LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë”/ Berisha, akuza të forta ndaj Ballës dhe Bardhit

31 Maj 2022, 14:55, Politikë CNA
“Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë”/ Berisha, akuza
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, duke e quajtur atë Dumani politik i bandës së Elbasanit.

Berisha shkruan se Balla së bashku me Gazment Bardhin janë përgjegjës kryesorë politikë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër personave në Elbasan.

"Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë!

Miq, dje denoncova ne parlament Taulant Bego Yaris si Dumani politik i bandes se Elbasanit, i cili ka me kapot dhe anetaret e kesaj bande te qeverise qindra telefonata, te cilat faktojne se ai eshte anetar kryesor politik i saj.

Perveç kesaj akuzova Taulant Bego Yaris se ai sebashku me Gaz Bardhin jane pergjegjes kryesor politik te vrasjes se Dr. Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes te kater njerezve ne Elbasan.

Natyrisht dje une nuk thashe asgje te re por vetem ato qe dihen nga te gjithe.

Mirepo interesant eshte fakti se ne mbrojtje te Dumanit te Parlamentit brofi Skapi i partise te dale i pari duke perdorur per kete Dumanin e penduar te drejtesise. Sipas rrjedhjes selektive nga SPAKU i partise te deshmive te Dumanit te penduar, Ballen e shpetoi ai per akuzen e padrejte qe nje pjese e bandes i bente Tauland Bego Yaris sikur ky i fundit kishte ideuar vendosjen ne garazhin e Manhasve te armes me te cilen ishte vrare nje anetar i bande.

Taulant Bego Yaris e kishte bere kete per te akuzuar Manhasat sikur ata ishin vrasesit e viktimes dhe te provokonte keshtu hakmarrje ndaj tyre.

Por sipas Dumanit te qelise ai vrasesi serial i 12 njerezve kishte nderhyre dhe zbardhur faqen Dumanit te Parlamentit. Por cili ishte shperblimi qe Dumani i qelise mori nga Dumani i Partise per sherbimin qe beri ajo nuk ka rendesi!!

Ne te vertet Dumani i qelise me deshmine e tij vetem sa provoi akuzat e mia dhe fundosi perfundimisht Dumanin e Partise.

Kjo se pari sepse deshmia e Dumanit tregon qarte se deputetit Bego Yaris ishte aq i perzier me bandat sa qe ato nuk nguronin ta akuzonin per skenare e kurthe kriminale mafioze.

Sipas Dumanit, Taulant Bego Yaris ishte nje me bandat dhe operacionet e tyre kriminale. Ne kete rast Manhaset nuk akuzuan Don Lalen por Taulant Bego Yaris per vendosjen e armes se krimit ne garazhine tyre.

Se dyti une dje nuk e akuzova Bego Yarisin se ka ideuar vendosjen e armes se krimit  ne garazhin e Manhasve por e akuzova se ka qindra telefonata me anetaret dhe boset e bandave  te Elbasanit dhe se eshte direkt i  implikuar politikisht ne vrasjen e Dr Xhuvanit.

Fakti qe pohon Dumani i qelise me te cilin zgjodhi te mbrohet Dumani i Partise vetem sa provon me shume lidhjet e Bego Yarisit me banden e cila kishte ate  nje anetar te vetin. E verteta eshte se Dr Xhuvani u vra ne preplasje me arme te bandes elektorale te Taulant Bego Yaris me kundershtaret politik qe mbeshtesnin  PD.

Perveç ketyre gjuha shkon aty ku dhembe dhembi!

Dje Dumanit te parlamentit perveç Dumanit te qelise i doli zot edhe Gaz Bardhi bashkpergjegjes ne pergjakjen e Elbasanit ku mbeti i vrare Dr Xhuvani dhe te plagosur 4 te tjere.

Edhe reagimi i Bardhit ishte si klithma e atij qe bertet mos kujtoni se jemi ne pergjegjes per gjakun e derdhur ne Elbasan. Ky eshte vetem fillim me shume do te degjoni! sb", shkruan Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga