SPAK përgënjeshtron veten/ Urdhri ishte vetëm për një gazetar
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani ka dëshmuar se grupe kriminale dhe një segment politik në Tiranë kanë dashur të ekzekutojnë një pronar mediash në kryeqytet. Lajmi është shpërndarë nga mediat online ndërkohë që e pyetur nga Ora News, zyra e shtypit e SPAK as e pohoi as e mohoi informacionin në fjalë duke thënë se çështja është në hetim. Përgjigja nuk qartëson nëse janë marrë masa për garantimin e sigurisë së personave të rrezikuar. Ndërkohë prokurorët e çështjes kanë udhëruar median të ndalojë publikimin e dëshmive të nuredin Dumanit.
Mediat online kanë publikuar së fundi detaje lidhur me hetimet e SPAK ndaj Nuredin Dumanit dhe grupeve kriminale me të cilat ai ka bashkëpunuar, duke evidentuar se i penduari ka rrëfyer para hetuesve edhe planin për vrasjen e një pronari mediash në Tiranë.
Sipas artikullit të publikuar në datën 15 qershor 2022, plani kriminal në fjalë del nga disa rrëfime që nuk janë në asnjë fashikull hetimor për shkak të implikimeve në nivele të larta.
Publikimi citon shprehimisht se Nuredin Dumani ka rrëfyer mbi një plan për ekzekutimin e një pronari të fuqishëm mediash, krim i cili nëse do të kryhej do të trondiste kryeqytetin.
Referuar artikullit, për këtë krim janë investuar disa grupe kriminale dhe një segment politik në Tiranë, por plani nuk është finalizuar për shkak se pronari i mediave ruhej rreptësisht, duke mos lënë pothuajse asnjë hapësirë për ta goditur.
Ora News pyeti zyrtarisht zyrën e shtypit të SPAK rreth orës 11.00 të së enjtes me 16 qershor, nëse konfirmon informacionin e publikuar online, nëse kishte hetime për planin e pretenduar nga Dumani për sulm ndaj një pronari mediash në Tiranë dhe nëse ishin marrë masa mbrojtëse për personat e kërcënuar prej këtyre planeve.
Përgjigjia e SPAK, ishte as pohuese as mohuese. Zyra e shtypit tha se “çështja është në hetim dhe nuk japim informacion”.
Përgjigja në fjalë që nuk mohon lajmin e publikuar, nuk jep po ashtu shpjegime nëse është bashkëpunuar me policinë apo struktura të tjera të sigurisë për ruajtjen dhe sigurimin e jetës të personave të përmendur.
Qëndrimi i SPAK në këtë rast duket i ndryshëm nga rastet e tjera kur pas publikimeve mediatike për çështjet që ka në hetim, ka reaguar zyrtarisht duke mbajtur qëndrimin e vet publik.
Në të njëjtën ditë, prokuroria i njoftoi gazetarëve vendimin që ka marrë për ndalimin e publikimit në media të akteve dhe pjesëve të dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani.
Vendimi i prokurorëve mban datën 14 qershor 2022 edhe pse i është dorëzuar gazetarëve dy ditë më vonë.
Në arsyetimin e urdhërit prokurorët Altin Dumani, Doloresa Musabelliu dhe Behar Dibra theksojnë se SPAK ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me personat në hetim Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të cilët kanë dhënë shpjegime për ngjarje shumë të rënda kriminale të ndodhura në vite të ndryshme.
Prokurorët e spak theksojnë se janë duke kryer veprime hetimore në lidhje me çështjen dhe për rrjedhojë është e nevojshme që të ndalohet publikimi i deklarimeve qoftë edhe në formë të pjesshme.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në punimet e Forum...
Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar mediat pas shkrimev...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar kundër vendimit të SP...
Gazetari Elton Qyno ka komentuar ditën e sotme kërcëni...
Këshilli i Lartë Gjyqësor iu është përgjigjur reagimev...
Zbardhet deklarata e ish-kryebashkiakut socialist të Vorës...
Presidenti Ilir Meta, përmes një reagimi në rrjetet so...
Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimi...
-Kurt Xhepa- deputeti gjysëm gjerman. 13 tetor 2017. ...
“Hedh gurin dhe fsheh dorën”. Ky është SPAK-u, struktu...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Të tjerë përfaqësues të LSI-së, janë denoncuar në SPAK...
Përveç debateve në parlament ka disa detaje që i shpët...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar kontrolle në B...
Deputeti demokrat Dashnor Sula, si asnjëherë më parë ë...
Lista e zyrtarëve socialistë të lidhur me drogën dhe k...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka protestuar në hyrje të...
Në askin Korçë-Dardhë, janë evidentuar probleme në rrugë, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...