Situata në ishullin e Sazanit/ Rama ironizon Kryemadhin: Llafe, s’kanë sy të shohin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën...

Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Në emisionin “Pikat mbi i”, Lala tha se Dumani nuk mund të nxjerrë emra politikanësh, pasi sipas saj, “ligji thotë se dëshmia duhet të jetë e shoqëruar me prova të tjera. Nuk mund të flasë në ajër. Dëshmia e tij do duhet të përputhet minimalisht me një të dhënë tjetër”.
“Në informacionet që unë disponoj, Dumani nuk ka dhënë një dëshmi të vetme. Dëshmia e parë është dhënë në shtratin e spitalit, ku ishte shumë i rrezikuar, madje edhe sot është i rrezikuar, pasi plumbin e ka në mushkëri dhe do të jetojë me atë plumb sa të ketë jetë. Në disa nga dëshmitë e tij, rezulton që Nuredin Dumani nuk ka folur për porosi të marra direkt nga politikanë, por në mënyrë indirekte. Pra, për një politikan të caktuar, ka thënë se nga persona të dytë e tretë, më kanë thënë se X politikan ka pasur interes për të kryer një ngjarje. Deri më tani, kështu janë dëshmitë e tij. Deri tani jemi në këtë situatë, ka folur për të dhëna të marra në mënyrë indirekte. Ka folur edhe për ekzekutime, ku ka dhënë akuza direkte. Vetë rezulton të jetë i përfshirë në 10 vrasje. Në vrasjen e vëllait të Talo Çelës, ai thotë se ka shkuar vetë me dy bashkëpunëtorë dhe donte ta vriste vetë me duart e tij, me pistoletën që i kishte dhënë vetë Talo Cela, por pistoleta nuk i ka shkrepur.
Ato që thotë Nuredin Dumani, përkojnë katërcipërisht me pamjet filmike të kësaj vrasjeje. Ka folur dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ku ka qenë pjesëmarrës vetë. Ka ngjarje, ku nuk ka qenë në rolin e ekzekutorit, por të organizatorit. Unë e shikoj atë si një çelës, sepse ai flet për ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Elbasan, Durrës, Lezhë, Shkodër. Ne kemi dosje hetimore që janë konkrete. Prokuroria ka tërhequr 20 dosje nga prokuroritë e rretheve, sepse përkojnë me këtë ngjarje. I penduar është edhe bashkëpunëtori i tij. Për vrasjen e Elton Kiles, aty ku Dumani shkoi të bënte atentatin e fundit dhe mbeti i plagosur, jep dy emra se nga e ka marrë porosinë. Në dijeninë time, SPAK e ka ripyetur në dritën e fakteve të reja. SPAK do duhet të tregojë integritetin e vet si institucion, pikërisht aty ku preket politika. Së pari, do duhet të mos intimidohet, të kryejë hetime të thelluara.
Nuk mendoj se do të ndodhë, që Dumani të nxjerrë emra, sepse ligji thotë se dëshmia duhet të jetë e shoqëruar me prova të tjera. Nuk mund të flasë në ajër. Dëshmia e tij do duhet të përputhet minimalisht me një të dhënë tjetër. Nuk është e lehtë të manipulohet një dëshmitar, sepse një dëshmi e vetme nuk ka vlerë para ligjit.”-tha Lala./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore për e...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një prononcim...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me raportimet në ...
Gazetari Andrea Danglli ka publikuar një rast të papre...
Situata në ishullin e Sazanit vijon të jetë mjaft krit...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar sit...
Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në ishullin e Saza...
Pas më shumë se një muaji, kompozitori i njohur Limos Dizd...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë informaci...
Situata mbetet shqetësuese në Ishullin e Sazanit. Zjar...
Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë mbi firmosjen...
Lëkundjet e tërmetit vijojnë në Shqipëri. Sërish janë ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pa...
Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një foto në rrug...
Zjarri në ishullin e Sazanit po përhapet me shpejtësi ...
Pas zgjedhjes së presidentit, duket se kryeministri Ra...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e p...
Aktivistja Evi Kokalari, ndoshta e mbetur pa punë në S...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...