Dyshimet e forta për vdekjen e 17-vjeçares/ Avokati: U bë një vrasje dhe u kamuflua si aksident
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...

“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 2019, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17-vjeçare. Në dosje mungojnë fotot e momentit të aksidentit, kur makina ka qenë brenda në kanal përmbys.
Avokati Zaçe Islami, i cili përfaqëson nënën e vajzës, tregoi detaje nga pasaktësitë e hetimit.
“Është bërë maratonë. Prokurori i çështjes është fajtor që nuk është evidentuar vendi i krimit, vendi i ngjarjes. Nuk na kanë dhënë fotografi të makinës në vendin e ngjarjes. Janë prishur provat me urdhër të prokurorit”, tha avokati.
I dashuri i vajzës, Roberto Dhuli, në fillim ka treguar se ka dalë nga ana e pasagjerit.
“Shpjegimet që dha shoku i vajzës në gjykatë me konkluzionet e ekspertit bien në kundërshtim me njëri-tjetrin. Personi i vetëm dëshmitar i kësaj ngjarjeje është shoku i vajzës dhe prokurori është bazuar vetëm në dëshmitë e tij”.
Por ekspertët thonë se djali ka dalë nga ana e shoferit sepse nga ajo anë xhami ishte hapur, ndërsa ana e pasagjerit ishte e mbyllur. Kjo vërtetohet edhe nga fotot e makinës pas aksidentit.
“Mjeku ligjor i Sarandës ka dhënë një vlerësim të përciptë. Një pijanec, një njeri me vese dhe po ka kundërshtime të ankohet për mua. Mjeko-ligjori thotë që është mbytur me ujë. Zotëri ju duhet të pyesni mjekë ekspertë kriminalistë që në rast të tillë bëhen disa ekzaminime mjekësore”, tha avokati.
Detaje të tjera janë zhdukja e dëshmitarëve, që kanë qenë aty pas aksidentit. Dy policët e komisariatit Himarë nuk janë thirrur në gjyq për zbardhjen e ngjarjes.
“Nuk dimë dy policët e parë që kanë ardhur në vendngjarje se në dokumente thuhet që kanë ardhur dy policë nga Komisariati i Himarës. Nuk ka asgjë. Të tëra janë mbuluar, të tërave u është vënë kapak. Kjo është fatkeqësia më e madhe në këtë vend, që nuk duan të zbulojnë krimin”, u shpreh avokati.
Nëna e vajzës së ndjerë ka pyetur në komisariatin e Policisë Himarë në lidhje me emrat e policëve. Por ata nuk figurojnë aty.
Mamaja e vajzës – Ky Alban Gjiknuri është polic këtu te juve?
Shefi i Komisariatit – Alban Gjiknuri?!…Jo, s’ka Alban Gjiknuri këtu.
Mamaja e vajzës – Po ky Lavdim Goxhaj?
Shefi i Komisariatit – Jo!
Mamaja e vajzës – Këtu thotë “ishte polic në komisariatin Himarë, Lavdim Goxhaj”…
Shefi i Komisariatit – Jo, s’është këtu…
Por edhe një tjetër dëshmitar është zhdukur fare nga dosja.
“Në sallë ka ardhur vetëm Robert Dhuli. Nuk ka bërë asnjë lloj hetimi të mirëfilltë. Kam kërkuar që të bëhet eksperimentimi i ngjarjes në vendin e ngjarjes. Të vinte personi dhe do të na shpjegonte ai nga erdhi makina, cila qe arsyeja që ra në kanal”, tha avokati.
“Ana do që të prehet e qetë. Vajta 4 vjet që luftoj dhe nuk po bëj dot asgjë, jam lodhur me këtë gjë. Jam nënë dhe kush është nënë më kupton shumë mirë. Vetëm drejtësi kërkoj. 17 vjeçe, engjëll, nuk di më shumë, nuk di ç’të them më shumë”, u shpreh e ëma e së ndjerës./tvklan.al
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...