A është Mirel Mërtiri “truri” i inceneratorëve?/ Tri dokumentet që e kapin “mat”
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...

Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidentit që i mori jetën vajzës së saj 17-vjeçare, Ana. Ngjarja ka ndodhur në 15 mars 2019 në plazhin Borsh.
Dy të rinjtë që u përfshinë në aksident ishin me makinën e familjes së vajzës, pasi familjet ishin në dijeni të lidhjes së Anës me të riun Roberto Dhuli. Atë pasdite rreth orës 17:00 çifti i të rinjve ishin anës plazhit dhe në mënyrë të çuditshme makina del nga kontrolli dhe bie në një kanal kullues në anë të rrugës.
Automjeti kthehet përmbys dhe si pasojë humb jetën 17-vjeçarja, ndërsa djali shpëton. Nëna e të ndjerës ka dyshime për humbjen e së bijës.
“Na thanë që ka qenë vajza shofere dhe ajo e bëri aksidentin. Mirëpo shumë gjëra nuk më lidhen në këtë pjesë dhe e dyshoj. Rruga është një gjerësi shumë e madhe. Kishin mundësi të mos binin në kanal, të frenonin, të ktheheshin majtas nga rëra. Dyshimi tjetër është që djali më thanë që ishte i palagur. Shoku i vajzës sime, njerëzit e parë që kanë vajtur më thanë që ka qenë i palagur. Ra në ujë dhe ishte i palagur. Kur e kam pyetur si ka mundësi, më tha që një çun e mora në telefon dhe më solli rrobat. Ai telefonin e kishte lënë në shtëpinë time. U gjet rruga më e thjeshtë, që ajo e kishte fajin. Të ma vërtetojë drejtësia që është siç thotë ai apo është diçka ndryshe. Unë jam 1000% e bindur që vajza ime nuk ka qenë në timon. Si ka mundësi që ti bashkë me të nuk e ndihmove”, tha Duro.
Çështja e aksidentit në Borsh duhej të hetohej nga Prokuroria e Vlorës, por në mënyrë të çuditshme, këtë dosje e mori Saranda me prokurorin Lorenc Merkuri.
Ky i fundit pas 4 ditësh e mbylli hetimin e aksidentit, duke bërë fajtore viktimën. Hetimi u shkatërrua pa filluar, pasi trupit të së ndjerës nuk iu bë autopsi, për të kuptuar shkaqet e vdekjes.
“Mua nuk më pyeti njeri. Prokurori kur kam kërkuar zhvarrimin e vajzës, u ngrit dhe ulërinte, ç’janë këto që kërkoni. U zverdh, u bë lule kungulli. Nuk e kuptova reagimin e prokurorit. Isha prezente bashkë me avokatin”, tha Duro.
Apeli i Gjirokastrës i evidentoi të gjitha këto mangësi. Çështja e aksidentit në Borsh u trajtua si lojë ping-pongu, duke kaluar në Sarandë, Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. “Stop” mësoi, se së fundi çështja ndodhet në Vlorë, në dorë të prokurores Flora Çela.
“Dua t’u them qytetarëve shqiptarë dhe zotërinjve të ONM në Tiranë, atyre të KLP, Prokurorit të Përgjithshëm, kryeprokurorit të SPAK-ut që ta hetojnë këtë çështje se është mbuluar një krim. Është bërë një vrasje dhe është kamufluar sikur është aksident”, tha avokati Zaçe Islami./tvklan.al
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...