Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pasditen e sotme emrin e kandidatit të PS për Presidentin e ri.
Bëhet fjalë për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura , Bajram Begaj.
Begaj mesa duket do të jetë Presidenti i ri i republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme.
Tashmë pritet vetëm votimin në Kuvend që do të bëhet ditën e shtunë në orën 18:00.
Por kush është Bajram Begaj.
Bajram Begaj (i lindur më 20 mars 1967) është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.
Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.
Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.
Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.
Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD kanë votuar këtë pasdi...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme kry...
Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë, ku po disk...
Osman Mula ‘ka bërë për ujë të ftohtë’ qeverinë në mbl...
Akademiku Artan Fuga ka folur në lidhje me zgjedhjen e...
Policia e Kolonjës ka proceduar penalisht 33-vjeçarin ...
Në orën 17.00 mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Dem...
Ditën e sotme Presidenti, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin...
Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një 30-vje...
E.L, një kriminel me armë i cili duhej të ishte në burg, p...
Qeveria ka diskriminuar fëmijët e komunitetit rom dhe ...
Nesër do të hapet për qytetarët dhe fëmijët, Kopshti i ri ...
SPAK-u ka kërkuar 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryebas...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin ...
SPAK-u ka reaguar sot pas deklaratave të gazetarit Art...
Gazetari Mentor Kikia ka hedhur akuza të forta në drej...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër deklaratë të f...
Nuredin Dumani, i penduari i drejtësië, “ka hapur thes...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar të vetmen çështje për ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...