Connect with Us

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Politikë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Publikuar

-

CNA.al në disa shkrime të publikuara ditët e fundit ka treguar me fakte dhe dokumenta ekskluzive se kush qëndron pas kompanisë Integreted Energy BV e cila ka marrë një kontratë koncesionare prej 128 milion eurosh, për 30 vite koncesionin e landfillit të Sharrës dhe inceneratorin në kryeqytet.

Kompania u reklamua mjaft fort dhe u tha se ishte një kompani me eksperiencë, që do të hapte vende të reja pune, e të tjera si këto.

Por, ne treguam me dokumente se kompania nuk kishte asnjë eksperiencë.  Integreted Energy BV ishte themeluar në vitin 2016, të cilën mund ta lexoni këtu, nga Klodian Zoto, i cili është i njëjti që shfaqet edhe te inceneratori në Fier, në bashkëortkaëri me persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, ku shfaqet edhe ortaku i tij Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e këtij të fundit, Stela Gugallja,  si dhe një shtetas italian Ernesto Granelli.(Lexo ketu)

CNA.al ka bërë edhe një vëzhgim tjetër dhe sot me fakte konkrete do të sjellim çfarë reklamon vetë Integreted Energy BV. Përtej dokumenteve që i keni lexuar në shkrimet e mësipërme, ne sot po sjellim një tjetër fakt.

Kjo kompani nuk ka asnjë eksperiencë. Pra, nga hiçi u regjistrua në Hollandë, vjen në Shqipëri dhe merr 128 milion euro kontratë koncesionare nga taksat e shqiptarëve.(Lexo ketu)

Përtej lëvizjeve, aksionerëve dhe emrave të përfshirë, themelimit, letrave, kontratës me ministrinë e Mjedisit,  ekstraktet e nxjerra nga Qendra Kombëtare e Biznesit, dhe kontratave zyrtare, ne sot po bëjmë një vëzhgim të thjeshtë në faqen e internetit të kësaj kompanie.

Faqja zyrtare e Integreted Energy BV, tregon se ka vetëm tre projekte. Ato janë në Shqipëri, në Ganë dhe në Zimbabve.

Tek rasti i Zimbabve pati edhe një skandal publik të raportuar në media dhe projekti nuk u realizua. Ndërkohë Integreted Energy BV, deklaron se ka dy projekte, në Shqipëri dhe në Ganë. Dhe asgjë tjetër të raportuar apo reklamuar si punë të kryer apo angazhim në biznes.

LEXO EDHE:  Sondazhi-Menaxhimi i situatës pas tërmetit/ Rama përballë Bashës

Pra, ajo që u pretendua eksperienca e madhe e Hollandës, një kompani e madhe e të tjera, tashmë tregohet edhe nga vetë faqja zyrtare në internet e kompanisë Integreted Energy BV, se eksperienca ishte zero.

Është kjo kompani, e cila është e regjistruar në një rrjet guackash offshore në Hollandë, ku dhe së fundi, pra rreth dy muaj më parë, kur CNA.al zbuloi skandalin e parë në lidhje me një kompani të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtiri në bashkëortakëri me Eva Blushin, bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, ndërtuar në Bullgari, ndryshuan emrin në Geogenix BV, nga Integreted Energy BV.(Lexo ketu)

Por, mesa duket ndryshimi i emrit ka qënë vetëm për Hollandën, pasi në faqen zyrtare të internetit nuk ka ndryshuar asgjë. Por, ngelet ajo që ka qënë. Dhe atje lexohet qartë dhe kuptohet se kjo është një kompani e ndërtuar shpejt dhe thjeshtë dhe vetëm për të filluar aktivitetin në Shqipëri, e cila është reklamuar si një histori e re suksesi.

Në fakt historia fillon me Shqipërinë. Gjithçka është thënë në media, gjithçka është raportuar nga qeveria, gjithçka është thënë nga kryebashkiaku i Tiranës janë vetëm një gënjeshtër për opinionin public për të justifikuar 128 milion euro, me një proçedurë të dyshimtë, e cila ngre të gjitha akuzat e një afere të mbështetur nga politika ku janë përfshirë një zinxhir politikanësh, të cilët turpësisht nuk hetohen dhe nuk verifikohen nga asnjë institucion ligjzbatues në vend./ CNA.al

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Bindet edhe Meta/ Basha i shërben Ramës

LEXO EDHE:  Habit Murrizi/ Unë e mbështes Beqajn, pensionistët boll kanë një bukë në ditë

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Habit Murrizi/ Unë e mbështes Beqajn, pensionistët boll kanë një bukë në ditë

LEXO EDHE:  Rama i dërgon letër Llallës/Këta janë kandidatët e mi, m’i verifiko

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pas 2013-s janë rritur investimet e huaja”/ Deputetja zbulon çfarë ndodhi me rrugën Milot-Fier

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste, Evis Kushi, thotë se objektivi i qeverisë mbetet krijimi i kushteve për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Në studion e emisionit “Në fokus, Kushi tha se këto investime kanë ardhur duke u rritur pasi Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013.

“Është investimi për parkun fotovoltaik. Është investim i madh, parku më i madh me energjinë solare në Ballkan. Është një investim i konsiderueshëm që do të japë kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritja e investimeve të huaja ka qenë ndër objektivat tona. Po t’u referohemi shifrave zyrtare, pas 2013-s ka ardhur në rritje numri i inevstimeve të huaja direkte në Shqipëri. Mbetet objektivi ynë. Shqipëria ka shumë arsye për të cilat investitorët e huaj kanë interes për të ardhur në Shqipëri. Këto avantazhe që kemi krahasuar me shtetet e vendeve fqinje ne duhet t’i rrisim”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Habit Murrizi/ Unë e mbështes Beqajn, pensionistët boll kanë një bukë në ditë

LEXO EDHE:  Habit Murrizi/ Unë e mbështes Beqajn, pensionistët boll kanë një bukë në ditë

Sa i takon debatit për rrugën Milot-Fier, Kushi tha se PPP është zgjedhur për shkak të pamundësisë së financimit nga buxheti i shtetit.

“Nuk është skemë që e kemi shpikur ne. Është mekanizëm që përdoret në Europë dhe Amerikë. Rruga në fjalë kushton aq sa buxheti i shtetit nuk e përballon dot. Ne nuk mund t’i lëmë qytetarët të presin”, tha Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE