Sekuestrohen 14 apartamente e 5 ndërtime pa leje në Durrës
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka sekuestruar 1...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për pjestarët e 4 grupeve kriminale, që realizonin trafik të paligjshëm të klandestinëve.
SPAK njofton se personat e arrestuar nga operacioni “ASTROLABIO”, janë pjesëtarë të 2 grupeve kriminale në Itali, një në Shqipëri dhe një tjetër në Turqi.
Rezulton se ata kryenin kontrabandim të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së, duke marrë në shëkmbim pagesa që shkonin deri në 10 mijë euro.
Nga hetimet e kryera në Shqipëri janë dokumentuar 7 episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.
Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar dhe janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë toksore dhe nëpërmjet detit.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.06.2022, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur kërkesën për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për çështjen penale nr.148 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjad Myrtaj, Roland Ramadani, Zamir Muliu, Klajdi Kondo (Meto), Fatjon Kocllari, Kristjana Sako, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatos Dusha, Klodian Gjikondaj, Fatjon Belaj, Klement Latifaj, Robert Hysa, Erjol Lleshi, Mohamed Abdurrahim Sherif, Abu Ahmed Sulltan, Saber Saber, Yahia Kamal Kamil Yussef, Mustafa Hysein Koseoglu, Yalcin Ali Hanci dhe Iranian Vailollah Abdollah Mamushli të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”’, parashikuar nga nenet 298, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Autoritetet gjyqësore Shqiptare, Italiane dhe Greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipëri; Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Leçes, Itali; si dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi; me koordimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL; kanë zhvilluar hetime njëkohësisht në tre shtetet pjesë e skuadrës dhe në disa shtete të tjera.
Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjestarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së. Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5000 deri në 10000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë toksore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.
Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë toksore dhe nëpërmjet detit.
Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e SPAK./ B.A. - CNA.al
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka sekuestruar 1...
Propozimet për ndryshime në ligjin për bujqësinë, të ...
Njerëzit nuk kanë më interes për lajmet. Lajmi u prish...
Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës do udhëtojë në juglindj...
Gjatë konferencës për shtyp lidhur me rekomandimin e K...
Pas denoncimit të bërë një ditë më parë nga CNA.al, në lid...
KLSH ka zbulon shkelje me tendera në vlerën e 1.4 mili...
Sot Lutfi Dervishi provokoi me një status te vetin duk...
Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, se reforma në ...
Analisti Armand Shkullaku ka komentuar konferencën e o...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar për vendi...
Nuk është e vështirë për t’u saktësuar kjo pyetje. Por...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka rikthyer në vëmend...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis N...
Mbi 33 mijë maturantë në mbarë vendin do i nënshtrohen...
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, është shprehur se ...
Gazetari Arian Çani, ka bërë një deklaratë të fortë, t...
Nxjerrja e sekreteve hetimore është përgjegjësi e Prok...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Presid...
Pas kërcënimeve që iu bëri gazetarëve për mospublikimi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...