LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera KESH-NOA dhe heshtja e të gjithëve

19 Tetor 2021, 09:06, Aktualitet CNA

Në më shumë se një javë, me një dosje të plotë massive dokumentash, të cilat fillojnë nga shprehja e interesit deri tek firmosja finale e kontratës, CNA.al ka sjellë marrëveshjen KESH-NOA Energy. (Lexo këtu)

Një kontratë e firmosur në muajin maj. Por, e filluar në muajin mars të këtij viti, e cila thjeshtë dhe vetëm i ka sjellë një kompanisë private disa miliona euro fitim.

Duket qartazi se ka një lëvizje të shpejtë gjatë kohës që KESH drejtohej nga Benet Beci, deri tek firmosja nga një administrator i përkohshëm. Një skandal që duhet hetuar nga prokuroria, ndoshta dhe nga SPAK.

Por, jo vetëm organet e drejtësisë deri tani kanë heshtur. Nga ana tjetër janë edhe mediat që heshtin.

Për të treguar se pse po heshtin të gjithë, po sjellim disa detaje. Në momentin kur filluam raportimin e lajmeve, ndërhyrjet në redaksinë e CNA.al ishin të forta. Gjithçka u ofrua, por ne nuk bëmë pas. Thamë se dosja do publikohej e plotë sepse e vërteta duhej të dihej nga publiku.

Që nga drejtori Benet Beci dhe ?hafijet? e tij, e deri tek Gentian Sula, pronari i NOA Energy dhe lidhjet e tij të forta me biznesin apo opozitën.

Ne nuk u ndalëm, dhe e publikuam. Por, kurrë nuk besuam se ndërhyrjet do të ishin aq të forta sa mediat e tjera do të izoloheshin dhe një rast të tillë kaq skandaloz nuk do ta raportonin fare. Qoftë dhe përciptazi.

Nga ana tjetër, përveç medias që hesht, qëndron edhe Opozita, e cila çdo ditë bën sikur ?halli i madh? është KESH-i dhe problemi i krizës energjitike e shpallur nga kryeministri, apo korrupsioni që pretendon se denoncon fort. Por, për këtë dosje hesht.

Pra, për aferën KESH-NOA, hesht Opozita, heshtin mediat, heshtin të gjithë.

Në fakt në CNA.al ka ndodhur shpesh që të heshtin me të tilla çështje. Kështu ka qënë edhe me inceneratorët. Kështu ka qënë edhe dosja e Xhemail Pasmaçiut, kështu ka qënë edhe dosja e Alfred Pezës, ligjit të Arsimit të Lartë, e shumë të tjera.

Pra, nuk ka asnjë gjë të papritur për ne. Por, është rast që përsëritet dhe duke qënë se po hesht shumica e mediave të kapura dhe Opozita, duket se çështja qenka shumë e madhe. Dhe tentakulat janë shtrirë kudo për të tilla afera, ku përfshihet media, Opozita, dhe instrumenti kryesor është Qeveria dhe institucionet shtetërore që favorizojnë të tilla kontrata abuzive./CNA.al

Pse Basha nuk flet për aferën KESH-NOA?!

SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, nga Benet Beci tek institucionet e përfshira

Lajmet e fundit nga