Zbardhen të tjera dokumente/ Si i mashtroi Habilaj dhe “Top Channel” shqiptarët për inceneratorët
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin "Fiks Fare". Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet te të miturat 13-vjeçare si një person që do t'i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të.
Fillimisht në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" ka mbërritur një informacion se një i moshuar italian ngacmon vajzat e mitura, ku mjafton që një e tillë t’i afrohet ai fillon ta ngacmojë dhe t’i kërkojë takime.
Emisioni "Fiks Fare" duke marrë parasysh këto informacione ka nisur një investigim disaditor për ta vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një pedofil. Bashkëpunëtorja e "Fiksit" madhore, por e prezantuar si 13-vjeçare i afrohet shtetasit italian duke i kërkuar telefonin për të marrë vëllain e saj, pasi i kishte mbaruar oferta. Këtu nis dhe biseda e parë e të moshuarit me vajzën duke i kërkuar asaj të qëndrojnë bashkë dhe t’i bëjnë masazh njëri-tjetrit.
I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13-vjeçare nuk është problem. Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan vazhdimisht vajzës në "WhatsApp" edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.
Ndërkohë, i moshuari i thotë se kjo është mosha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi po të mbushësh 20 vjeçe quhesh e plakur. Gjithashtu i thotë të miturës se do ta marrë në apartamentin e tij për ta mësuar si të kryejë marrëdhënie seksuale. Po online italiani i kërkon të miturës që t’i dërgojë foto nudo. Pas bisedave në "WhatsApp" bashkëpunëtorja e "Fiksit" lë takim me të moshuarin në një qendër tregtare në Durrës.
Gazetarët e "Fiksit" duke parë bisedat, ku i moshuari ia kishte bërë të qartë vajzës qëllimin e tij për ta marrë në apartament për masazh dhe se do e mbante me lekë, kërkojnë menjëherë bashkëpunimin e Policisë së Durrësit për këtë rast. Në takim Donato Ascoli i thotë vajzës së mitur se do të kryejnë marrëdhënie seksuale, pavarësisht se vajza këmbëngul se është fëmijë. Madje, e fut vajzën në tualetet e qendrës tregtare dhe masturbohet para saj.
Më pas i kërkon që të shkojnë në hotel. Rrugës për në hotel i jep 5 mijë lekë të vjetër duke i thënë se do t'i jepte para sa herë që të shkonte me të. Vajza vazhdon të këmbëngulë për moshën e mitur. Italiani e orienton vajzën drejt hotelit.
Në momentin që ai është duke bërë pazaret në recepsion për dhomën e hotelit ndërhyjnë forcat e operacionales së Durrësit. Policia ka shoqëruar shtetasin italian në komisariat për procedurat e mëtejshme.
Pas 3 ditësh Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”./Tch
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...