Pronarit i zaptojnë tokën me dokumente false, nuk rrethon dot pjesën e mbetur
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...

Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Para dy vitesh ai mori rastësisht në mjetin e tij "Volswagen" në Ballsh një person. Policia gjen drogë në mjet. Personi tjetër është dënuar me burg, Françesko me shërbim prove. Atij duhet t’i kthehen sendet e gjetura në mjet bashkë me mjetin. Por oficeri i policisë gjyqësore të prokurorisë së Fierit, Çlirim Myzaferaj nuk po ia kthen mjetin.
Denoncuesi: Ju kam thirrur se kam një problem me OPGJ-në, me kthimin e sendeve, më është bllokuar makina para 2 vjetësh. Kur kam qenë në fshat nga tokat po kthehesha në shtëpi dhe kam marrë një person, të cilin e njoh si fytyrë, por nuk e kam shok. Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lëndësh narkotike, e cila i përkiste Saimir Bregasit që ishte me mua në makinë. Jam akuzuar për drejtim mjeti në gjendje jo të rregullt dhe kam marrë 1 vit detyrim paraqitjeje dhe më është bllokuar dhe makina. Unë dua që të më kthehet mjeti sepse unë mjetin e përdor për arsyet e mia shëndetësore. Kam probleme të theksuara.
Avokati i shtetit i thotë se po e mbron se po zihet me OPGJ Myzaferaj për çështjen e tij.
Gazetari: Ndjesë për shqetësimin. Jam gazetar i emisionit “Stop” në "TV Klan".
Avokati i shtetit: Po! Ça problemi kishe?
Gazetari: Desha të më orientosh me këtë rastin e djalit 23-vjeçar Françesko Zylalaj që nuk po i ktheht ende mjeti?
Avokati i shtetit: Mos më merr në telefon mua! Mbylle telefonin! Mos më merr mua në telefon! Në rregull? Mirupafshim!
Pas komunikimit me gazetarin e emisionit “Stop”, ka komunikuar dhe vëtë denoncuesi me avokatin e shtetit.
Françesko Zylalaj, denoncues: E ka emrin Nexhip Dauti.
Avokati i shtetit: S’ke pse ia jep numrin e telefonit tim personave të tjerë!
Francesko Zylalaj, denoncues: Po si pse? Pse nuk duhet ta jap? Për çfarë arsye?
Avokati i shtetit: Po të mbroj. Vajta u zura me oficerin për ty. Çfarë do që të bëj tjetër?
Avokati i shtetit: Që të më marrësh në telefon mua, duhet të marrësh një miratim nga klienti!
Gazetari: Ai ma dha mua.
Avokati i shtetit: OPGJ, ky zotëria që ka marrë detyrën këtu, i kam thënë: “Ktheja mjetin”! “Po jo, nuk ka ardhur dosja”.
I thashë: “Të lutem, ktheji mjetin, ktheja dokumentat, vazhdo procedurat”! Tani, nuk e bën. Shko, pyet atë të të sqarojë ai. I kam thënë: “Mos luaj me qytetarin, ke një urdhër ekzekutimi, vazhdo procedurën…!”
Vetë OPGJ i thotë qytetarit se është duke gjurmuar ku ndodhet pjesa e provave përveç një automjeti.
OPGj, Çlirim Myzaferaj: Unë tani jam duke gjurmuar ku ndodhet pjesa e provave përveç një automjeti, dhe në momentin që do të më vihet në dispozicion nga gjykata ose nga Drejtoria Vendore që kush e posedon atë lloj prove unë do të bëj kthimin e sendit. Po pres kthim përgjigje nga gjykata dhe nga Drejtoria Vendore. U kam bërë shkresat.Duhet të ketë… në datën 23 është me datat e mia.Urdhri i ekzekutimit ka dalë në Prill. Unë jam i prokurorisë.
Françesko Zylalaj, denoncues: Ti nuk më ke thënë, që duhet të shkoj te Drejtoria Vendore.
OPGj Çlirim Myzaferaj: I kam thënë babait.
Françesko Zylalaj, denoncues: Ti, babain tim s’e ke takuar, se ne të kemi pritur ty dhe ti nuk na ke pranuar.
Gazetari: Si je? Më duhet pak oficeri i policisë gjyqësore, z.Çlirim Myzaferaj!
Zyra e Informacionit: Andrelin, të lutem, bëj një kërkesë me shkrim tani dhe do ta protokolloj e do të të kthej përgjigje për çdo informacion!
Gazetari: Unë kërkesën me shkrim nuk do e bëj, vetëm se ju do i transmetoni Çlirimit, oficerit të policisë gjyqësore të lëvizë pak nga karrigia, mos ta ngrohë, se është edhe vapë tani! Të lëvizë dhe ta bëjë punën sic duhet oficeri, dhe të gjithë oficerët e policisë gjyqësore!/tvklan.al
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...