LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë

15 Qershor 2022, 19:55, Aktualitet CNA
Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë
Evi Kokalari

CNA.al prej disa ditësh ka denoncuar me fakte dhe prova tentativat e Evi Kokalarit, apo siç njihet ndryshe Evi Angelakis, për të përçarë PD.

CNA.al pasi shkrojti për lobimin që Kokalari ka bërë për emërimin e Flamur Nokës si sekretar i pergjithshëm i PD, denoncoi edhe lidhjet e Kokalarit me Erion Veliajn apo edhe shënime të tjera në lidhje me situatën brenda opozitës.

Por çfarë ndodhi?

Kokalari në profilin e saj në Facebook, në datën 5 qershor ka bërë një postim, ku ka tentuar të justifikojë lidhjet e saj me Veliajn, e duke thënë se bashkëpunimi me kryebashkiakun e Tiranës ka qenë vetëm për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë pandemisë.

Por në mbyllje të postimit të saj Kokalari nuk mund t’i kursejë ofendimet ndaj nesh. Ajo na ofendon me fjalën idiot dhe se askush nuk duhet sipas saj të na hedh qyrret.

“Oh, CNA nxjerr faktet e lidhjeve të mia me Erion Veliajn. Mëkati im qënkërka se Veliaj më dha djemtë e Bashkisë që të shpërndanim kuti ushqimesh që Fondacioni Kokalari dhe Bardha po i dërgonin familjeve në nevojë gjatë pandemisë, dhe rasti i dytë kur Veliaj më dha zjarrëfikëset që ti përshëndesnim mjekët dhe infermierët e infektivit, ashtu siç e bënim në New York. Të dyja këto info i kam bërë publike në faqen e Fondacionit Kokalari. Aman, mos ja hidhni më qyrret (më falni për shprehjen) këtij idioti”, shkruan Kokalari në postimin e datës 5 qershor.

Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë

Ndërsa në datën 6 qershor, CNA.al ka publikuar një shkrim me titull: “Foto- Si bën biznes Evi Kokalari për një takim me Grenell/ Del mesazhi”. Këtë shkrim ne e kemi shpërndarë në faqen tonë zyrtare të Facebook-ut, ndërsa zonja Kokalari na ofendon me fjalë fyese, duke na quajtur injorat, pasi sipas justifikimit të saj ne nuk dinim ligjet në SHBA për lobimet.

Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë

Ndër të tjera në koment ajo shkruan: “Injoranca jote s’ka fund dhe s’mund ta ndash biznesin e pisët nga akte normale, sepse ti vetëm pisllik njeh”.

Në po të njëjtin postim, Evi Angelakis, përveç ofendimeve, si idiot, njerëz të vodektë e të tjera si këto, hedh edhe akuza të pabazuara për financimet.

Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë

Ndër të tjera ajo shkruan në koment në datën 6 qershor: “Qofshi mirë, dhe vazhdoni gërmoni , por integriteti im ngelet gjithnjë i paprekshëm. Oh, kam ndërmend të punoj sërish në fushatën e Trump dhe të ngrej fonde për të. Atë bëra dhe në fushatën e fundit, por injoranca jote s’ka fund dhe s’mund ta ndash biznesin e pisët nga aktet normale, sepse ti vetëm pisllik njeh”.

Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë

Në datën 9 qershor, Kokalari ka bërë një tjetër postim në faqen e saj në Facebook, ku komenton sondazhin e hapur nga CNA.al. Në këtë sondazh, ne pyesnim qytetarët nëse ishin pro apo kundër sulmit të Kokalarit ndaj FRPD. Por zonja në fjalë, e keqkuptoi dhe e interpretoi sikur sondazhi jonë ishte nëse ajo ishte në sulm ndaj të rinjve të FRPD.

Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë

Në këtë postim, ajo ofendon editorin e CNA.al, Elvi Fundo, duke shkruar ndër të tjera: “Hilarious!! Sondazhi i Fundorrinës nëse jam në sulm kundër FRPD? 147 VOTA-71% jo. Faleminderit të gjithëve”.

Po ashtu, edhe në një postim të datës 10 qershor nga editori i CNA.al Elvi Fundo në profilin e tij, Kokalari ka replikuar me këtë të fundit, duke e ofenduar në çdo fjalë të saj.

“Duhet të kishim lobuar, s’do të thotë kam lobuar. Në fakt,vetëm një njeri pa tru nuk e kupton shpifjen tënde”.

Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë

Në datën 12 qershor, Evi Angelakis na drejtohet me një tjetër fyerje, ku CNA.al e quan si portal mediokër, ndërsa na akuzon se ne i merrnim shkrimet e gatshme nga Geri Kokalari, një persona që ne as nuk e njohim se kush është.

“Këto sulmet masive të Belind Këlliçit nëpërmjet portaleve mediokër si CNA, në bashkëpunim të ngushtë me Gary Kokalarin dhe Bleona Qerretin, thjeshtë tregojnë dëshpërim të thellë.

Po, po! Shumicën e artikujve të fundit kundër meje tek CNA i ka shkruar G. Kokalari, që në lojë e ka sjellë pikërisht Belindi”, shkruan Kokalari në postimin e datës 12 qershor.

Ja kush është Evi Angelakis e vërtetë

Të githa këto, tregojnë thjesht dhe vetëm, fytyrën e vërtetë, se kush është konservatorja Evi Angelakis. Një njeri që nuk njeh etikë, dhe përballë fakteve, nuk zgjedh të përgjigjet, por të fyej dhe ofendojë, në komente apo postime, ku të mundet./CNA.al

Lajmet e fundit nga