Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e Sokol Ngresit si gjyqtar të Gjykatës së Lartë.
Njoftimi i plotë:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datën 31 maj 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zotit Sokol Ngresi si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë.
Zoti Ngresi është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë gjykatë për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative përmes procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.
Presidenti i Republikës pasi u njoh me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të emërimit, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh; të nevojës jetike që ka vendi për një Gjykatë të Latë plotësisht funksionale; si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së të kandidaturës së propozuar, Presidenti i Republikës ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimit të KLGJ-së.
Për këto arsye, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përmes Dekretit nr.13646, datë 02.6.2022, ka vendosur që:
• Zoti SOKOL NGRESI të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë bëhet me 13 (trembëdhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.
Nga sot Gjykata e Lartë gëzon kuorumin e nevojshëm (2/3 e anëtarëve) për t`u mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara.
Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj, nga sot mundet të ndryshojë/unifikojë praktikën gjyqësore. Nga sot ajo rikthehet në funksionalitet për të shqyrtuar çështje në Kolegje të Bashkuara dhe për të përmbushur plotësisht misionin dhe autoritetin e saj sublim për çështje që kanë nevojë për kuptimin dhe unifikimin e zbatimit të ligjit, duke i siguruar kështu të gjithë sistemit gjyqësor zhvillimin/ndryshimin e praktikës gjyqësore, unifikimin e jurisprudencës, dhe një qëndrim uniform lidhur me çështje të ndryshme juridike në funksion të interesit publik, në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në dhënien e drejtësisë.
Ky mund të duket një hap i vogël përpara, por juristët dhe vet Gjykata e Lartë e kuptojnë shumë mirë se është nga më të rëndësishmit.
Presidenti i Republikës, gjen rastin të ri përsërisë thirrjen publike, ndaj të gjithë institucioneve qeverisëse të sistemit të drejtësisë por dhe aktorëve të tjerë vendimmarrës se, Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie, jo vetëm të pavarur, por dhe plotësisht funksional e eficient. Qytetarët presin drejtësi, dhe e meritojnë atë që të jepet, brenda afateve të arsyeshme.
Presidenti i Republikës, gjithashtu gjen rastin të ritheksojë se:
– Pavarësia e sistemit të drejtësisë, sidomos për gjyqtarë të karrierës, duhet të garantohet në themel të saj. Vetëm kjo rrit besimin e gjithë shoqërisë tek sistemi i drejtësisë që duhet të sigurojë në vijimësi një staturë, që garanton pavarësi të gjyqtarëve dhe veprime të paanshme të shërbimit publik gjyqësor në tërësi.
– Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dhe gjithë institucionet e tjera shtetërore të përfshira apo në mbështetje të këtyre proceseve, duhet të angazhohen me të gjitha burimet dhe me vullnet për të bërë sa më shpejt funksionale me kapacitet të plotë Gjykatën e Lartë, Gjykatës Kushtetuese, dhe sistemin e ndjekjes penale.
– Për këtë, të gjithë institucionet e tjera shtetërore të përfshira apo në mbështetje të këtyre proceseve, duhet të ofrojnë dhe të mos bëhen pengesë për punën e organeve qeverisëse të sistemit, të ofrojnë gjithë informacionin e nevojshëm, në mënyrë serioze, duke vlerësuar rëndësinë që ka kjo çështje dhe jashtë çdo ndikimi.
– Asnjë institucion që mbështet procesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve për Gjykatat më të rëndësishme në vend, nuk duhet të neglizhojë përmbushjen e detyrave dhe dhënien e informacionit për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Përpos këtyre, vëmendja nuk duhet të humbasë, ndaj nevojës ekstreme që ka sistemi gjyqësor për plotësimin e vakancave të mëdha të krijuara në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore të Shkallës së Parë.
SPAK-u ka reaguar sot pas deklaratave të gazetarit Art...
Gazetari Mentor Kikia ka hedhur akuza të forta në drej...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër deklaratë të f...
Nuredin Dumani, i penduari i drejtësië, “ka hapur thes...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar të vetmen çështje për ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Gjysma e shqiptarëve (51,1%) vetidentifikohen si të ma...
Ditët e fundit lajmi që do të hiqen qeset plastike ish...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis ...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, e konsideron të rën...
Të tjera skandale kanë dalë në dritë nga rrjeti i njer...
Qendra më e madhe spitalore në vend "Nënë Tereza” nuk ...
Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut me seli në ...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten rap...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
“Odiseja” e rrugës Qukës –Qafë Plloçë duket se nuk do ...
Ministria e Bujqësisë nuk ka kompensuar subjektet pri...
Sipas një analize të SPAK, përgjatë majit janë paraqit...
Vettingu të shkarkon, të konfirmon, apo të bën të puthësh ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...