania MTSC, ja vlerat ku janë. Për një periudhë të shkurtër, 6-7 muaj ke rreth 44 milionë lekë të vjetra, të marra nga Carlo Bollino, nga kompanitë e inceneratorëve. Pra, Report Tv.

Deri tani ju kam treguar Top Channel, News 24, Carlo Bollinon, atë zotërinë, doktorin e medias, Zotin Baton Haxhiu. Tani fatkeqësisht kam gjetur edhe një media tjetër, që ndoshta duhet ta mbroja, por do të tregohesha hipokrit nëse e bëja.

Në fund është Fax News, i cili ka thuajse të njëjtat vlera që ka marrë News 24, ?Focus Group?. Këto janë vlerat mujore të paguara. Dhe janë gati 100 milionë lekë të marra në disa muaj.

Krasta: Ka pasur reagime pas publikimit të këtyre informacioneve, nga ty?

Fundo: Po ta hap telefonin, ndërhyrjet kanë qënë nga më të ndryshmet. Por, unë tani se kam më këtë problem edhe kur vi. Sepse familjen e kam hequr. E kam siguruar në Gjermani. Jam shumë i qetë atje. Biles kur jam atje punoj dhe më mirë. Jam edhe më iu qetë në punën që bëj.

Kjo është vetëm një pjesë i dashur Krastë. Ka ende media të tjera, të cilat unë i kam. Po i procesoj, sepse dua të bëj ndarjet, të nxjerr të dhënat. Mund t?i përmend dhe me emra po të duash, Gazeta Tema, Newsbomb, Fjala, ka disa media periferike, disa media të panjohura, dhe mediat kryesore në vend, të cilat janë paguar në mënyrë sistematike.

Pra, ne nxirrnim dokumente, skandale apo abuzime me taskat. Dhe në fund pamë që të gjithë heshtnin sepse në finale inceneratorët kishin zgjedhur që të paktën Irfan Hysenbelliut, t?i jepnin në dy kompani të tij dhe të familjarëve të tij 300 mijë euro në vit.

Top Channel gjithashtu disa miliona euro, duke bërë ortake pronaren e këtij televizioni dhe vetë Top Channelin, nëpërmjet kompanisë Valtelina Kafe që është Lori Kafe, me Em Capital Group, të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Biles ka pasur edhe një problem me bankën atëherë dhe po të kërkon në QKB nuk tregohen aksionerët. Është ndër të paktat kompani në Shqipëri, Em Capital Group, që nuk tregohen aksionerët. Unë i kam siguruar në Bullgari.

Më pas do vimë tek inceneratori i Tiranës që ka një detaj shumë të bukur.

Është reklamuar inceneratori i Tiranës sikur ishte një kompani holandeze. Po vinte një kompani e huaj në Shqipëri dhe ishte ?Integreted Energy BV SPV?, i vunë dhe ca prapashtesa Krastë dhe e zbukuruan. Hyra ta kërkoja tek Dhoma e Tregtisë atje në Hollandë, bashkë dhe me dy kolegë të huaj gazetarë. Njëri grek që jeton në Amerikë dhe një italian.

Njëri nga këta di dhe gjermanisht, sepse është e vështirë. Unë nuk e njoh mirë gjermanishten për ta kërkuar. Dhe më gjeti databasen e të dhënave. E me doli një kompani ?Integreted Energy?.

I hyra të dhënave për ta kontrolluar dhe drejtor dilte Klodian Zoto dhe Ernesto Granelli, një nga ortakët e Mirel Mërtirit, personi që mesa duket ka sjellë dhe inceneratorin e Elbasanit.

Dhe më bëri përshtypje. Këta po thonë kompani holandeze.

Në momentin që unë publikova dokumentat, e ndryshuan emrin e kompanisë. Dhe nga ?Integreted Energy?, e bënë Geogenix. Kompania është në “Deflandleen 1 Queen Tower”, në Amsterdam të Holandës.

Një kompani guackë që kontrollohet nga kompania bije, Almares, ku janë një shtetase ruse dhe një gjerman, të cilët kanë rreth 20-30 kompani në të njëjtën zyrë dhe ju ndërrojnë vetëm database, i ndërrojnë të dhënat.

Kompania e cila u themelua vetëm një vit përpara se të merrte inceneratorin e Tiranës, 128 milionë euro kontratë koncesionare, me 50 mijë euro.

Kurse kjo kjo Em Capital Group, që kishte ardhur nga Bullgaria kishte vetëm 5 mijë euro kapital dhe blinte për 2.2 milion dollarë.

Ndërkohë faktet i ka SPAK. Këto të mediave nuk kanë lodhje shumë. Mjafton të shkojnë tek Tatimet të kryqëzojnë faturat. Sepse ia gjetën Lefter Kokës lekët në xhep dhe korrupsionin. Por, ka edhe kompani mediatike të cilat me këto dokumenta, na vjen keq nëse do të kishte një hetim të vërtetë dhe një drejtësi, do të duhet të mbanin përgjegjësi. Unë nuk i uroj të keqen asnjë gazetari. Por, për sa kohë media është zhytur deri këtu, kjo është e papranueshme. Dhe do të thellohet edhe më keq, kjo jo vetëm për marrëdhënien e medias me qytetarin, por për atë që unë do ta quaja, korruptimin e medias duke i blerë heshtjen. Është e dhimbshme. Marrin para nga bizneset që të heshtin.

Krasta: Nga pikëpamja gazetareske duhet të jetë interesante gjithë ky qerthull zbulimi, interesash, raportesh, marrëdhëniesh të çuditshme. Ti mendon që kjo ngjarje, pavarësisht nga kapaku që i është vënë nga zhvillimet, nga aksioni që do kesh, nga gjithë këta emra që ke përmendur sot, çdo njeri do ishte shkalluar kur I del emri në një televizion.

Fundo: Nuk e bëjmë për t?i shkalluar. E bëjmë që t?iu themi misioni im është ky. Mediat dhe gazetarët duhet t?i thonë STOP kësaj dhe të fillojnë e të kalojnë në krah të qytetarëve.

Krasta: Ti mendon se kjo ngjarje do të zgjidhet? Do të bëhet e kuptueshme nga të gjitha pikëpamjet?

Fundo: Unë mendoj që ka pasur një pengesë të madhe për këtë ngjarje. Të thashë, përfshirja e madhe e palëve. Unë mendoj që problemi qëndron tek Qeveria, tek korrupsioni, tek mënyra sesi ajo ka zgjedhur që të korruptojë median. Sepse në gjykimin tim, ky është një mendim personal, pagesat e e bëra nga inceneratorët kanë një urdhër politik për të shërbyer ndoshta në fushata elektorale.

Përtej faktit që mbyllej goja e medias për të denoncuar aferën. Nga ana tjetër këto para shërbenin edhe si propagandë për Qeverinë në momente të caktuara. Por edhe Qeveria jepte një shumë të caktuar parash ndaj mediave, duke thënë ?Unë po të paguaj nga taksat e qytetarëve?./CNA.al

Tre kompanitë e Endrit Habilajt që morën qindra-mijëra euro nga inceneratorët

Dokumentet ekskluzive/ Kompanitë e inceneratorëve, qindra milionë lekë për Carlo Bollinon

Miliona për ?mercenarët mediatikë?/ Zbardhen pagesat e inceneratorëve për Baton Haxhiun

Skema korruptive e inceneratorëve/ Zyrtarët e përfshirë dhe ortakëritë me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Afera e shekullit/ 300 mijë euro në vit për Irfan Hysenbelliun dhe familjarët e tij

Inceneratorët, miliona për familjarët e Irfan Hysenbelliut/ Zbulohen të tjera dokumente

Inceneratorët blenë mediat/ Miliona euro për televizione, portale dhe gazetarë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

DOKUMENTI-Inceneratorët ?blenë? edhe Irfan Hysenbelliun/ Qindra milionë lekë për kompanitë e tij

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Lajmet e fundit nga