Në gjendje depresive/ Kafshët në Kopshtin Zoologjik në kushte të mjerueshme
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...

Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dyshonte se ishte grip shpendësh, dhe për këtë kërkon që të thuhet e vërteta.
Ndërkohë veterinerët e rrethit kanë vajtur në fermë dhe si fillim kanë dhënë një mjekim për shpendët të cilët ngordhnin në mënyrë masive çdo ditë.
Të gjendur para kësaj situate, ata kanë kërkuar ndihmën e fshatarëve që të mjekonin shpendët e sëmurë, ç’ka ka bërë që 5 prej tyre të përfundojnë në spital me temperaturë të lartë, njëri prej të cilëve i kthyer nga spitali tregon për gazetarët simptomat,
“U sëmurëm të gjithë ne që mjekuam rosat, shkuam 5 veta me temperaturë të lartë deri në 40 gradë, qëndruam në spital për 2-3 ditë”, thotë njëri prej punëtorëve.
Përballë ngordhjeve masive, veterinerët bashkë me fshatarët dhe pronarin e fermës kanë bërë groposjen e shpendëve ngjitur me rezervuarin ku mbarështohen peshq, duke hapur gropa të vogla me lopatë dhe duke groposur kadavrat.
Kur kishin mbetur vetëm 50 krerë nga 4200 atëherë veterinerët vendosën të analizojnë shpendët dy të ngordhur dhe dy të gjallë për të kuptuar arsyen e ngordhjes.
Kështu, në një fermë për 10 ditë me radhë, dhe pse kishte ngordhje masive, nuk u pa e arsyeshme analizimi, por u kërkua ndihma e fshatarëve për groposje, duke lejuar të hynte kush të donte në një fermë që kishte një sëmundshmëri të paidentifikuar, dhe duke u rrezikuar kështu banorët.
Pra ferma u la e pakarantinuar, dhe groposjet u bënë pa protokolle. Veterinerët e zonës, të cilët kanë qenë në terren që në fillim shfajësohen se e kishin të pamundur që 2 persona të mjekonin një numër aq të madh shpendësh.
Dhe se për të gjithë situatën kanë lajmëruar eprorët e tyre.
Këta të fundit, specifikisht kryeveterineri i Qarkut Fier, Andon Çuko, pranoi dështimin në menaxhimin e situatës. Ai tha se nuk duhej të lejohej askush të hynte në zonë, përveç shërbimit veterinar, ndërkohë sqaron se edhe groposja nuk është bërë siç duhet ndaj do i zhgroposin dhe rigroposin sërish.
Sapo gazetarët e Fiksit u larguan , shpendët u rigroposën në një gropë e cila këtë herë hapet me fadromë dhe larg rezervuarit.
Ndërkohë përgjigja e analizave nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë u dha pas 9 ditësh, edhe kjo përgjigje doli pasi vajti Fiksi. Shpendët dolën të sëmurë me salmonelë duke përjashtuar gripin e shpendëve.
Emisioni investigativ Fiks Fare kërkoi përgjigje nga Ministria e Bujqësisë për situatën , duke kërkuar përgjigje specifike nëse ministria ishte në dijeni të situatës , kur ishte njoftuar zyrtarisht , a u respektuan protokollet në groposje, përse nuk u karantinua ferma?
Përse u bë zhvarrosje dhe rigroposje e shpendëve të ngordhur? E mbi të gjitha kush gaboi?
Në përgjigjen e saj, Ministria e Bujqësisë pohon se zona është karantinuar që në fillim, ndërkohë që Fiksi faktoi me pamje që nuk kishte karantinim. Më pas në këtë përgjigje thuhet se groposja është bërë sipas protokollit dhe nuk përmenden zhgroposjet e më pas rigroposjet. Pra ministria nuk di se çfarë ka ndodhur në terren, por vetëm flet në bazë të letrave pa bërë kontrolle./ tch
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
I quajtur si “truri” i inceneratorëve në Shqipëri, Mir...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një document ekskluziv,...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuq...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
Të dy pedofilët e denoncuar nga "Fiks Fare" me audio e...
Ndërkohë që shqiptarët presin që institucionet e reja ...
Nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, CNA.al ka publikuar ...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestu...
Pas rezultatit “spektakolar” kundër bagëtive, të polic...
Nuk është për të qeshur, është për të qarë. Policia e ...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të ...
Një ndër kompanitë për të cilën ngrihen dyshime se është k...
Këto produkte nga informacione që "Fiksi" ka marrë hyj...
Ilia dhe Marko Koka denoncuan në "Stop" se si kushëriri i ...
Në datën 17 maj emisioni “Stop” transmetoi rastin e qy...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...