Denoncimi/ Mësuesja e kualifikuar mbetet pa punë, pikëzimi i dosjeve jashtë afatit

29 Dhjetor 2021, 20:06, Denoncim CNA
Denoncimi/ Mësuesja e kualifikuar mbetet pa punë, pikëzimi i

Nertila Toska ankohet në emisionin Fiks Fare se ka humbur vendin e punës për shkak të një padrejtësie.

Në profesion është mësuese dhe jepte mësim lëndën ?Gjuhë Letërsi? në shkollën profesionale ?Stiliano Bandilli? pak para se të humbte vendin e punës.

Znj. Toska u thotë gazetarëve të Fiksit se drejtoresha e shkollës pikëzimin e bëri jashtë çdo afati ligjor duke e penalizuar atë. Lëvizje paralele si një mësuese e emëruar në këtë shkollë nuk mund të bënte por as të dilte nga sistemi.

Ndërkohë Zyra Vendore Arsimore Berat i thotë se është paraqitur jashtë çdo afati ligjor ndaj nuk mund të kryejmë lëvizje paralele.

Vonesa ka ardhur si pasojë e mos vlerësimit të dosjeve në kohën e duhur. Sipas znj. Toska ka qenë dashakeqësia e drejtoreshës kundrejt saj qe ka sjellë këtë situatë.

Gazetarët e Fiksit takojnë drejtuesen e Federatës së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës për Qarkun Berat. Ajo thotë se shkelja e ligjit nga ana e drejtorisë së shkollës është arsyeja që mësuesja ka humbur punën.

Ndarja e orëve të mësimit nuk është bërë sipas ligjit ndaj ka lindur nevoja që një mësuese të largohet. Dosja është vlerësuar në shkelje të afateve ligjore dhe mësuesja ka humbur edhe mundësinë e lëvizjes paralele. Gjithashtu një tjetër pikë e ligjit e shkelur është zgjidhja e kontratës së punës pa miratimin e federatës.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në drejtorinë e shkollës. Drejtoresha thotë se numri i nxënësve është zvogëluar ndaj dhe një mësuese letërsie duhej të largohej nga puna.Dosjet u vlerësuan nga komisioni dhe me më pak pikë rezultoi Nertila Toska. Gazetarët e pyesin se përse vlerësimi është bërë jashtë afateve kohore?

Drejtoresha e pranon se vlerësimi është bërë jashtë afateve kohore duke shkelur ligjin. Por justifikohet duke thënë se edhe po të bëhej brenda afateve kohore Zyra Arsimore nuk do e punësonte!

Ndërkohë sipas ligjit nëse mësuesja shkurtohet nga një shkollë dosja e saj shkon në ZVA. Më pas mësuesja transferohet në një shkollë tjetër pasi ka emërim dhe kualifikimin e duhur./tch

 

Lajmet e fundit nga