LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lapsusi në postimin e Zelenskyyt/ Ironizon gazetari: Gabimi u korigjua, ja çfarë do lexoni tani

15 Qershor 2022, 17:19, Aktualitet CNA
Lapsusi në postimin e Zelenskyyt/ Ironizon gazetari: Gabimi u korigjua, ja
Edi Rama, Volodymyr Zelenskyy dhe Dritan Abazoviç

Në një postim në rrjetin social Facebook, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka publikuar një video gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dhe Dritan Abazoviç.

Ajo që ra në sy ishte një lapsus nga zyrta e shtypit të Zelenskyyt, ku Ramën e “emërtonte” si kryeministër të Malit të Zi dhe Abazoviç kryeministër të Shqipërisë.

Gazetari Ylli Dylgjeri, në një postim në Facebook, e ka ironizuar këtë lapsus, teksa shkruan se gabimi u rregullua dhe tashmë do lexoni “Kryeministri i Malit me të Zeza i korrupsionit...Edi Rama”

“Ndreqje gabimesh

Zyra e shtypit e Zelenskit ka korigjuar njoftimi e takimit te sotem.

Si eshte:

Ne vend te fjales Kryeministri i Malit te Zi ...

Duhet te lexoni:

Kryeministri i Malit me te Zeza i korrupsionit...Edi Rama”, shkruan Dylgjeri./E.K-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga