
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar me dokumente se si "Top Channel" merrte para dhe bënte reklamë se sa të mirë ishin inceneratorët, ndërkohë që këta të fundit kanë marrë miliona euro nga paratë e taksapaguesve.
Mes personazheve të denoncuar nga CNA.al është edhe gazetari Endrit Habilaj, ish-autori i emisionit “Top Story”, i cili për vite më radhë është transmetuar në "Top Channel".
"VOX TV", “Infinit Communication”, dhe "SHQIP", janë tri kompani që kanë administrator Endrit Habilajn dhe bashkëshorten e tij Uarda Habilaj.
Me të tria këto kompani Endrit Habilaj ka marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Për ata që kishin mendimin tjetër, ja ku janë dokumentet e skenarit të një prej emisioneve në "Top Channel" për inceneratorët.

Dy dokumentet e siguruara nga CNA.al janë të skenarit të emisionit të datës 09/10/2020, ku "Top Channel" propagandonte se si do të jepej një zgjidhje për mbetjet me ndërtimin e Landfillit të Fierit.
Një televizion kombëtar propagandonte dy vite më parë se Landfilli i Fierit ishte i certifikuar me standarde europiane.
Ky skenar tregon edhe një herë "lojën" e pisët të këtij televizioni nëpërmjet Ornelës së marketingut që merrte lekët dhe Endrit Habilajt që tashmë ka ikur nga "Top Channel".

Por këto nuk janë gjë tjetër veçse tentativat e "Top Channel" që donte "t’u hidhte hi syve" shqiptarëve për koncesionin, duke thënë se sa i suksesshëm dhe i mirë ishte, thjeshtë dhe vetëm për faktin se i mbushi thasët me miliona euro.
Në fakt, ky nuk është i vetmi skenar, pasi CNA.al ka siguruar edhe dokumente të tjera, të cilat do t’i sjellim në ditët në vijim, duke zbardhur kështu skemën se si "Top Channel" po tentonte të mashtronte shqiptarët për një aferë gjigante, duke shërbyer dhe marrë lekë nga inceneratorët./ CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...