Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili tregon se motra e Nuredin Dumanit, Xhuljana Dumani është pajisur me certifikatë sigurie nga DSIK.

Zonja në fjalë, mund të punonte në çdo strukturë të shtetit patjetër, se mund të ketë eksperiencë, shkollë e të gjitha, por kurrësesi në një strukturë sekretesh, pasi këtë e ndalon ligji.
Që të marrësh certifikatën e DSIK-së, duhet të vërtetosh pastërtinë e figurës dhe të kontrollohet trungu i familjes. Ndërkohë që, zonjusha në fjalë, ka pasur vëllain me probleme, të shpallur në kërkim prej kohësh, pra jo të arrestuar tani së fundi.
Pasi procedura është ndjekur për një afat të gjatë. Nga ana tjetër, është çuar motra e Nuredin Dumanit nga ministrja Olta Xhaçka, fillimisht në kabinetin e saj, më pas është marrë është çuar në zyrën kryesore, ku kalojnë të gjithë informacionet e klasifikuara, të gjitha sekretet që vijnë nga ambasadat, nga institucionet ligjzbatuese, nga marrëdhëniet me ndërkombëtarët apo edhe NATO.

Shumë struktura janë përfshirë në këtë skandal, pasi nuk është vetëm një qokë e bërë nga ministrja Xhaçka kur ka qenë e deleguar në Dibër, sepse ndoshta i duhej Dumani për disa vota.
Ndoshta i bëhej vrasësit një qokë që nesër t’i kthehej në benefit politik, por Olta Xhaçka, ka futur në institucion dhe punësuar në një strukturë delikate motrën e një vrasësi. Nuk ndalohesh të punësohesh nga biografia, aspak, por nuk nuk mund të punësohesh dhe të jesh në të tilla zyra. Pasi ka bërë stazhin në kabinetin e Olta Xhaçkës, Xhuljana Dumani ka shkuar në një nga zyrat më delikate të Ministrisë së Jashtme.
Që të marrësh certifikatën e DSIK-së, një institucion që është direkt në varësi të Kryeministrisë, ka disa hapa dhe shumë procedura. DSIK nuk merret dot nga çdokush, por duhet të verifikohesh.
Verifikohesh personalisht, trungu jot, vëllezërit, motrat, rrethi i afërt familjar, kontaktet e të tjera si këto.
DSIK-ja ka çuar me qindra letra në Vetting dhe ka zbuluar se, prokurorë e gjyqtarë duhet të ikin se kanë pirë kafe me filan person apo kanë lidhje të papërshtatshme me “Y” person, apo ka shkuar në filan vdekje, apo vëllai ka kryer një vepër penale është përplasur me dikë me thikë, dhe kanë ikur. Pse? Sepse ky është standart.
Ndërsa motra e Dumanit merr certifikatë nga DSIK-ja. Në skandalin e Olta Xhaçkës, jo vetëm për punësimin, por për emërimin në një strukturë sekretesh motrën e një vrasësi, nuk është përfshirë vetëm DSIK-ja por janë disa institucione, pasi për ata që nuk e dinë, që të marrësh certifikatën e DSIK-së krijohet një komision, ku ka përfaqësues nga disa institucione, siç është SHISH, SHIU, AMF, Policia e Shtetit e të tjerë.
Pra një grup institucionesh ligjzbatuese mbledhin të dhëna mbi aktivitetin e një personi dhe pastaj jepet kjo certifikatë. Dhe DSIK-ja, ky komision, këto institucione, nuk e kanë ditur që Xhuljana Dumani është motra e vrasësit, Nuredin Dumani, i cili ka patur akuzën për gati 7 vrasje dhe ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Këtë nuk e dinte as DSIK-ja dhe as Olta Xhaçka, e cila si e deleguara e PS-së në Dibër, punësoi dibranen Xhuljana Dumani, motrën e Nuredin Dumanit, për qoka politike apo për të tjera benefite.
CNA.al do të sjellë të tjera materiale, në lidhje me këtë skandal, që nuk përfshihet thjesht dhe vetëm DSIK-ja dhe Olta Xhaçkën por një strukturë komplekse të shtetit shqiptar, pasi i ka vendosur zyrës ku kalohen informacionet sekrete të NATO-s, motrën e një vrasësi. I ka vendosur zyrës ku kalojnë të dhëna nga ambasada, ku kalojnë të dhëna nga organe ligjzbatuese, pra zyrën e sekreteve të ministrisë së Jashtme, e ka vënë motrën e vrasësit, të cilës i kanë siguruar edhe certifikatë sigurie.
Pra nuk është një skandal por janë shumë skandale dhe sot me këto dokumente dhe fakte është shkërmoqur një pjesë thelbësore e shtetit shqiptar, e cila ka patur brenda saj një person që është motra e një vrasësi, e cila lexonte gjithçka konfidenciale, që ofroheshe nga instutcionet ndërkombëtare dhe këtë skandal e ka ndërtuar Olta Xhaçka. Në një vend normal, ministrja e Jashtme tashmë do të kishte ikur në shtëpi dhe do kishte kaluar në ndjekje penale, por në Shqipëri, çudia më e madhe tre ditë vazhdon./ CNA.al
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...