
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e Bajram Begajt si kandidat për President të Ri, dhe kur ende nuk janë bërë dy orë nga propozimi “pompoz” i mazhorancës qeverisëse, mediat vërshojnë nga të katër anët duke publikuar implikimin e gjeneralit në afera korruptive.
Ish-ministri dhe deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka denoncuar para një viti aferën korruptive për privatizimin e dy bazave të Flotës Detare, konkretisht privatizimin e Limionit dhe i Kepit të Palit.
Gjithashtu mediat bëjnë të ditur se Bajram Begaj, rezulton të jetë kallëzuar në SPAK në prill të vitit 2021. Kallëzimin e ka bërë Artur Meçollari, një tjetër emër i njohur në radhët e Forcave të Armatosura dhe pjesë e grupit negociator për çështjen e detit me Greqinë. Shefi i ushtrisë shqiptare akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me dhënien e pronave të ushtrisë për klientët e qeverisë.
Ndoshta për të mund të ketë edhe akuza të tjera dhe do të dalin në ditët në vazhim, ndoshta këto akuza nuk janë aspak të vërteta, por siç thotë populli “ku ka zë, nuk është pa gjë”. Deri më tani ajo që mund të themi me siguri është se figura e gjeneral Begajt u “ndot” ende pa marrë bekimin e parlamentarëve.
Është për të ardhur keq për këtë vend, kaq e vështirë është të gjendet një figurë elitare, e papërzier në ndonjë aferë apo pazar politik.
Apo asgjë nuk jepet falas dhe me meritë këtu te ne. Të gjithë e hanë nga një lugë çorbë të prishur dhe më pas shpërblehen sipas kontributeve dhe interesave të klaneve të caktuara.
Gjeneral Begaj që me “zor” pranoi, propozimin e Ramës për t'u bërë president, duket se ka nxjerr mësime për të mos refuzuar ftesa kaq të majme. E bëri këtë gabim në vitin 2005. Mësohet se gjenerali i kishte dhënë fjalën PD-së dhe Berishës, se do të kandidonte për ta, dhe kjo forcë politike i kishte ruajtur zonën e Rrogozhinës. Por nuk dihet pse se ditën e fundit ndërroi mendje, dhe Patozit aso kohe iu desh ta vinte në dijeni Berishën, se zoti Begaj nuk pranon të kandidojë, pasi shoferi i një ministri i kishte bërtitur.
Duket se Begaj ëndrrën politike e ka pasur të kahershme.
Nuk është hera e parë që në krye të shtetit shqipta vjen një ushtarak, apo më mirë të themi, nuk është hera e parë që ushtarakët futen në politikë.
Koha ka treguar se nuk kanë shkëlyer ashtu si në radhët e ushtrisë, të një ushtrie që këtu te ne nuk është provuar kurrë, për asgjë, për të njohur meritat dhe gradat që gjeneralët tanë mbajnë. Mbetet të presim si do të jetë fati i Presidentit të Ri, sa do të ndikojë politika tek ai dhe sa peshë kanë mbi të aferat për të cilat akuzohet./CNA.al
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...