LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Çmenden" tre prokurorë të SPAK-ut/ Dalin zbuluar dhe demaskojnë veten

16 Qershor 2022, 14:30, Aktualitet CNA
"Çmenden" tre prokurorë të SPAK-ut/ Dalin zbuluar dhe
Struktura e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit

“Hedh gurin dhe fsheh dorën”. Ky është SPAK-u, struktura e famshme që u tha dhe stërtha se do bëjë namin me korrupsionin dhe me krimin e organizuar.

Pasi hodhën në media, informacionin se Nuredin Dumani, është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe pasi jo vetëm dëshminë e tij por të gjithë dosjen ia dhanë medias, sot dalin e kërcënojnë.

Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra, kërcënojnë mediat.

Ata  kanë firmosur urdhërin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj tashmë të penduar të drejtësisë.

 “Burg deri në 6 vite kush publikon dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, të penduar të drejtësisë”, thuhet në urdhërin e firmosur prej tyre.

Ndër të tjera në shkresë SPAK, ka përgënjeshtruar veten, kur disa ditë më parë me anë të një komunikate për media mohonte se Dumani është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Me 13 Maj 2022, me anë të një komunikate për shtyp, të cilën do ta sjellim më poshtë, SPAK mohonte se Nuredin Dumani është bashkëpunëtor i drejtësisë.

"Çmenden" tre prokurorë të SPAK-ut/ Dalin zbuluar dhe

Sot e kanë demaskuar plotësisht, duke treguar se janë joseriozë dhe duke hedhur në opinionin publik nëpërmjet mediave tregun, bursën e vrasjeve dhe duke reklamuar biznesin e mafiozëve, po rrezikojnë t’i dështojnë hetimet, ashtu siç kanë dështuar pasi “kokat” e krimit i kanë në liri.

Deklarata kërcënuese e SPAK

"Çmenden" tre prokurorë të SPAK-ut/ Dalin zbuluar dhe
Prokurorja, Doloreza Musabelliu

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim", kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "Mbajtjes pa Ieje të armëve luftarake me pasoja të rënda", "Grup i strukturuar kriminal", "Vrasjes në rrethana të tjera eilësuese", kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "Vjedhjes me armë" kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, "Vjedhjes me dhunë", kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal etj, parashikuar nga nenet 78/2, 79.dh, 278/1, 140, 139 28/4, 333/a, 334 etj., të Kodit Penal. Në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë deklarime të shtetasit Henrik Hoxhaj (në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë) si dhe Nuredin Dumani (në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë).

"Çmenden" tre prokurorë të SPAK-ut/ Dalin zbuluar dhe
Prokurori Altin Dumani

Në këto deklarime shtetasit Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani kanë dhënë shpjegime për shumë ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në vite dhe vende të ndyshme.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me shtetasit H. H dhe N.N. Deklarimet e këtyre shtetasve kanë vlerë provuese dhe janë shumë të rëndësishme për hetimin.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre deklarimeve si dhe nevojën që këto deklarime të mbulohen nga sekreti del e domosdoshme që të urdhërohet ruajtja e sekretit të tyre deri në përfundim të hetimeve paraprake. Gjithashtu sekretit duhet ti nënshtrohet edhe marrëveshja e bashkëpunimit e lidhur ndënnjet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunetorit të drejtësisë, shtetasit Henrik Hoxha si dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, shtetasit Nuredin Dumani.

"Çmenden" tre prokurorë të SPAK-ut/ Dalin zbuluar dhe
Prokurori Behar Dibra

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e deklarimeve të dhëna prej ketyre shtetasve, fakti se jemi në fazën e hetimit paraprak, intensiv dhe po kryehen shumë veprime të tjera hetimore në drejtim të personave që po hetohen si dhe në respektim të të drejtave të viktimave të të veprave penale, lind e nevojshme që të ndalohet publikimi i këtyre deklarimeve qoftë edhe i pjsesshëm nëprëmjet shtypit./CNA.al

"Çmenden" tre prokurorë të SPAK-ut/ Dalin zbuluar dhe

"Çmenden" tre prokurorë të SPAK-ut/ Dalin zbuluar dhe

Lajmet e fundit nga