Raporti i DASH-it mbi liritë fetare/ Si renditet Shqipëria dhe Kosova
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten rap...

Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut me seli në Strasburg, ka shpallur sot “të papranueshme” një padi të ngritur nga shoqëria “Agonset”, e sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kundër Shqipërisë. Ndërhyrja e kësaj Gjykate ishte kërkuar mbi pretendimet e shoqërisë që zotëronte televizionin Agon Channel se “është shkelur e drejta për lirinë e shprehjes, sipas kërkesave të nenit 10 të Konventës dhe e drejta e saj për të mos u diskriminuar sipas nenit 14 të Konventës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 12 të Konventës”. Sipas shoqërisë , ajo nuk ishte ftuar të merrte pjesë në procedurat e konkurrimit për marrjen e licencës për transmetime digjitale dhe për rrjedhojë nuk kishte mundur të aplikonte për marrjen e kësaj licence.
Gjykata evropiane, vendosi ta refuzojë kërkesën, duke qenë se ankuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike të shtetit shqiptar, duke mos i ngritur pretendimet e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përpara se t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut.
Zëri i Amerikës ka mësuar se shoqëria e sipërmarrësit Becchetti kishte kërkuar dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 350 milion euro, për pasojat që sipas saj ishin shkaktuar, nga pamundësia për t’u pajisur me licencë për tranmetime digjitale.
Në Gjykatën evropiane, shoqëria “Agonset” u përfaqësua nga avokati Italian Andrea Saccucci, i cili drejton një studio të njohur ligjore italiane. Ndërsa pala shqiptare, u mbrojt nga Avokati i Shtetit Artur Metani, aktualisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Vitin e kaluar, Shqipëria humbi përfundimisht një tjetër gjyq me zotin Becchetti për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro.
Ndërsa pak muaj më parë, Gjykata e Tiranës, e dënoi sipërmarrësin Italian me 17 vite burg, pasi e gjeti atë fajtor Gjykata e deklaroi sot fajtor, për të katër akuzat e ngritura nga prokuroria, që nga falsifikimi i dokumentave, te vjedhje duke shpërdoruar detyrën, evazion fiskal dhe pastrim parash./voa
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten rap...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
“Odiseja” e rrugës Qukës –Qafë Plloçë duket se nuk do ...
Ministria e Bujqësisë nuk ka kompensuar subjektet pri...
Sipas një analize të SPAK, përgjatë majit janë paraqit...
Vettingu të shkarkon, të konfirmon, apo të bën të puthësh ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani është përcjellë sot për n...
Ish drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është dënuar nga ...
Dy pajisje të dyshimta, u kapën së fundmi në aeroporti...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me vendimin...
Kreu i grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ës...
Sot i është dhënë lamtumira e fundit, ish-presidentit ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është përlotur teksa ka th...
Gazetarja Anduena Llabani, është ndalur tek hetimet për çë...
Gazetarja Anduena Llabani ka zbradhur detaje të tjera ...
Nuk kanë të ndaluar “sukseset” e Policisë në Qarkun e Korç...
Arkëmorti i ish-Presidentit Bujar Nishani ka dalë nga inst...
Presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalimin gjatë ceremon...
Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti flasin gjithmonë “tr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...