Të ftohurit nga korrenti pas djersitjes, nuk është thjesht një mit gjyshesh, por një kërcënim real
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...

Emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot rastin e 59-vjeçarit Fredi Matushi, i cili humbi jetën në një aksident gjatë punës. Atë e zuri mjeti i rëndë brenda kantierit të firmës “Fiama sh.p.k.” në Mollaj të Mallakastrës më 19 prill 2022 në orët e vona të natës. I ndjeri kishte rreth 1 vit që punonte si shofer në këtë subjekt me administrator Arben Lutajn.
Familjarët dyshojnë se shkak për këtë ngjarje ishte leva e mjetit, e cila ishte me defekt, duke bërë që mjeti të humbë kontrollin e për pasojë të përmbyset. Ata thonë se kur kanë shkuar kanë parë që leva ishte hequr, e disa ditë më vonë ishte rivendosur dhe ishin rregulluar edhe frenat.
Këto prova ata i kanë depozituar në prokurorinë e Fierit. Sipas tyre ngjarja është manipuluar. Për më tepër viktima punonte në të zezë. Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt shtëpisë së viktimës, në Boçovë të Fierit dhe ka intervistuar gruan e viktimës.
“Ka ikur djali direkt në morg se i thanë që e ke babain në morg. Ai ka punuar ditën dhe natën, punonte edhe të dielave. Ky ishte i gjithanshëm bënte edhe vinçin, mbante presën që hidhte beton. Më tha jam në punë natën dhe do iki në orën 8:00. I thosha, ik nga ajo punë, nuk i duam ato lekë se t'i po vuan, janë makina të vjetra. Burri im ishte i preferuar i tyre. Përveç atyre që e morën në punë kë të akuzoj unë? Ai iku pa të drejtë”, është shprehur Ndalime Metushi.
Gazetari i emisionit “Stop” kontaktoi me Arben Lutajn, administratorin e kompanisë “Fiama”. Ai është përgjigjur se i ndjeri kishte vetëm dy muaj që punote në atë kompani gjë sipas një borderoje të kantierit rezulton e pavërtetë, pasi i ndjeri ka punuar në këtë kompani që në janar 2022.
Gazetari: Ka qenë i siguruar ky punonjës?
Arben Lutaj: Po, ka qenë i regjistruar në sistemin e Drejtorisë së Tatimeve.
Gazetari: Kur e keni bërë?
Arben Lutaj: Si, kur e kemi bërë? Dy muaj ka punuar, domethënë, mars-prill.
Denoncuesja: Një muaj apo dy ka Fredi, që ka punuar te ju?
Arben Lutaj: Po, patjetër! Nuk e di, se ku ka punuar.
Gazetari: Zotëri, pse ka ardhur atë natë punonjësi juaj? Çfarë ka kërkuar natën aty?
Arben Lutaj: Tani, të lutem, këto janë deponime, që unë i kam bërë pranë organeve të policisë. Po, ju jeni emision investigativ, shkoni dhe drejtohuni pranë organeve hetimore!
Arben Lutaj: Nuk jam në gjendje t’i përgjigjem asnjë pyetjeje. Mirupafshim!
Pas komunikimit me administratorin e firmës “Fiama”, emisioni “Stop” u nis drejt inspektoratit të punës në Fier, të cilët nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur.
Gazetari: Pyetjet tona janë të drejtpërdrejta: A janë zbatuar rregullat?
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Jemi në hetim të çështjes. Ne s’jemi njoftuar.
Gazetari: Dakord, ju nuk jeni njoftuar, por një nga rrugët e njoftimit është nga mediat.
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Po, media. E morëm vesh. Kemi bërë korrespodencën, të gjitha. I jemi drejtuar policisë, policia na ka kthyer përgjigje, është hapur çështja, është në hetim.
Gazetari: Po mirë, ju keni grupin tuaj apo jo?
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Po!
Gazetari: Punë tjetër është ajo e policisë, ajo e prokurorisë. Ju tani! Ju çfarë keni bërë?
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Po pra, jemi në hetim të çështjes.
Gazetari: Ky subjekt ka qenë i rregullt apo nuk ka qenë i rregullt?
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Kjo do dalë pas hetimit.
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Ky rast është… është ndjekur procedura, sipas…
Gazetari: Po fol pa frikë, se nuk do vrasim njerëz.
Gazetari: Ju keni shkuar në vendngjarje?
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Po jo, pra, se nuk…Në momentin e ngjarjes nuk kishte një…,sepse ne nuk mund të operojmë pa pasur një NIPT.
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Na e solli policia këtë gjë.
Gazetari: Po shkuat pastaj më mbas?
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Po jo pra, atë po them. Është në hetim.
Gazetari: Nuk keni shkruar, pra!
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Jooo! Si nuk kemi shkuar?
Gazetari: Ka pasur ndriçim? Kushtet teknike si kanë qenë?
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Do dalin të gjitha gjatë hetimit.
Gazetari: Në raste të tilla, Inspektorati i Punës, me marrjen në dijeni, duhet të shkojë menjëherë në vendin, ku ka ndodhur ngjarja, të bëjë këqyrjen.
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: Pa autorizim nuk vete dot.
Gazetari: Pa cilin autorizim? Me policinë, zotëri. Të vjen policia përkatëse e zonës.
Përgjegjësi i Inspektoratit Fier: I jemi drejtuar policisë…
Gazetari: Po shkova unë vetëm sot me kameramanin. Unë pa shoqërues shkoj dhe nuk shkon Inspektorati i Punës, zotëri?!
Inspektorati i Punës në Fier i është përgjigjur emisionit “Stop” me anë të një dokumenti se nga vlerësimi i gjithë dokumentacionit të paraqitur si nga subjekti dhe nga policia, kanë konstatuar se nuk janë respektuar rregullat e sigurisë dhe të shëndetit në punë./tvklan
Emisioni “Stop” ka trajtuar sot çështjen e një peshkat...
Në 2 muaj importuan miliona vezë nga Serbia e Turqia nën h...
Në emisionin investigativ “Stop” sot është trajtuar rasti ...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot një çështje,...
"Fiks Fare" denoncoi një ngacmim seksual që ka ndodhur bre...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një tjetër pedofil...
Hemangioma që ai ka po i merr të gjithë trupin! Për kurimi...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, u firmosën tre kontra...
Raste të ngjashme, shumë detaje që lidheshin me korrupsion...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga plazhet më të freku...
CNA.al ka bërë një vëzhgim në urbanët e Tiranës gjatë ...
Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes s...
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...