LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Ujësjellësin e Tiranës/ Tenderi korruptiv i nxjerr zbuluar

24 Maj 2022, 12:52, Politikë CNA
Skandal në Ujësjellësin e Tiranës/ Tenderi korruptiv i

Tenderi për ?Shërbim, verifikim dhe vulosje e matësve? i shpallur nga Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë,  dyshohet se është zhvilluar nëpërmjet procedurave të dyshimta dhe korruptive.

Skandali ka nisur pas shpalljes së dy kompanive fituese, METRO ? Alb 12 sh.p.k dhe  kompanisë NOA.

Në bazë të një marrëveshjeje kuadër, bëhet një minikonkurrim mes dy kompanive për një volum të caktuar pune, që do të thotë, të dyja kompanitë dërgojnë sërish ofertat.

Ndërsa herën e parë gjithçka ka nisur sipas procedurave ligjore, herën e dytë ka ndodhur e kundërta.

Njërës kompani dhe konkretisht asaj  METRO ? Alb 12 sh.p.k , i janë mbyllur dyert nga Autoriteti kontraktues UKT, duke i kërkuar që ta depozitojë ofertën në protokoll.

Duke mos respektuar kështu, transparencën e minikonkurrimit që ofertat të hapen publikisht në prani të ofertuesve.

Mos hapja e ofertave në prani të palëve përbën shkelje të ligjit Nr 9643 datë 20/11/2006 ? Për prokurimin Publik? i ndryshuar  dhe konkretisht Neni 52  pika 1,2, ku shprehet se Autoriteti kontraktor i hap të gjitha ofertat në datën, vendin dhe kohën e përcaktuar. Ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre të autorizuar, që kanë paraqitur oferta, ftohen të marrin pjesë në hapjen e ofertave, çmimi i çdo oferte lexohet me zë të lartë…

Në organizimin e prokurimit të minikonkurrencës është  shkelur  Neni 35/1 i ligjit – Marrëveshjet kuadër pika 7 ku autoritetet kontraktore kanë detyrimin që të mos krijojnë mundësinë e keqpërdorimit të marrëveshjes kuadër për të penguar, kufizuar apo çrregulluar konkurrencën.

Gjithashtu është vepruar në kundërshtim me sa përcaktohet në pikën 8 të nenit 35/1 ku shprehet se në çdo rast, marrëveshja kuadër zbatohet sipas përcaktimeve të parashikuara në rregullat e prokurimit publik.

Dyshohet se e gjithë kjo skemë është përdorur për të mos dekonspiruar ofertën e kompanisë NOA.

Kompania NOA nuk është e padëgjuar për lidhje me tendera korruptivë.

CNA.al ka publikuar më herët dokumente rreth një skandali ku është përfshirë kjo kompani.

Bëhet fjalë për një çështje korruptive e prodhuar në sektorin energjitik. Faktet dhe dokumentet ngrenë dyshime se në këtë aferë të KESH-it, janë përfshirë ish-drejtori Benet Beci, apo edhe Autoriteti i Konkurrencës.

Skandali ka nisur me firmosjen e një kontrate mes KESH-it dhe kompaninë NOA-Energy për të vijuar më tej me oraret e shkëmbimit të energjisë, sidomos gjatë javëve të fundit, kur çmimi i energjisë elektrike në treg, për megavat, thuajse është ?çmendur?. Ka pasur orë piku të energjisë, mbrëmje, pra nga ora 17:00 deri në orën 21:00, që çmimi i energjisë ka shkuar deri në 400 euro megavati./CNA.al

Afera KESH-NOA dhe heshtja e të gjithëve

Afera KESH-NOA/ Drejtësia palë me korrupsion, SPAK trembet nga të paprekshmit?

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Afera KESH-NOA/ Skandali që ?fundos? të besuarin e Ramës?

Qeveria nuk ndal pagesat për klientët e saj/ Miliona për Gentian Sulën e skandalit të KESH, zbulohet ?loja? me kompaninë

Kontrata skandaloze e Benet Becit/ NOA Energy, miliona euro borxh KESH-it

Lajmet e fundit nga