LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafikant droge apo pronar mediash?

17 Qershor 2022, 10:51, Aktualitet CNA
Trafikant droge apo pronar mediash?
Foto ilustruese

Nuk është e vështirë për t’u saktësuar kjo pyetje. Por, në median tonë, në Shqipëri, ka pronarë që marrin leje, licensa, palate, tendera, para inceneratorësh, gjithçka tjetër.

Ka dhe nga ata që vijnë nga bota e krimit dhe median e duan për t’u mbrojtur. Ka dhe nga ata që vijnë nga bota e drogës dhe pasi blenë një televizion, quhen pronarë mediash. Pasi ky televizion sekuestrohet sepse nuk justifikohen të ardhurat, hapet gjyq në arbitrazh, sepse pretendohet që janë shkelur të drejtat e një trafikanti droge, me emër dhe mbiemër të ndryshuar.

Tani, pas disa kohësh, një kriminel, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka përmendur emrin e trafikantit të drogës, se ai mund të vritej. Një gazetar i paguar nga ky trafikant droge, i cili është bërë pronar mediash, gjen një dosje. Institucionet ndërhyjnë. Duan të ndalin rrjedhjen e informacionit, sepse po abuzohet dhe në fakt jo vetëm kaq, por po nxirret sekreti hetimor.

Kujt i interesonte të dilte ky sekret hetimor?

Pronarit të medias, apo trafikantit të drogës?

Në fakt një pronar i medias, nuk do t’i interesonte shumë sekreti hetimor. Ndoshta do t’I ruante edhe etikën. Pse? Sepse do të donte që institucionet ligjzbatuese dhe SPAK-u, t’I shkonin deri në fund hetimit dhe ta kapnin porositësin e një vrasësi. Të kapnin rrjetin e trafikantit të drogës, që kërkonte të vriste një trafikant.

Në fakt nuk ndodhi kështu. Gazetari i paguar nga një trafikant droge i kthyer ne pronar mediash, publikoi dokumentat dhe institucionet ndërhynë.

Do të duhej që ngjarja të zbardhej. Do të duhej që mediat të dinin të vërtetën. Jo atë të vërtetë e cila po keqpërdoret, në interes të një trafikanti droge.

Pra, përtej asaj që quhen censurë e vënë 5 vjet, apo reagimi i gazetarëve, si protestë ndaj një vendimi prokurorësh, ka një skemë që mund të quhet mafioze. Ku janë përfshirë gazetarë dhe trafikantë droge, të kthyer në pronar mediash.

Një njeri i cili është marrë me trafik droge, ka ndërruar emrin dhe i është sekuestruar pasuria, me ligjin antimafia, nuk është një pronar mediash, por një trafikant droge. Një njeri i cili rri me bodiguardë, ka vendor gjoba dhe është shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është pronar mediash, por një trafikant droge.

Dhe abuzimi se po porositej një vrasje pronari mediash, është thjeshtë një truk mediatik, për shkak të një gjyqi apo një kërkese të hapur në arbitrazh.

Në fakt, e vërteta është se edhe në rast se personi nuk ka gënjyer, është kërkuar të vritet një trafikant droge.

Pra, hetimi duhet të vazhdojë. Të zbardhet rrjeti i trafikantëve të drogës, jo të na shitet publikisht lajmi dhe të ngrihen aludime për pronarë mediash, kur nuk janë të tillë.

Media duhet të pastrohet një herë e mirë nga të tillë trafikantë droge. Nga gjobaxhinjtë, që në fakt janë hiç, asgjë, përballë këtyre rasteve që trondisin jo vetëm opinionin publik, por po përpiqen ta mashtrojnë, ta keqpërdorin dhe për interesa të caktuara, korruptive edhe brenda sistemit të drejtësisë, nga ku ka dalë dosja dhe është përdorur nga gazetari i paguar nga trafikanti i drogës./CNA.al

Lajmet e fundit nga