LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e çmimeve/ “Popull dele”, çfarë po prisni tjetër, t’ju bëjnë pragun...?!

17 Qershor 2022, 17:32, Aktualitet CNA
Rritja e çmimeve/ “Popull dele”, çfarë po prisni
Foto ilustruese

Kur të gjithë prisnin që çmimi i naftës të pësonte ulje, sepse nëse i referohemi tregun ndërkombetar, nafta ka shënuar ulje, në Shqipëri ndodh e kundërta. Brenda javës nga 258 lekë litri shkon në 265 lekë litri.

Ironia nuk qëndron tek ulja në tregjet ndërkomebtare dhe rritja tek ne në Shqipëri, por tek fakti se jemi një “popull dele”, që vetem rrimë e bejmë sehir dhe grindemi nga kafeneja e lagjes duke sharë e mallkuar qeverinë. Dhe kë qeveri ! Këtë tonën që do shkojë të ndërtojë edhe Ukrainën, se këtu tek ne nuk ka çfarë bën më i bëri të gjitha.

Sipas nesh si “popull dele” , fajin na e ka qeveria, se ajo na e rriti çmimin, se këta qeveritarë janë hajdut, janë të korruptuar, janë kështu e janë ashtu. Grindemi me sho-shoqin tek kafeneja  e lagjes, mundësisht edhe të kapemi me duar dhe herë pas herë për politike të vritemi edhe me thika, por mos e dhëntë Zoti, të ngrihemi në këmbë të dalim në shesh dhe ti tregojmë vendin kujdo që është në krye dhe luan me gjakun e djersën tonë.

Por këtë e bëjnë popujt që rrinë zgjuar, popujt që s’të falin qimen.

Ne rrimë dhe pa prishur terezinë, shohim sesi na vë këmbën në fyt kjo qeveri dhe kushdo që ka drejtuar këtë vënd. Si rritet çdo ditë çmimi i naftës dhe pasurohen disa oligarkë, tani jua ka bërë Zoti rrisk edhe disa anëtarëve të bordit të marrin nga një dorë para nga këta oligarkët se helbete ju intereson të rritet çmimi.

Ne rrimë dhe nuk e prishim terezinë, sesi rritet çmimi i vajit çdo javë.

Ne rrimë dhe nuk e prishim terezinë, pavarëisht se nuk  e mbajmë më mend sa ka qenë çmimi i miellit më parë, se tani ka “fluturua”.

Ne rrimë dhe nuk e prishim terezinë kur shikojmë se po na rritet edhe çmimi i bylmetit.

Ne rrimë dhe nuk e prishim terezinë edhe kur në kulmin e sezonit blejme një kg qershi 200 lek të reja kur në fakt nga prodhuesi shitet me 30 lek të reja.

Ne rrimë dhe bëjmë sehir se presim të na luftojë korrupsionin qeveria dhe këta pushtetarë pushta që na vjedhin, shfrytëzojnë dhe pasurohen në kurrizin tonë çdo ditë, dhe mirë na e bëjmë.

Ne rrimë dhe presim se jemi “dele” dhe nuk themi gjë kur na vënë në tufë.

Ne rrimë dhe presim deri kur të na vijnë tek pragu i shtepisë, dhe , sërisht do bëjmë sehir nuk do themi asgjë kur të na i marrin mbarë me çkemi brenda.

Popull dele, që nuk di të mbrojë interesat e veta nuk di të drejtat dhe detyrimet, por bën sehir dhe pret çdo ditë sesi ia marrin shpirtin pak nga pak një grup batakçinjsh, hajdutë,  të korruptuar dhe kontrabandistë që janë të veshur me pushtet./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga