LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjergj Luca “skanon” politikën/ Cili është krimi më i madh në Ballkan dhe leksioni për të rinjtë

15 Qershor 2022, 11:10, Aktualitet CNA
Gjergj Luca “skanon” politikën/ Cili është krimi
Gjergj Luca

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka bërë një analizë të situatës politike në Ballkan.

I ftuar në “Politiko”, Luca theksoi se politika në Ballkan është e ndarë në tre grupe. Një grup që është më i madhi, sipas tij janë personat e korruptuar nga të gjitha anët, së dyti janë ata që nuk dinë çfarë janë vetëm presin ku do “hidhen” dhe së treti ata që duan të bëhen lider.

Më tej, ai theksoi se përtej çdo krimi të bërë në Ballkan, krimi më i madh është korrupsioni.

Më tej, ai deklaroi se “fushë beteja”, është ekonomia. Ai dha një leksion të fortë edhe për politikanët e rinj, ndërsa theksoi se nëse duan të bëhen lider, duhet që puna e tyre të jetë ekonomia. Të shpëtojnë ekonominë.

Unë mendoj që në pjesën e Ballkanit politikanët janë ndarë në tre grupe kryesore, dhe janë të gjithë njësoj. 60%, për të mos thënë 70% janë të korruptuar nga të gjitha anët, të majtë e të djathtë, lart e poshtë, janë njerëz që gjejnë gjuhën me djallin për të shtuar pasuritë e veta. Ata që janë në pushtet për të shtuar pasuritë e veta ata që duan të vinë në pushtet, dhe pjesa tjetër që nuk iu intereson fare as ekonomia, as vendi, por iu intereson që të peshkojnë nëpër ujëra të turbullta.

Një pjesë tjetër, rreth 20% nëpër partitë politike të Ballkanit, janë njerëz që nuk dinë çfarë janë, kanë marrë kanë hedh gurin te partia si te radha e qumështit  që presin momentin për të ec përpara për të kap ndonjë pozicion, e pastaj të shohin nga do marrin.

Një 10-15% janë njerëz që partitë kanë bërë një tentativë për mua shumë të mirë, që kanë marrë njerëz nga shoqëria civile, specialistë, si puna e profesorit, dhe ata njerëz janë apolitikë. Ata janë njerëzit më të saktë, në të gjithë administratën e Ballkanit. Por, përballë kanë administratën  që për mua është shumë për të dëshiruar sepse është e shkatërruar nga korrupsioni dhe për mua korrupsioni është krimi më i madh sesa të gjithë krimet e tjera që dalin në Ballkan.

Tani dalim tek politikanët, tek ajo përqindja e vogël e politikës që duan të bëhen lider.

Dhe në Ballkan, këta që duhet të bëhen lider, që për fatin tonë të mirë në këtë moment ka, janë të ndarë për mua në dy pozicione. Një pozicion është i politikanëve që thonë të vërtetën dhe e thonë nëpërmjet punës. Dhe puna e tyre është ekonomia.”-tha Luca.

Gjithashtu Luca tha se historia e luftës në Ballkan, është e shkuar dhe sot vëmendja duhet të jetë tek ekonomia.

Dhe një grupim tjetër është i politikanëve që duan të penetrojnë dhe të komandojnë duke pasur parasysh si motiv bazë demagogjinë.

Njerëz që nuk marrin pjesë në këtë nismë, që është nismë për të shpëtuar të gjithë ekonominë e Ballkanit, për mua janë njerëz demagogë që duan të penetrojnë, të sundojnë politikisht mbi plagët e krijuara të njerëzve nga hallet dhe nga sikletet e ndryshme të Ballkanit, që kanë pasë.

Dhe këta njerëz për mua nuk kanë për t’u bërë asnjëherë lider, në rast se nuk kuptojnë se historia e luftës është mbyllur në ish-Jugosllavi. Historia e luftës I takon të shkuarës dhe sot është historia e ekonomisë. Dhe kush sot arrin të fitojë betejën me ekonominë, është lideri I popullit të vet.”-theksoi Gjergj Luca./CNA.al

Lajmet e fundit nga