LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriminale/ Pse Olta Xhaçka punësoi motrën e Dumanit në zyrën e sekreteve?

18 Qershor 2022, 13:22, Aktualitet CNA
Kriminale/ Pse Olta Xhaçka punësoi motrën e Dumanit në
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

CNA.al ka zbuluar e Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit ka qenë pjesë e kabinetit të Olta Xhaçkës, punësuar nga ministja gjatë kohës që ka qenë e deleguar e PS në Dibër. Skandali po merr të tjera përmasa.

Pasi Nuredin Dumani është arrestuar me 29 Mars 2022 dhe pas rreth një muaji që ai ka nisur rrëfimin për dhjetra vrasje mafioze. Xhuljana Dumanin e kanë lëvizur nga pozicioni i saj në kabinet, duke e cuar në një nga drejtoritë që mban informacionet sekrete që i shkojnë ministrisë nga partnerët ndërkombëtarë.

Ndërkohë pas kësaj lëvizjeje, Xhuljana Agim Dumanin e kanë pajisur me certifikatë sigurie të Nato-s.

Kriminale/ Pse Olta Xhaçka punësoi motrën e Dumanit në

Pavarësisht se problemi nuk është vetë Xhuljana Dumani, por e njëjta sot nuk duhej të ishte pjesë e zyrës ku kalojnë të gjitha sekretet e Ministrisë së Jashtme, informacionet nga NATO, Abasadat etj.

Nga Vettingu janë shkarkuar dhjetra gjyqtarë e prokurorë vetëm se kanë pirë kafe me një person si kontakt i papështatshëm dhe e njëjta linjë duhej të ishte ndjekur edhe për Xhuljana Dumanin, mund të mos hiqej nga puna, por jo në një strukturë të tillë. 

Thelbi është i qartë, motra e një vrasësi me pagesë, ka në duar sekrete që lidhen me sigurinë ndërkombëtare të Nato-s dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.

Motra një vrasësi me pagesë ka qenë pjesë e kabinetit të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka e cila duket se ka bërë një "qokë" kriminale.

Në kohën kur vëllai i saj Nuredin Dumani, mbi të cilin rëndojnë 17 akuza ka qenë në kërkim, Xhuljana Dumani punonte në Ministrinë e Jashtme tek zyra kryesore e informacioneve të sigurisë.

Nuredin Dumani, i akuzuar për vrasjes me pagesë është emri më i lakuar sot, pasi ka zbardhur në SPAK, dhjetra vrasje mafioze.

Ndërkohë e motra, në kulmin e rrëfimeve të të vëllait për krimet makabër, është pajisur me certifikatë sigurie të Nato-s nga DSIK. Në skandal janë përfshirë she disa institucione të tjera të shtetit.

Mbi ministren Olta Xhaçka ngrihen dyshime se ka punësuar motrën e Dumanit, për mbështetje politike në qarkun e Dibrës ku ajo ishte e deleguar./CNA.al

Lajmet e fundit nga