
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësishëm i 30 viteve të tranzicionit.
Ai drejtoi dhe drejton Partinë Demokratike që nga themelimi i saj si dhe ushtroi ndër vite detyrat më të larta shtetërore pas fitores në zgjedhjet parlamentare.
Udhëheqja e tij ka pasur suksese të merituara historike, dhe ka përjetuar kriza të thella të cilat kanë lënë gjurmë në memorien e popullit shqiptar. Kjo ka treguar se si meritat dhe gabimet kanë qenë për Berishën pjesë e këtij rrugëtimi gjurmëlënës.

Për një politikan karriere me përmasat e një udhëheqësi kjo gjë është krejt normale.
Në të gjithë këtë histori udhëheqjeje, ato që kanë predominuar janë ekuilibrat e përfaqësimit. Qoftë Partia, qoftë institucionet udhëheqëse të shtetit kanë pasur të palëkundur frymën e gjithëpërfaqësimit. Janë përfaqësuar maksimalisht në detyrat shtetërore, por edhe partiake pothuajse të gjithë trevat e Shqipërisë, pavarësisht peshës që mbulonin. Gjithashtu janë trajtuar me kujdes besimet fetare në funksion gjithmonë të ekuilibrave të përfaqësimit.
Berisha ka qenë dhe shpresojmë të mbetet një flamurtar i zbatimit të këtyre pikëpamjeve që janë jetësore në funksionimin e një shteti apo të një organizate politike kombëtare.
Në këtë kontekst është më e nevojshme se kurrë më parë që kjo simbolikë e trashëguar tashmë të mund të jetësohet edhe tani në përzgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë Demokratike. Është respekt për votuesit kudo që ndodhen, është garanci për një drejtim efikas dhe fitoresjellës dhe mbi të gjitha është hapi i parë drejt hapjes së brendshme, e cila të çon drejt hapjes reale jashtë kufijve partiakë.

Nuk mund të ndihet mirë anëtari i Korçës, Vlorës, Fierit apo Beratit, etj, kur në udhëheqjen e lartë të partisë sheh të zgjedhur njëri pas tjetrit përfaqësues të zonave të afërta të veriut apo të verilindjes pavarësisht mbështetjes që ato i japin Partisë Demokratike nga pikëpamja elektorale. Fryma politike në shpirtin e çdo anëtari është unike nga Shkodra deri në Sarandë. Ndaj, kjo filozofi duhet respektuar maksimalisht.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar si dhe kryetari Sali Berisha që do të propozojnë apo do të votojnë forumet e larta të kësaj organizate kanë në dorë ta përcjellin këtë frymë pasi është fillimi i një rruge të mbarë. Është e nevojshme, por edhe e domosdoshme për të mënjanuar ata që lobojnë të errësuar nga karrierizmi i sëmurë.
Është momenti më i rëndësishëm dhe më jetik për mbarëvajtjen e punës, e cila duhet të japë shpresë për të ardhmen e afërt.
Përndryshe historia do t'ju dënojë./ CNA.al
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...