LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Prokurorinë e Tiranës/ Tjetërsimi i pronave, nuk preket “bosi i mishit”?

15 Qershor 2022, 18:43, Aktualitet CNA
Skandal në Prokurorinë e Tiranës/ Tjetërsimi i pronave, nuk
Prokuroria e Tiranës

Katër persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë së një qytetari.

Dy nga personat që janë vënë nën hetim, janë të punësuar pranë ASHK-së, ndërsa një tjetër te Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Personat në hetim janë Lediana Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili.
Lediana Bardhi ka qenë ish-kryeregjistruese në hipotekën e Tiranës dhe është kallëzuar më parë dhe nga KLSH.
Raimonda Dashi ka qenë Drejtoreshë e Hipotekës në Durrës dhe ka dhënë dorëheqjen pas kërkesës së Lames.
Ndërsa Thanas Leka punon si drejtor në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Qendër.
Përtej këtij njoftimi prokurorie, ngjarja është më e thellë se kaq.

Prokurori Bledar Valikaj ka vënë nën hetim katër zyrtarë dhe personin që dyshohet se ka përfitues përmes këtyre zyrtarëve nuk e ka prekur.
Personi, emri i të cilit lakohet në vendimin gjyqësor të datës 10.06.2022, është biznesmeni apo “bosi i mishit” Luan Leka.

Skandal në Prokurorinë e Tiranës/ Tjetërsimi i pronave, nuk
Luan Leka

Në këtë pikë hetimet janë të dyshimta.
Luan Leka është paditur se ka përfituar në mënyrë të dyshimtë, pa patur dokumenta ligjore, pronën me numër.2/527/ND-NI,vol.29, fq..51, 1,1, Sip 97.7.

Regjitrimi i pasurisë prej 97.7 m2 është bërë nga shtetasja Lediana Bardhi ish drejtoresha e hipotekës së Tiranës në kohën kur është regjistruar prona, jo vetëm në kundërshim me Ligjin, por me përdorimin e dy dokumentave të falsifikuara: Me urdhërin Nr.3034 datë 02.12.2015 për hapjen e kartelës e KPP, për sipërfaqjen ndërtimore 7.7 m2 në favor të pronarit Luan Leka dhe regjistrimin e pasurisë së mësipërme në vol. 29, 51, z.k 8250.
Ky urdhër është përpiluar me datë 02.12.2015 kohë kur të kallëzuarit Luan Leka me datë 37.11.2015, i ishin regjistruar dhe lëshuar më firmën e Lediana Bardhit dokumentat e pronësisë si certilikatë për vërtetim pronësie Nr. 1231507 të pasurise, me sipërfaqe 97.7 m2 së bashku me kartelën e kësaj pasurie me Nr. 011356 datë regjistrimi 27.11.2015 si dhe hartën treguese.

Ish kryeregjistruesja, Lediana Bardhi, në përmbajtjen e urdhërit të saj dhe të dokumentave të regjistrimit të pasurisë si çertifikatë, kartelë e hartë treguese e ka regjistruar në ndryshim me përmbajtjen e dispozitivit të vendimit Nr. 10095 date 3.12.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pasi kjo pronë është bërë edhe më herët objekt në Gjykatë.

Në këtë vendim kemi disponim për njohje pronar të të kallëzuarit Luan Leka për "sipërfaq0en 97.7 m2 të katit përdhe.

Sipas prokurorit Bledar Valikaj, Bardhi, ka konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve", të parashikuara nga Neni 186/3 i Kodit Penal.
Rajmonda Dashi është akuzuar se ka konsumuar veprën penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga neni 248 te K.Penal.

Skandal në Prokurorinë e Tiranës/ Tjetërsimi i pronave, nuk
Bledar Valikaj dhe bashkëshortja e tij Ermonela Felaj

Thanas Leka si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 të K.Penal aktualisht me detyrë pranë DP AshK.
Dhe Dario Vasili si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 te K.Penal aktulaisht pa punë.
Pra janë akuzuar personat që dyshohen se kanë tjetërsuar një prronë, ndërsa personi që ka dërguar dokumentat të dyshuara të falsifikuara, siç pretendohet në këtë rast, nuk është prekur nga Prokuroria, duke regjistruar kështu një tjetër skandal në organin e akuzës.
I ashtuquajturi prokuror, që s’ka mbaruar as Shkollën e Magjistraturës, por që ka gruan me partinë në pushtet dhe nënkryetare Kuvendi, ‘bosin e mishit”, Luan Leka, nuk e ka përfshitë fare në çështje.
Zyrtarët që i regjistruan pronën kundërligjshëm janë nën hetime, ndërsa ai që ka marrë pronën, nuk është nën hetim./CNA.al

Lajmet e fundit nga