
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s.
Xhuljana Dumani, pasi është katapultuar në Ministrinë e Jashtme, në zyrën e sekreteve të NATO-s në këtë institucion, ka marrë edhe certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.
Skandali u bë publik nga CNA.al dhe një ditë më parë pati edhe një reagim nga Ministria e Jashtme.
Një reagim politik që e përforcoi me tej skandalin.
Pavarësisht se kjo çështje nuk është politike, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në një vend normal demokratik duhej të ishte shkarkuar, pasi motrën e një vrasësi e ka futur në zyrën e sekreteve.
Siguria kombëtare dhe siguria e NATO-s, është e rrezikuar. Një praktikante siç e quan motrën e një vrasësi serial, Ministria e Jashtme ka në dorë sekrete të rëndësishme të NATO-s.
Kjo vërtetohet nga certifikata e lëshuar nga DSIK-u, e cila qartësisht shkruan se Xhuljana Dumani pajiset me dokument të informacionit të klasfikuar “sekret shtetëror” të NATO-s.

Por, Olta Xhaçka dhe zyrtarët e saj që janë njoftuar nga DSIK, e konsiderojnë Xhuljana Dumanin si një praktikante.
“Znj. Xh.D, është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në përfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve.
Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër.

Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.
Si u thyen hallkat që nga Ministria e Jashtme
Ministria e Jashtme ka rënë, praktikisht po, pasi është përfshirë në një skandal tejet të rëndë, duke rrezikuar sigurinë kombëtare dhe të NATO-s.
Zanafilla e këtij skandali merr jetë në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Jashtme.
Drejtoria Juridike e Sigurisë së Informacionit në Ministri të Jashtme, e cila drejtohet nga Etleva Haka është hallka e parë e verifikimit për certifikatë sigurie. Pra, është hallka e parë që qenka këputur.
Pasi, është po kjo Drejtoreshë që e çon në DSIK kërkesën për cerifikatë sigurie për një punonjës.
DSIK është hallka e dytë që është këputur dhe respektivisht nga Drejtori i Vetingut pranë DSIK, Mark Ndreca si dhe Dorian Tola, drejtori i DSIK.
Ndërsa, hallka e fundit që është këputur është vetë SHISH.
Të gjitha këto hallka janë ato që bëjnë verifikimin e pastërtisë së figurës për të pajisur me certifikatë sigurie dhe të gjitha janë këputur.
Përfundimi është se motra e një "killer"-i serial u pajis me certifikatë sigurie për sekretet e NATO-s, me dijeninë e plotë të paktën të tre institucioneve, që kishin infromacione që Nuredin Dumani ka qenë në kërkim dhe pas arrestimit, ka zbërthyer një sërë vrasjesh mafioze.
Dëshmitë e tij ishin në të gjitha mediat, por për Ministrinë e Jashtme, DSIK, SHISH, kanë qenë inekzistente./CNA.al
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
I quajtur si “truri” i inceneratorëve në Shqipëri, Mir...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një document ekskluziv,...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuq...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
Të dy pedofilët e denoncuar nga "Fiks Fare" me audio e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...