Connect with Us

Skema korruptive e inceneratorëve/ Zyrtarët e përfshirë dhe ortakëritë me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën

Denoncim

Skema korruptive e inceneratorëve/ Zyrtarët e përfshirë dhe ortakëritë me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, është një ndër më të akuzuarit në Shqipëri. Një koncesion, i quajtur edhe si afera e shekullit.

CNA.al prej më shumë se një viti ka denoncuar, në një sërë shkrimesh investigative, koncesionet e inceneratorëve, një histori që fillon në Elbasan me 22 milionë euroshkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur më pas në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë.

Personazhe me emra të ndryshuar, dhe me të kaluar të dyshimtë. Të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale, por në kompanitë e lidhura me njëra-tjetrën, nuk mungojnë edhe ish-menaxher lokalesh, juristë, persona pa asnjë aktivitet biznesi që në një moment të caktuar “shpërthejnë” dhe marrin koncesione qindra million euro, përfshirë televizione, politikanë dhe biznesmenë.(Lexo ketu)

Mediat, përfshirë dhe CNA.al kanë denoncuar nëpërmjet dokumenteve, atë që tashmë mund të quhet ndoshta afera më e madhe e 30 viteve të fundit.

Tashmë kjo temë është rikthyer në qendër të debateve, edhe pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Një mal me para, për një mal me plehra

Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri është një histori krimi dhe korrupsioni, të cilën kryeministri Edi Rama ka tentuar ta justifikojë me pastrimin e një mali me mbetje.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rama kërkon të justifikohet, vijon të mbrojë aferën e inceneratorëve, por nuk iu thotë shqiptarëve, se kjo faturë është të paktën 178 milionë euro deri në këto momente.

Pra, me tre kontratat e firmosura në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Dhe nuk ka incenerator në funksion në asnjë nga të tre landfillet, apo zonat për ndërtimin e tyre.

I vetmi incenerator ekzistues është ai i Elbasanit.

Në Tiranë, nga ana tjetër, në kodrat e Sharrës, vendoset poshtë një qese e një teknologjie të caktuar, hidhen plehrat, hidhet dhe sipër dhe plehërat mbulohen.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Është edhe më e pistë sesa duket

As në Tiranë nuk ekziston inceneratori. As në Fier nuk ka incenerator funksional. Janë me dhjetëra e dhjetëra milionë euro të paguara nga taksat e shqiptarëve.

Për të mos folur për Fierin, qytetarët e të cilëve u helmuan nga tymi i djegies së mbetjeve, ndërkohë që paguhen miliona euro, për një incenerator që mesa duket nuk funksionon.

Ortakëria në media

CNA.al ka treguar sesi pronarët e koncesionit të Inceneratorëve, kanë themeluar një kompani në Bullgari, e quajtur EM Capital Group, ku ortakë janë Mirel Mërtiri me 33% të aksioneve, Klodian Zoto me 34% të aksioneve dhe Eva Blushi, bashkëshortja e ish-drejtorit të Top Channel Ben Blushi, me 33% të aksioneve.

Më pas është kjo kompani, e cila vjen në shqipëri, dhe për 2.2 milionë dollarë blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe,dhe qe “rastësisht” ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

Nga ana tjetër CNA.al zbuloi një tjetër kompani, ku bashkëaksionerë janë Vjollca Hoxha, aksionerja e Top Channel. Ben Blushi, ish-drejtori i këtij televizioni si dhe Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, tashmë e shpallur në kërkim.

CNA.al dhe mediat e tjera kanë publikuar me dhjetëra e dhjetëra dokumente në lidhje me këtë aferë, dhe SPAK nuk mund të mjaftohet thjeshtë me inceneratorin e Elbasanit. SPAK nuk mund të ndalojë, me arrestimin e Lefter Kokës.

Historia e koncesionit të inceneratorëve, duhet hetuar fillim e mbarim. Dhe kushdo që është i përfshirë në këtë aferë, duhet të hetohet deri në fund dhe të përballet me drejtësinë./CNA.al

Kur do të hetojë SPAK, kompanitë e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, në ortakëri me inceneratorët?!

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Rama mbron aferën e shekullit/ Justifikon një mal me para, për një mal me plehra

REDAKSIONALE/ Inceneratorët, Top Channel, Ben Blushi dhe milionat që akuzojnë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Nëna me fëmijët në Gjermani/ Gjykata shqiptare i jep kujdestarinë të atit

Publikuar

-

Nga

Ana Gjokola nga Berlini solli shqetësimin e saj në redaksinë e Stop” në lidhje me një proces divorci të bërë në Tiranë, sipas të cilit 3 fëmijët i janë dhënë babait. Ky i fundit ka mbi 5 vjet, që nuk ka asnjë komunikim fëmijët.

Ana tregon, se në vitin 2015 u shpërngulën familjarisht në Gjermani, por për shkak të dhunës psikologjike dhe verbale u nda me bashkëshortin.

Tre muaj pasi burri doli nga shtëpia, Shërbimi Social merr fëmijët për 23 muaj. Ana thotë, se ka bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Ish-bashkëshortin e kthen policia në Shqipëri dhe rastësisht më vonë, zonja merr vesh, që ishte divorcuar dhe fëmijët i kishin kaluar të atit nga gjykata shqiptare.

“Unë jam Ana Gjokola, jetoj në Berlin dhe kam 3 fëmijë. Në 2015 ne vijmë familjarisht për një jetë më të mirë në Gjermani. Ama dhuna psikologjike dhe dhuna verbale nuk na la, që të jetonim bashkë. Ndahemi. Në Janar ai doli nga shtëpia, në Prill fëmijët i merr Shërbimi Social për 23 muaj. Kam bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Në Shkurt 2017 atë e ka dëbuar policia për Shqipëri. Në Dhjetor të 2017 unë i kam marrë fëmijët dhe kam rregulluar dhe letrat. Jam me letra gjermane dhe fëmijët i kam në shkollë, kanë një jetë normale. Unë aksidentalisht marr vesh, që unë isha ndarë dhe fëmijët i kanë kaluar babait. Pa asnjë lloj kontakti, pa e ditur për fëmijët, sesi janë, qysh janë, tek janë, ku janë. Ai ka thënë –“I ka braktis mami dhe ka ik me dikë tjetër.” Unë nuk i kam braktis fëmijët e mi për asnjë moment. Gjykata Shqiptare ia ka dhënë atij”, tha denoncuesja.

LEXO EDHE:  Rama duhet të trembet nga SPAK

LEXO EDHE:  Rama duhet të trembet nga SPAK

“Stop” shkoi në fshatin Allgjatë të Vaqarrit, për të takuar ish-bashkëshortin Lulëzim Feza. Por atje gjetën vëllain e tij.

Gazetarja: Si jeni? Unë jam Domenika, gazetare e Stop-it. Do kisha dëshirë të takohesha me Lulëzimin!

Vëllai: S’është këtu!

Gazetarja: Çfarë pune bën?

Vëllai: Punëtor i thjeshtë!

Gazetarja: Ndërtim? Ku?

Vëllai: Po, po!



Gazetarja: Punon në Tiranë!

Vëllai: Po!

Gazetarja: Vetëm Luli punon këtu, te shtëpia?

Vëllai: Po, Luli!

Gazetarja: Sa persona jeni në familje?

Vëllai: Gjithsej jemi 7!

Gazetarja: 7 persona! Vetëm Luli punon!

Vëllai: Vetëm Luli!

Vetë Lulëzim Feza pranon se punon punëtor dhe me pagën e tij jetojnë 7 veta, por nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fëmijët.

Kontakti im me fëmijët i fundit ka qenë përpara se të largohesha nga Gjermania.Unë kisha ditën e fëmijëve dhe më erdhi policia në darkë. Më thanë që do të kthehesh për Shqipëri. Po unë erdha këtu, kapa një avokat. Kam bërë shumë seanca gjyqi, e kam fituar. Gjyqtar kam pas Martin Dedën dhe gjyqin e kam fituar.  Psikologia nuk ka folur me fëmijët sepse nuk ka pasur asnjë lloj rekomandimi. Unë marr një rrogë 500 mijë lekë, mbaj 7 persona. Mbahet familja, si nuk mbahet familja”, tha ai./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Tani i lava duart…”, furrat e bukës pa kushte higjiene

Publikuar

-

Nga

Në kohën e përhapjes masive të Covid-19, “Stop” ka bërë një vëzhgim me kamera të fshehtë në furrat e bukës.

Ajo që bie në sy, është niveli i higjienës.

Në shumicën e furrave të bukës, tregtueset nuk përdorin doreza, duke e prekur me dorë një produkt të tillë si buka, që as lahet e as mund të dezinfektohet.

Furra 1

Qytetari: Jo, jo sa gramshe?

Shitësja: 450!

Qytetari: 450 gramshe. Ok! Bëj atë! Kështu dorezë nuk ke ti? Që të mos t’i kapësh bukët me dorë!

Shitësja: Tani i lava duart.

Qytetari: Nuk të them, që s’i lave, s’i ke të pastra, po është ajo.., mendimi. E kupton?

Shitësja: Faleminderit!

Furra 2

Qytetari: Atë rrethoren e fundit atje!

Shitësja: Kjo?

Qytetari: Sa është ajo?

Shitësja: Gjashtë!

Qytetari: 600 lekë?

Shitësja: Po!

Qytetari: Po ajo, që është si franxhollë?

Shitësja: 600 edhe ajo!

Qytetari: Jo atë! Kap atë tjetrën! Atë! Përdor ndonjë palë doreza, se kur i kap kështu me atë dorën nga ky Covidi e kështu, e kemi çikë problem!

Shitësja: Ke shumë të drejtë!

Qytetari: Ia kalofshi mirë! Mirupafshim!

Furra 3

Qytetari: Ajo, sa është?

Shitësja: 600-nd!

Qytetari: Po kjo me susam?

Shitësja: Kjo 400-nd, kjo 600-nd, këto 400-nd!

Qytetari: 400-nd?

Furra 4

Shitësja: 400-ndshe të voglat, 1 mijëshe, 700-nd e bardha.

Qytetari: Do më bësh një kështu? Vetëm të lutem vër ato dorezat se, kape kështu me dorezë, ngaqë është kjo punë e kovidit edhe…!

Shitësja: Cilën do?

Qytetari: Këtë këtu! Këtë këtu!

Shitësja: Një si kjo do?

Qytetari: Po, do na falësh, po…

Shitësja: Asnjë gjë mo, ashtu e do, ashtu e bëjmë.

Qytetari: Ngaqë kemi hequr çikë kështu.

Shitësja: Këtë do?



Qytetari: Po, atë! Urdhëro?

Shitësja: Vetëm kësaj gjëje, që s’i ruhesh dot. Buka kalon nga një dorë në një dorë, e kështu nuk ta them për ashtu hë…

Qytetari: Po ngaqë ju shkëmbeni dhe lekë…

Shitësja: Te sharra andej, po këtej, unë po të kem prekur, po të kem lënë, e kam te vetja njëherë, pastaj te të…

LEXO EDHE:  Udhëtimi surprizë i Kryeministrit/ Deputeti demokrat përplaset me krahun e djathtë të Ramës

LEXO EDHE:  “Bandat kërkojnë favore”/ Paloka sjell faktet: Rama i telefonon vetë kriminelët

Qytetari: E marr vesh.

Shitësja: Po sa të vijë tek ty ajo, e kemi ngrënë ne të parat, po s’ke me ngrënë gjë hë për hë! Urdhëro! Mos ma merr për të keq, që ta thashë!

Qytetari: Jo, jo!

Shitësja: Absolutisht nuk është, çdo njeri ka ato të vetat. Gjashtë!

Furra 5

Shitësja: Mjafton 1/4-rtën?

Klienti: Po, ashtu!

Shitësja: I bie më pak fare, po më pak fare, unë s’mund ta lë këtë!

Qytetarja: Dua dy simite nga ato të voglat, të lutem!  Ohh pa doreza hë…, kovidi vuu hë…, është e frikshme, lërë të lutem, se s’ka gjë po e marr tani!

Shitësja: Jo më jo marrim tjetër ne, 200-nd. Mbaje kusurin!

Furra 6

Shitësja: E do të prerë, apo të paprerë?

Qytetarja: Të prerë! Bo, bo, pa doreza hë…, s’i përdorni fare?

Shitësja: Jo!

Qytetarja: Fare?

Shitësja: Po ne i lajmë duart, hamë dhe ne. Për Zotin para kokës time, nuk vë njeri.

Qytetarja: Aman, se i kam frikë, se Covidi sheshit.

Qytetarja: A s’ju thonë gjë këta pronarët?

Shitësja: Do shkojnë do i blejnë vetë ato, se s’do i blejmë ne. (Dorezat)

Qytetarja: Hë..!

Shitësja: S’na thonë gjë pronarët, do na i blinin vetë them, s’do i blejmë ne. (Dorezat)

Furra 7

Qytetarja: Sa kushton të lutem?

Shitësja: 400-nd!

Qytetarja: Ndonjë dorezë, ndonjë gjë, nuk përdoret hë..?

Shitësja: Jo, po lekët s’i kapim me dorë, me dorë përdorim bukën e bankës.

Qytetarja: Djalit?

Shitësja: Djalit ia dhashë pa ashtu.

Qytetarja: Ja dhe pa doreza.

Shitësja: Po. Po e ke problem xhanëm, unë s’mërzitem.

Qytetarja: Po thjesht, ngaqë kemi frikë edhe…

Shitësja: Po frikë, po nuk merret buka, se bukën e kemi 300 gradë aty dhe s’merr, vjen nga shumë gjëra të tjera.

Qytetarja: Kur preken lekët.

Shitësja: Jo, është e vërtetë ajo, unë i laj duart dhe i mbaj shumë të pastra, shërbej bukën, pastaj vij./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Bashkëshorti ka një lidhje tjetër, shëruesja: Futi një të tundur…

Publikuar

-

Nga

Në këtë fillim viti të gjithë kemi kuriozitet për fatin tonë apo duam të zgjidhim ndonjë problem. Një qytetare ka shkuar te një fallxhore në Qerret të Lushnjes pasi bashkëshorti ka një disfunksion seksual. Sheqeri dhe fërgesa janë zgjidhjet që i jep “shëruesja” e Qerretit.

Fallxhorja në Qerret të Lushnjes

Qytetarja – Mirë se të gjeta!

Fallxhorja – Si je? Si kalove?

Qytetarja – Mirë!

Fallxhorja – Ça halli ke me burrin ti?

Qytetarja – Shkoj mirë, kur vjen puna te krevati në darkë, nuk do. Shkoj e prek, e përkëdhel…

Fallxhorja – Hë, hë!

Qytetarja – Si me ta thënë troç tani, nuk i ngrihet. Po kjo u bë kohë e gjatë dhe nuk është tani si muhabet dhe hajt po ia lëmë stresit, ose…

Fallxhorja – Sa keni të martuar?

Qytetarja – 9 vjet e gjysëm dhe mund të kemi me këtë situatë, ndoshta rreth 3 vite të themi.

Fallxhorja – Emri jot?

Qytetarja – Ana!

Fallxhorja – Po burri?

Qytetarja – Selim!

Fallxhorja – Ky është i lidhur, është i lidhur.

Qytetarja – Si është i lidhur?

Fallxhorja – I bllokuar, që mos të.., mos të bëjë kontakt. Magji me një fjalë.

Qytetarja – Ka magji?

Fallxhorja – Hë, hë…

Fallxhorja – E di Selimi, që ke ardhur këtu ti sot?

Qytetarja – Jo!

Fallxhorja – Po si do ia bësh ti?

Qytetarja – Si? Si qysh do ia bëj?

Fallxhorja – Ai ka nevojë që të hajë sheqer, do bëj fërgesë.

Qytetarja – Pse s’ia bëj dot unë ato, pa i thënë gjë Selimit?

Fallxhorja – Dëgjo tani këtu! Ke tre ditë, që do marrësh pak sheqer dhe do ta hedhësh këtu! Një sot!

Qytetarja – Hë, hë, po!

Fallxhorja – Një nesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Një pasnesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Këto duhen bërë paradite!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Ehh, acaroheni haheni për hiçgjë. Debatet e tuaja, llafet e tuaja më kupto… 3 ditë do hani sheqer nga ky! Ditën e tretë do marrësh spërkatje nga krevati ku flini! Po jo lart, merre poshtë! Dy të spërkatur edhe nxirre në rrugët pa u kuptuar! E mban mend?

Qytetarja – Po, po!

Fallxhorja – Do vazhdosh këtë dhe do shikosh edhe do komunikojmë prapë!

Qytetarja – Ok! (I jep 5 mijë lekë) Shumë faleminderit!

Një tjetër qytetare shkon tek një fallxhore në Pajovë, pasi i shoqi ka një lidhje tjetër. “Këshilla” e parë e bamirëses është, që ta tundë mirë për flokësh rivalen.

Qytetarja – Si jeni?

Fallxhorja – Ça halli ke?

Qytetarja – Burri ka një tjetër. E kam kapur vetë.

Fallxhorja – Ka tjetër?

Qytetarja – Hë, hë..!

Fallxhorja – Sa kalamaj ke ti?

Qytetarja – Dy. Si t’ia bëj, pa mirë?!

Fallxhorja – Aty, aty! Ku të vesh? Ku të ikësh? Bjer mua një robë, ça i ke atij me atë tjetrën! Ajo me burrë është?

Qytetarja – Ajo me burrë.

Fallxhorja – Paska tjetër ai nën dyshek, qëni i mutit! Nuk e kape prej lesh koke atë buçen njëherë më?

Qytetarja – Eh, po…!

Fallxhorja – Qysh, epo…?

Qytetarja – Ta kisha kapur atë unë, po…

Fallxhorja – E kapje, e tundje njëherë, tundje! Nuk të pëlqen burri jot buçe, më? Të më ndash fëmijët nga babai i vet? E tundje më njëherë, e tundje! Bjere mua! (Fotografinë)

Fallxhorja – Gomari, po s’qenka as i ri, o..!

Fallxhorja – Nuk do t’i kërkosh atij: Jo ti këtu, ti aty, se ftofet burri nganjëherë fare, kur ju thua kshu e të ikën fare.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Është edhe më e pistë sesa duket

LEXO EDHE:  Udhëtimi surprizë i Kryeministrit/ Deputeti demokrat përplaset me krahun e djathtë të Ramës



Fallxhorja – Unë të kam lëndosur ty. Pikë! Unë e di dhe mund të mos bëhet as për një femër të huaj, përveçse me … gruas së vet.

Qytetarja – Këtë, ku ta vë?

Fallxhorja – Futja në jastik, brenda!

Qytetarja – Në regull! Sa të detyrohem?

Fallxhorja – Nuk ka me detyrim.

Qytetarja – Jo, jo! Më thuaj, sa të detyrohem!

Fallxhorja – Hajt me këmbë të mbarë!

Qytetarja – Faleminderit! Shumë faleminderit!

Shëruesi në Floq (Cërrik)

Qytetarja – Si kaluat?

Shëruesi – Për kë e ke?

Qytetarja – Për vjehrrën!

Shëruesi – Ça e quajnë?

Qytetarja – Më ka gjetur belaja.

Shëruesi – Ça e quajnë?

Qytetarja – Hatixhe!

Shëruesi – Ça problemi, ça kërkon?

Qytetarja – Më ka futur në sherr me burrin. Ka 15-vjet, që i ka vdekur burri i vet, rri me ne në Itali. Kemi qenë bukur e mirë.

Shëruesi – Atje është, rri me ju ajo?

Qytetarja – Me ne.

Qytetarja – Dy rrugë ka, ose do ndahem unë nga burri, ose do martoj vjehrrën!

Shëruesi – Jo, jo, larg qoftë! Jo!

Qytetarja – Epo, do martoj vjehrrën, pra!

Shëruesi – Ka pretendime?

Qytetarja – Më ka lodhur, më futi në sherr.

Shëruesi – Të ka lodh po…

Qytetarja – Burri as fle më me mua, asnjë gjë!

Shëruesi – Ti se ke mirë burrin njëherë, në rradhë të parë.

Qytetarja – Po burri ka qenë për mrekulli, po prej asaj është bërë…

Shëruesi – Epo është bërë prej asaj, po nuk di t’i ndaj gjërat ai, t’i vendosë pikën mbi “i”, ti none e ke këtu vendin, këtu s’ke të drejtë të hysh! E ka ai fajin, që s’i jep rrugë as kështu as ashtu! Duhet me ia thënë nja dy llafe. Çfarë kuptimi ka kjo? Që fut në sherr dynjanë?…

Qytetarja – Aman më ndihmo, ta martoj!

Shëruesi – Ana ti regulloje këtë! Mbaje me vete këtë në të zezë! Kjo e ka me ty të gjithë sherrin, nuk ka me të tjerët.

Shëruesi – Këtë fute kështu, siç e ke, pa emër!

Qytetarja – Ok! Po s’është se kontrollon aq ajo.

Shëruesi – Kur të shkosh në shpi, hiqe këtë letrën me një dorë edhe rregullo trekëndëshin e vogël.

Qytetarja – Ok! Kjo është për vjehrrën?

Shëruesi – Kjo është për burrin, vjehrra ka vetëm sheqerin.

Qytetarja – Ta martoj, se më nxiu jetën!

Shëruesi – Merre këtë!

Qytetarja – Vjen burri, s’fle me mua, se…

Shëruesi – Sheqerin bëja asaj, që…,në forma të ndryshme! Merr ndonjë rrobë tënden, merr edhe gjysmë kilogramë sheqer, merr edhe një rrobë të burrit!

Qytetarja – Në rregull!

Shëruesi – Në rregull!

Qytetarja – Ok!

Shëruesi – Po i more asaj ndonjë rrobë kështu, e vesh ajo?

Qytetarja – Po mo, i vesh.

Shëruesi – E vesh, merri e një kshu ti! Sille këtu pastaj!

Qytetarja – A do ta martoj?

Shëruesi – Do ikësh një me ti.

Qytetarja – Sa të detyrohem?

Shëruesi – Asnjë gjë. Këtu s’jemi në Pazar, po ik ashtu! Këtu je për hall, s’jemi për mall!

Qytetarja – Shumë faleminderit! Të rujt Zoti! Faleminderit!

Shëruesi – Hajde këtu në orën 5 të mëngjesit!

Qytetarja – Ok!/tvklan.al

LEXO TE PLOTE