
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-lloj personazhesh, ku në fakt bien në sy edhe nga ata “të përkëdhelurit”, që marrin dhurata marramendëse nga babai.
Një ditë më parë, CNA.al zbardhi pasurinë e një prej zyrtarëve të administratës, Alqi Kushi, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit.
Nëna dhe babai i kanë dhuruar gjithçka Alqi Kushit.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, Kushi ka deklaruar në vitin 2014 se dispononte një apartament banimi me sipërfaqe totale 104.43 me me vlerë 10.443.000 lekë. Ai ka deklaruar se këtë e ka dhuratë nga prindërit.
Por jo vetëm kaq. Sipas deklarimit, nëna me babanë i kanë dhuruar edhe një garazh me sipërfaqe 32.47 m2 me vlerë 2.272.900 lekë, si dhe një makinë, tip "Audi A8" me vlerë 20 mijë euro.

Por, kush është Alqi Kushi?
Alqi Kushi është një ndër zyrtarët e shkarkuar nga detyra nga ish-ministrja teknike në qeverinë Rama-Basha në vitin 2017, Mirela Karabina.

Në atë kohë u tha se shkak për këtë urdhër të papritur është bërë evidentimi i dy shkeljeve të Kushit, konkretisht “shpërdorim detyre” dhe “kryerje e veprimeve arbitrare”, njofton zyra e ministrisë së Arsimit.
Shkarkimi i Alqi Kushit është bërë në fillim të qershorit të vitit 2017, por vetëm disa ditë më vonë, në 23 qershor 2017 Departamenti i Administratës Publike dhe komisioneri i shërbimit civil, rrëzuan urdhërin e ministres, duke rikthyer në detyrë të “përkëdhelurin” e babait.
“Urdhri i pezullimit të zyrtarëve të MAS nga Ministrja e Arsimit Karabina është i pavlefshëm”.-njoftonte DAP.

Por, Alqi Kushi nuk është një emër i lakuar në media vetëm për “sherrrin” në qeverisjen teknike Rama-Basha.
Ai gjithashtu është një personazh i akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për korrupsion.
Në vitin 2018, pra pasi “i përkëdheluri” i babait u rikthye në punë, Berisha akuzonte Alqi Kushin si “pronar” të regjistrave në ministri. Sipas tij, Kushi plotësonte vërtetime notash fiktive për studentë të të gjitha degëve kundrejt pagesave.

Por, edhe pse prej vitesh i punësuar në administratë, i akuzuar për jo pak “bëma dhe gjëma”, Kushi nuk paska vënë asnjë pasuri nga puna e tij. Si “i përkedheluri” i prindërve, ai gjithçka e paska dhuratë./CNA.al
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
I quajtur si “truri” i inceneratorëve në Shqipëri, Mir...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një document ekskluziv,...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuq...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
Të dy pedofilët e denoncuar nga "Fiks Fare" me audio e...
Ndërkohë që shqiptarët presin që institucionet e reja ...
Nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, CNA.al ka publikuar ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...