Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në publik të një gruaje me luhatje emicionale të skajshme. Atë nuk e njihja më parë. Doli nga errësira e rrëmujshme e një emigranteje të rëndomtë dhe u vetëofrua si lidere e ardhshme e së djathtës, në këmbim të lobimit tek konservatorët amerikanë për shpëtimin e Foltores nga "njolla sorosiane".
Më habiti fillimisht mënyra e qasjes së saj arrogante në marrëdhëniet që krijoi me figurat tradicionale të PD-së, veçanërisht me gratë e kësaj partie. Më pas, në takimet publike, vura re se i mëshonte shumë theksit amerikanfolës në artikulime të gjata patetike, duke e menduar atë si kredencial superior ndaj katundit tonë të vogël. Në fund u tremba kur pashë që gjuha e saj u konvertua në dhunë verbale edhe ndaj gazetarëve.
Më ka mbetur në kujtesë ai turfullimi korridoreve të PD-së tek provonte të hapte dyert e zyrave të Lulit, duke u skërmitur me pasthirrma menopauze për shpagim. Si për ironi të fatit, asaj nuk ju hap asnjë derë në PD, as atëherë kur ishin të kyçura me dryn dhe as kur u hapën preferencialisht për mbështetësit e Foltores.
Pas kësaj, ajo zgjodhi të ikte andej nga kishte ardhur. Pesha e saj publike dhe politike u zvogëlua në statuse dhe llogari rrjetesh sociale, ku hakërrimi, akuzat dhe shantazhet zunë vend vetëm në llomotitje kafenesh mëngjesi. Ajo u mpak sërish e dështuar në rolin që di të bëj më mirë, emigrantin e frustruar të thashethemeve të facebookut.
Vallë çfarë i kishim borxh kësaj gruaje të na trazonte më shumë ujrat tanë të turbulluar konfliktual?
Çfarë përfaqësoi ajo për ne dhe për marrëdhëniet me SHBA?
Çfarë vlere perëndimore ofroi dhe si u qas për ta servirur atë ? Kush ishte risia e saj në politikën e ditës ?
Çfarë zgjidhi nga ato tha, dhe në këmbim të çfarë premtoi aq shumë?
Konfuz për ti dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, u lidha me një akademik që i njeh mirë këto prerje njerëzore problematike. Ai fillimisht qeshi kur e pyeta, pastaj duke kruajtur pak zërin për ti dhënë seriozitet bisedës, vijoi duke më dhënë përgjigje vetëm me personifikimin një emri, Patrizia Reggiani Gucci.
E njihja pak këtë emër dhe e lidhja vetëm me vrasjen e burrit të saj, por akademiku më sqaroi elementë shumë të ngjashëm, nga të cilat unë kuptova pikëpyetjet e deriatëhershme të PATRIZIAS në tentativë të PD-së.
Patrizia e vërtetë italiane, e kishte projektuar që në fëmijëri veten që do ishte e famshme. Stërvitej çdo ditë para pasqyrës për të përshtatur sjelljet dhe feminitetin me sallonet e ardhshme të njerëzve të rëndësishëm. Ajo nuk llogariste në inventarin e saj femëror asnjë vlerë tjetër njerëzore.

Morali i vetëm qëndronte tek fama, pushteti dhe paraja. Në fakt, me bestytni që lutja e tepërt krijon gravitet pozitiv, asaj i eci fati. Ajo u martua me një nga burrat më të rëndësishëm të botës së modës në Itali. Ajo zgjodhi të mos fliste më me familjarët e saj, të konfliktohej me këdo nga fisi, që i kujtonin të kaluarën. Ajo mundi veten për të qenë gruaja e dikujt, duke mohuar të qënit vajza e dikujt tjetër.
Tollovitë e mondanitetit, intervistave dhe fotove në çdo cep reviste nuk i dhanë famën që priste ndër vite. Ajo u dëshpërua nga dështimi i një investimi të madh dhe ja fali brengat një psikologeje që e identifikoi me çrregullime të personalitetit narcistik të mbivendosura në terren hormonal të fillimit të vrullshëm të menopauzës. Bashkëshorti e kuptoi këtë gjendje të rrezikshme të mendjes së saj dhe filloi ti largohej obsesivitetit të shfrenuar patologjik. Ai kuptoi se ishte thjesht mjeti i saj për pushtet, luks dhe famë. Ai e braktisi me një tjetër, por në këmbim, fatkeqësisht mori 3 plumba në hyrje të zyrës së tij.

Tek dëgjoja këtë histori të treguar me aq pasion ngjashmërie nga akademiku im i preferuar, beftas mu shfaq PATRIZIA jonë e katundit të vogël. Më ngjau njëlloj, që nga ofendimet publike deri në gjyqe me familjarët dhe fisin e saj, martesën me dritëhije pasurimi, frekuentimin e salloneve me republikanë lokalë për pushtet dhe deri në agresivitetin e shtuar ndaj çdo pengese humane për famë.
Në fund fillova të besoj se PATRIZIA jonë nuk u shfaq në jetët tona për të vrarë thjesht burrin e saj, por PD-në. Ajo e kishte këtë plan në kokë që kur fluturonte netëve të gjata me bileta të dhuruara, që kur lobonte në mënyrë të paligjshme për ca fonde fushate në Amerikë, që kur i lutej Grenellit për ndonjë foto buzë oxhakut të sallonit dhe deri kur ja behu në katund me shpatën e hakmarrjes për të qenë fitimtarja dhe shpëtimi i të djathtës.
Manualet dhe profilet shkencore ndaj këtyre njerëzve nuk gabojnë lehtë në parashikime. Tani që gjithçka dështoi dhe ajo nuk arriti të realizonte asgjë, unë pres aktin e fundit të çrregullimeve mendore dhe patologjike nga PATRIZIA jonë. Ajo me patjetër do vrasë dikë, qoftë ky familjar, i afërm i saj ose mentor sallonesh që e mbështeti në këtë marrëzi ndaj katundit tonë.
Unë nuk dua që ajo të shkojë në burg, nuk dua që ajo të fiket në Rikers Island. Më mirë të vijojë të manipulojë mendjet njerëzore përtej atlantikut, duke shitur shtëpi si agjente imobiliare, sesa mendjet tona për shpresë dhe moral politik të paqtë./CNA.al
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...