Ende pa u zgjedhur, Begaj akuzohet për afera, por nuk bën dy herë të njëjtin gabim, s’i thotë jo politikës
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...

Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është marrë e pandehur nga SPAK për akuzat e deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumentave. Gjyqtarja e shkallës së parë të Vettingut pritet të përballet me drejtësinë, por më herët sipas ligjit ajo duhet të pezullohet nga detyra. Kjo ende nuk ka ndodhur, për arsye të paqarta.
Sepse qëndrimi i saj në detyrën e anëtares së KPK-së ndërkohë që është e pandehur kompromenton Çdo vendimmarrje të saj dhe mund të përbëjë shkak që gjyqtarë e prokurorë ta shfrytëzojnë këtë në KPA, për të rrëzuar vendimet e shkarkimit.
Ndërsa për Çifjtan ka një vendimmarrje nga ana e SPAK, për një tjetër anëtar të KPK-së, Lulzim Hamitaj vijojnë hetimet. Prokuroria e Posaçme e ka thirrur dy herë në pyetje gjyqtarin e shkallës së parë të vettingut dhe ai rrezikon seriozisht të vihet nën akuzë. Gjasat që kjo të ndodhë janë të mëdha, sikurse e madhe është mundësia që KPK të hyjë në ngërç.
Përtej emrave konkretë, shqetësimi më madhor është sesi këta emra, por edhe ata të KPA, Luan Daci (i dënuar tashmë) dhe Ardian Hajdari (i pandehurit për dy akuza) kanë mundur të kalojnë filtrate e kontrollit për t’u bërë pjesë e institucioneve më të rëndësishme të Reformës së Drejtësi; atyre që kanë detyrë të pastrojnë sistemin nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, të paaftë apo të lidhur me krimin.
Krahas gjyqtarëve dy shkallëve të Vettingut, sot SPAK duhet të hetojë dhe njerëzit që e vetuan Çiftjan dhe të ngjashmit e saj, pasi ata nuk e kanë përmbushur detyrën, duke lejuar që në KPK dhe KPA të promovohen njerëz me probleme ligjore. Ky mendoj duhet të jetë fokusi më shumë sesa emra konkretë që vijnë e ikin. Sepse vetëm në këtë mënyrë në të ardhmen, mund të garantohen procese trasparente dhe të pakompromentuara./CNA.al
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...